Ballina Blog Faqe 622

Basha ia lë protestën të rinjve/ Policia thirrje mediave: Largohuni për arsye sigurie! (VIDEO)

Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme.

Policia i ka bërë thirrje në veçanti mediave, gazetarëve dhe operatorëve të largohen nga zona, për shkaqe sigurie.

Kujtojmë se në protestën e sotme mungon kryedemokrati Basha, i cili ndodhet në Berlin, ku do të takojë përfaqësues të CDU-së. Protesta e sotme do të udhëhiqet nga të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.

“Turqit kanë luftuar kundër osmanëve”, gafa e Zaevit në Krushevë?! (VIDEO)

Në tubimin e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski në Krushevë ka nxitur vëmendjen edhe një lëshim apo lapsus i kryeministrit Zoran Zaev. Portali maqedonas lider.mk ka shkruar se kryeministri Zaev duke folur ka përmendur të kaluarën historike, duke thënë se “kundër osmanlinjëve kanë luftuar edhe turqit”. /Lider.mk

“Durmo turs” fiton tender për transport të nxënësve

Dy ditë pas tragjedisë së Llasakarcës në të cilën jetën e humbën 16 njerëz, kompania e transportit me autobus “Durmo turs” ka fituar tender për transport të nxënësve. Kontrata është nënshkruar më 15 shkurt, ndërsa të hënën është publikuar në ueb faqen e Agjencisë për Furnizime publike, informon gazeta KOHA.

Tenderi është shpallur nga Shkolla e Mesme “Negotinë” nga fshati Negotinë – Komuna Vrapçishtë, ndërsa “Durmo turs” është përzgjedhur në konkurencë edhe të një kompanie tjetër. Sipas marrëveshjes “Durmo turs” duke filluar nga 15 shkurti deri në fund të vitit do të bëjë transportin e nxënësve të gjashtë fshatarave nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas. Kriteriumi i vetëm për të fituar tenderin ka qenë oferta më e ulët.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Furnizime Publike “Durmo turs” ka ofruar çmim prej 700 denarë për nxënës, ndërsa kompania konkurente 3300 denarë. Vlera e përgjithshëme e tenderit me TVSH është 27.600 euro, njofton gazeta KOHA.

Drejtori i i shkollës së Negotinës, nuk ka dhënë sqarim për këtë tender, ndërsa përgjiegjësit e shkollës kanë thënë për IRL-Macedonia, se drejtori është në pushim vjetor.

Pas hetimit të fatkeqësisë janë arestuar pronari i kompanisë, vozitësi i autobusit dhe pesë persona tjerë, midis tyre edhe një person nga sektori juridik i cili ka dhënë dokumente se autobusi është në rregull.

Hetimi ka treguar se frenat e autobusit nuk kanë qenë në rregull edhe pse kjo ka qenë e konstatuar gjatë kontrollit teknik. Në qershor të vitit 2018 i është dhënë leje për punë. I njëjti edhe përkundër parregullësive teknike, ka kaluar kontrollin teknik edhe në dhjetor të vitit 2018. Po ashtu është konstatuar se është manipuluar tahografin ku nuk është regjistruar dhe treguar shpejtësia reale e vozitjes.

Defektet e frenave dhe shpejtësia e madhe janë arsyet e aksidentit. Gjyqi u shqiptojë paraburgim pronarit, vozitësit të autobusit dhe udhëheqësit të kompanisë.

Reka: S’e pranojmë konceptin e kombit statistikor (VIDEO)

Kandidati për president Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup. Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin. Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor.

“ME VOTËN TUAJ TREGONI SE NE NUK JEMI 20 PËRQINDËSHI ANONIM SIÇ NA TRAJTOJNË 20 VITE. DËSHMONI SE JU NUK E PRANONI KONCEPTIN E KOMBIT STATISTIKOR. TREGONI SE JU NUK JENI VETËM VOTUES, POR EDHE TË VOTUAR. SEPSE DERI MË TASH SHQIPTARI ASNJËHERË NUK U ZGJIDH PRESIDENT I KËTIJ VENDI, ISHIM 100 PËR QIND TATIM PAGUES, POR ENDE TASH E 20 VITE NA TRAJTOJNË 20”, theksoi BLERIM REKA.

Video/ Cristiano Ronaldo jashtë fushës, si nuk e keni parë kurrë

Mjaftoi një video e postuar nga e fejuara e kampionit portugez, Georgina Rodriguez, që bota të shihte një imazh krejt tjetër të Cristiano Ronaldo, jashtë fushës së lojës. CR7 përvecse një lider i bardhezinjve, është gjithashtu një prind jashtëzakonisht i dashur.

Imazhet e shpërndara nga Rodriguez tregojnë Ronaldon, duke puthur të bijën Alana Martina. Në fakt, portugezi është parë gjithnjë me të birin, duke e stërvitur e ndihmuar të ecë në gjurmët e tij, por ishte e para herë që shfaqej me gjithë përkujdesjen e tij për vajzën e vogël të familjes.

https://youtu.be/sbtj_ycd1og

Ju tregoj armiqtë e mi (VIDEO)

Mustafa Nano-Unë kam zbuluar se kush janë armiqtë e mi. Nuk i njoh me emër e mbiemër, kuptohet. Kjo do të ishte e pamundur. Jo për gjë, por ata kanë të njëjtën fytyrë. Fytyrë jo në kuptimin fizik e material. Dhe disa tipare të tyret po ua jap tani:

Tipari numër një. Ata do më çmonin mua po të mendoja si ata.

Dy. Ata e duan lirinë, por të tyren. Timen jo. Timen e urrejnë.

Tre. Duart e tyre nuk para shfletojnë libra. Dhe ata as që e kanë idenë se sa e magjishme është të shfletosh një libër, ta kapësh një fletë me mollëzat e gishtave, … dhe ta kthesh për në faqen tjetër.

Ata vdesin për t’u bërë biografinë të tjerëve. Për ta biografia është gjithçka.

Ata cubin e marrin për hero.

Ata shenjtërojnë interesin e tribusë së tyre.

Ata mendojnë se një udhëheqës i zotë është ai që u imponohet të tjerëve me dhunë e me hile.

Ata mendojnë se burgu për burrat është.

Ata mendojnë se një funksionar publik që nuk mendon për veten është një budalla.

Ata mendojnë se të jesh burrë i martuar e të kesh një të dashur është një zgjidhje më e mirë sesa të divorcohesh. Madje, është zgjidhje më e mirë a prescindere. Është zgjidhja më e mirë.

Ata shkojnë me motrat e të tjerëve, dhe mirë bëjnë, punë e tyre, por do ta vrisnin dikë që shkon me motrën e tyre. Motrën e tyre do ta vrisnin e do ta vrisnin.

Ata ngatërrojnë parimin me interesin. Bëjnë edhe një ngatërresë të dytë: interesin e tyre e marrin për interes publik.

Ata janë snobë. Atyre u pëlqen shumë byreku me dhallë. Dhe u vjen turp për këtë. Dhe nuk u shkon në mendje se duhet t’iu vijë turp që iu vjen turp.

Ata nuk i mban vendi nëse dikush i parakalon në rrugë.

Ata e kanë për turp që të hipin në autobusin urban.

Ata veç një gjë ëndërrojnë në këtë jetë: pasurimin e shpejtë e të pamundimshëm. Prandaj puna ua shpif. Sepse puna të mundon shumë e të pasuron shumë ngadalë. Tmerrësisht ngadalë. Poshtërsisht ngadalë. Mendojnë ata.

Ata janë të sigurtë se soji i shqiptarëve është një soj i pastër, i kulluar, i papërzier, dhe se ata vetë janë provë e këtij fakti.

Ata e urrejnë suksesin. Jo suksesin tim, ë? Urrrejnë suksesin e kujtdo.

Ata urrejnë disiplinën, rendin, rregullin, ligjin.

Ata jetojnë veç për një nder. Veçse nderin e përkufizojnë në mënyrën e tyre.

Dikush mund të hedhë një qese plastike në rrugë, mú para syve të tyre, dhe atyre këtë gjest syri as që ua kap fare.

Ata nuk kanë gjë me një horr në pushtet. Thjesht do donin të ishin në vend të tij.

Etj, etj, etj.

Bllokohet kontenieri me mallra false, do shiteshin si origjinale

Është bllokuar një kontenier me mallra të falsifikua në doganën e portit të Durrësit.

Mallrat ishin, syze të markave të ndryshme, çanta, dhe portofola, të gjitha false, por që në vendin tonë do të hynin si produkte “firmato” dhe do të shiteshin si të tilla.

Paraprakisht mësohet se mallrat janë të ardhur nga Kina, ndërsa ende nuk dihen detaje për vlerën e mallit./ I.M-Dritare.net

Kujdes me dietat, kjo grua pësoi dëmtim në tru pasi konsumoi vetëm lëng frutash

Një grua izraelitë në të dyzetat është dërguar në spital me dëmtim në tru pasi kishte ndjekur një dietë strikte vetëm me lëngje frutash.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte ndjekur dietën për 3 javë, pasi ia kishte rekomanduar një “terapist alternativ”.

Dieta e lejonte të konsumonte vetëm lëng frutash dhe ujë, gjë që i kishte shkaktuar një çekuilibrim të kriprave në tru. Sipas mediave izraelite, dëmtimi në tru që ka pësuar kjo grua mund të jetë i pakthyeshëm.

Histori të humbjes së kujtesës që kanë habitur botën

Humbja totale apo e pjesshme e kujtesës është një temë që prej kohësh ka frymëzuar shkrimtarët dhe shkencëtarët për të krijuar apo për të  sjellë në syrin e publikut histori të tilla.

Më poshtë po ju rendisim dy histori të tilla reale:

Në 15 mars të vitit 1887, Ansel Bourne, pastor evangjelist nga Ismanda, u zgjua në Norristoën, të Pensilvanisë, në një shtëpi dhe në një shtrat që nuk i njihte. Ai nuk e dinte se si kishte përfunduar aty dhe nuk e dinte se çfarë e kishte shtyrë që të ndryshonte emrin në A.J. Brown dhe të hapte  një shtypshkronjë. Humbja e kujtesës dhe arratisja e tij u shpjeguan me diagnozën e arratisjes “disociative”. Një tip amnezie psikogjene, eardhur jo nga një dëm celebral organik, por nga një çrregullim i personalitetit të shumëfishtë.  Kjo ngjarje ka shërbyer edhe si lajtmotiv i filmit “The Bourne Identity”, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Matt Damon

Albert Dadas

Një tjetër shembull i arratisjes amnezike është ai që ka ndodhur rreth viteve 1880 me Albert Dadas, një burrë që punonte tek një kompani gazi në Bordeaux (Francë), ai la punën dhe familjen për të bërë një jetë vagabondi, duke jetuar në rrugë, pa dokumente dhe pa qëllime. Kjo rrugë arriti ta çonte deri në Moskë. Kur u arrestua ai deklaroi para autoriteteve që nuk e kishte idenë se kush ishte dhe se si mund të kishte përfunduar aty. Gjendja e tij vinte si pasojë e një problemi psiqik që njihet ndryshe me emrin dromomania, pak a shumë një obsession psiqik që i bën njerëz të fiksohen pas ecjes dhe udhëtimeve.

Pesë gjëra që nuk duhet të bëni me stomakun bosh

Veprimet që duhet t’i shmangni kur jeni me stomakun bosh

Mos pini kafe

Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë mëngjesin pa një filxhan kafe, por ky ritual i veçantë mund të prodhojë probleme të tretjes nëse ju pëlqen të pini kafe të zezë.

Pirja e kafesë në stomak bosh stimulon prodhimin e acidit në stomak dhe rrjedhimisht irriton traktin e tretjes.

Mos merrni medikamente ose vitamina

Marrja e medikamenteve në stomak bosh mund të shkaktojë dhimbje stomaku, gjë që mund të ndikojë rëndë shëndetin tuaj.

Megjithatë, ka disa ilaçe që janë rekomanduar për të marrë para ushqimit, kështu që ju duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe udhëzimeve të asaj që merrni.

Mos përtypni çamçakëz

Nuk rekomandohet që të përtypni çamçakëz në stomak bosh, pasi trupi juaj reagon në përtypet si një tregues se ju do të konsumoni ushqim dhe si rezultat stomaku fillon të prodhojë acide për të tretur.

Kur nuk ka asgjë për të tretur, acidi shkatërron rreshtimin e stomakut tuaj dhe, nëse e përtypni, shpesh mund të shkaktojë gastrit.

Mos bëni trajnime intensive

Nuk është e këshillueshme të stërviteni fort nëse jeni të uritur! Disa njerëz thonë se trajnimi në stomak bosh është më i mirë për humbjen e peshës; megjithatë, kjo gjithashtu do t’ju bëjë të humbisni masën e muskujve.

Nëse i nënshtroheni stërvitjes me intensitet të lartë, presioni i lartë i gjakut dhe shkalla e rritur e zemrës mund të shkaktojnë marramendje, vjellje dhe dhimbje koke.

Mos pini lëng portokalli

Në një stomak bosh mund të shkaktojë gastrit, kështu që është mirë për të shmangur konsumimin e frutave, kur ju jeni të uritur./ Gjuhashqipe.com

Si t’i trajtoni infeksionet urinare, me kura natyrale!

Infeksionet e traktit urinar ITU ndodhin kur mikrobet infektojnë fshikëzën, veshkat, uretrën dhe pjesë të tjera të sistemit tuaj urinar. ITU zakonisht shkakton djegie kur urinojmë dhe mund të prekë burrat dhe gratë. Infeksioni i traktit urinar mund të shkaktojë edhe ethe, dridhura, dhimbje abdominale dhe shkarkim jonormal.

Por si ta trajtojmë atë në mënyrë natyrale?

Ka disa mënyra që do t’ju ndihmojnë ta trajtoni në mënyrë natyrale infeksionin urinar dhe dritare.net i ka sjellë për ju. Zbulojini në galerinë më poshtë!


Përdorni sodë buke, për neutralizimin e niveleve të aciditetit në urinë dhe do të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes. Përzierja e një lugë çaji sodë buke me një gotë ujë do të kontribuojë në eliminimin e aciditetit të pranishëm në traktin tuaj urinar.

Marrja e rregullt e probiotikëve mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave të infeksioneve urinare.

Hani ananas! Enzimat në ananas të quajtura bromelain janë testuar dhe provuar se japin rezultate të rëndësishme në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Funksionet antiinflamatore të këtij fruti trajtojnë shumë më shpejt problemin tuaj kur kombinohen dhe me metoda të tjera.

Hani kos! Jo shumë njerëz i njohin efektet e tij pozitive. Bakteret e shëndetshme në të, luajnë një rol të madh në trajtimin e infeksioneve urinare. Shmangni kosin e përpunuar, pasi përmban sheqer, gjë që nuk kontribuon në kurimin e këtyre infeksioneve.

Uthulla e mollës ka shumë përfitime shëndetësore. Nëse ju pini uthull molle, do të ndihmojë në mbajtjen shëndetshëm të sistemit tretës dhe atë urinar.

Vitamina C në dietën tuaj është thelbësore për shumë funksione të ndryshme trupore. Mjekët kanë vënë re se kjo vitaminë është veçanërisht e mirë në luftimin e aciditetit në urinën tuaj dhe parandalimin e baktereve që zhvillohen në të.

Sipas shenjave astrologjike, këta janë fëmijët më rrëmujaxhinj

Këtyre fëmijëve nuk ju mungon asnjëherë energjia dhe sjellin shpesh rrëmujë nëpër shtëpi.

Akrepi. Fëmijët e kësaj shenje janë të mbushur me energji dhe nuk ju mungojnë aspak idetë për gënjeshtra. Ata nuk kanë aspak frikë se mund të kritikohen dhe vazhdojnë të bëjnë atë që duan.

Dashi. Fëmijët e kësaj shenje nuk ndalen asnjë çast dhe duket sikur nuk ua gjen dot butonin “pusho”. Ata nuk janë frikë nga asgjë dhe kërkojnë vëmendje absolute. Fillimisht i acarojnë prindërit dhe ata që i rrethojnë, por më pas i pranojnë ashtu si janë.

Binjakët. Mjaft kreativë fëmijët e kësaj shenje ecin me emocione. Ata mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë pa u ndalur aspak. Kur kthehen në shtëpi hapin çdo lodër apo fletore dhe shfrenojnë fantazinë.

Shigjetari. Fëmijët e kësaj shenje janë guximtarë dhe të vendosur. Kur duan të tregojnë se kanë të drejtë ata mund të bëhen edhe kokëfortë. Në shumë raste pasioni i bën të çrregullt.

Ujori. Të pavarur dhe shpikës, këta fëmijë duket se nuk kanë nevojë për prindërit pranë për t’ia dalë në çdo situatë. Kur i kërkon të bëjë diçka që ata nuk e pëlqejnë nuk e bëjnë sikur edhe t’i detyrosh. Edhe në shkollë janë të pavarur dhe nuk e dëgjojnë shumë mësuesin.

Foto/ Disa ide brilante që do t’ju ndihmojnë të rinovoni shtëpinë!

Kur hymë në një shtëpi të re, na sillet në mendje, mendimi se, si do të donim ta rimobilonim. Ndoshta një herë në shumë kohë, juve do t’ju duhet të rinovoni shtëpinë. Disa mendime, ide do t’ju nevojiten për t’u bazuar dhe ndryshuar shtëpinë.

Ndryshimet që do të bëni në shtëpi, do të pasqyrojnë personalitetin tuaj dhe ka shumë mënyra për ta transformuar atë.

Dritare.net sjell për ju në galerinë më poshtë disa ide brilante që do t’ju ndihmojnë të transformoni shtëpinë tuaj./K.C/dritare.net

Si i futi në grackë dhe u mori 500 mijë euro biznesmenëve “miku” i Edi Ramës dhe Gregorit (Detaje)

Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë” dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një Italian duke u marë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro.

Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre “Call Center” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. “Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama.

Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama. I pari që ka rënë në grepin e mashtrimeve të Cirunës, është një biznesmen nga Italia, i quajtur Tommaso Sciavo.

Ky i fundit mësohet se ka një biznes privat për tregtimin e peliçeve dhe xhaketave të lëkurës në zonën e “ish-bllokut” në Tiranë. Italiani është njohur me Klodian Cirunën, i cili sipas tij i është prezantuar si prokuror dhe Ciruna së bashku me disa të afërm të tij e kanë mashtruar duke i thënë të blinte një banesë në shumën prej 30 mijë e 300 euro. Italiani ka paguar këto para, por në fakt nuk është bërë ende dhe sot pronar i kësaj shtëpie.

Njëherësh Ciruna ende nuk ja ka kthyer eurot e marra. Pas këtij mashtrimi Klodian Ciruna piketon viktimën e radhës ku këtë herë është ndërtuesi Petraq Koka, i cili qysh prej vitit 2003 ka lidhur një kontratë sipërmarje për ndërtim pallati me familjet Muça, Pasmaçi, Shkëmbi, Bodinaku dhe Mjedi. Nga 2003 deri në 2012 Koka ka bërë disa herë tentativa për nxjerrjen e lejës ndërtimore në bashkinë e Tiranës, por të gjitha përpjekjet kanë qënë pa rezultat, pasi territori ku do ndërtohej objekti llogaritej si zonë e gjelbërt.

Sipas tij me shpresën e nxjerrjes së lejes së ndërtimi ai ka zhvilluar një takim me një ndërtues të njohur në Tiranë Fatmir Hoxha, i cili i ka thënë se për të marrë lejrn në bashki duhet të paguash 180 mijë euro dhe njëherësh e ka prezantuar me Klodian Cirunën. Gjithmonë sipas dëshmisë së ndërtuesit Cirunës fillimisht i ka dhënë shumën prej 100 mijë euro, i cili i ka pohuar se këtë shumë do ia çonte të madhit. “Në total këtij personi i kam dhënë 225 mijë e 500 euro dhe isha në pritje vetëm të daljes së lejes ndërtimore. Por kur leja po vonohej unë kam filluar sms-të me të gjithë numrat që disponoja që më ishin prezantuar si personat që do më zgjidhnin punë”-thotë Petraq Koka. Më tej ky i fundit nënvizon se në tetor 2017 i ka shkuar një sms nga numri 06984XXX, i cili është prezantuar si Gregur Rama, si djali i kryeministrit.

Duke besuar se qenka dhe ky personazh në mes për punën e lejes time kam krijuar një besim në vetvete duke thënë se po mbaroj punë. Por përsëri nga ky numër kam marrë shumë premtime për rikonstruksionin e pallatit të kongreseve, rrugën e Qeparoit, por duhet që unë të bëja ndonjë pagesë tjetër. Por duke qenë se kisha marrë vetëm premtime dhe asnjë gjë nuk ishte bërë për sa i përket punës që kërkoja të mbaroja, kam filluar ti kërkoj lekët mbrapsht si Klodian Cirunës por edhe personit që më prezantohej si Gregor Rama.

Ndërsa në dhjetor të 2017 në telefon më ka ardhur një mesazh me fjalë fyese duke më thënë se më kërcënon djalin tim, dhe se në fund të mesazhit ishte shkruar “…unë jam Edi Rama…”.Këto kërcënime kanë vijuar deri në janar 2018, me numra të ndryshëm. Ndërsa në datën 26 maj 2018 kam vendosur ti shkruaj kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni se çfarë ka ndodhur, duke i pohuar se kishte rënë preh e një mashtrimi nëpërmjet Klodian Cirunës, i cili me sa duket po abuzon me emrin e kryeministrit dhe djalit të kryeministrit. Nga ana e portalit të kryeministrit Rama ka ardhur përgjigjia me tekst “…nuk e kam idenë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kam asnjë lloj lidhje me asgjë që shkruan…”.

I ndodhur përballë një mashtrimi klasik, biznesmeni ka vendosur që në maj të 2018 të shkojë vetë në Bashkinë e Tiranës dhe të takojë personalisht Detjon Baboçin me detyrë Drejtor i Urbanistikës në bashki dhe Arbian Mazniku me detyrë nën/kryetar Bashkie. Pasi i ka treguar të gjithë historinë e tij dy zyrtarëve të bashkisë, ata e kanë orientuar që Koka ti drejtohet me një kallëzim prokurorisë së Tiranës.

Të njëjtën skemë mashtrimi ka përdorur edhe me biznesmenin Luan Duraj, të cilit Ciruna i ka marrë një shumë prej 232 mijë e 500 euro me premtimin se do i nxirrte një lejë ndërtimi, pasi sipas Duraj, Ciruna i ishte prezantuar si biznesmen, jurist dhe që kishte shumë lidhje. Plus që shumë shpejt do emërohej gjyqtar ose kandidat për këshilltar ligjor pranë kryeministrit Edi Rama.

Nisur nga kjo situatë Duraj ka pranuar ti dorëzojë shumën prej 232 mijë euro. Por pas dhënies së kësaj shume, Duraj ka filluar të hulumtojë se kush është ky person dhe çfarë përfaqëson, duke kuptuar se kishte të bënte me një mashtrues. Kaq ka mjaftuar që ai të kërkojë sasinë e eurove mbrapsht dhe ti drejtohet prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal për mashtrim.

Shqiptarja.com

Kujdes shtëpiak për lëkurë me probleme

Fytyra me puçrra

Një maskë shumë e mirë për këto lloj fytyrash është përzierja e kosit me mjaltë. Pasi është krijuar përbërja e kosit me mjaltë, ajo këshillohet që të vendoset në fytyrë me dorë duke e masazhuar lehtë nëpër fytyrë. Mbahet në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlahet.

Për hidratim

Përveç kremrave të ndryshëm që përdoren për hidratim këshillohet që ky proces të bëhet në kushte shtëpie dhe në mënyrë sa më natyrale. Përzierja e kosit me bananen krijon një përbërje shumë të mirë për hidratimin e fytyrës suaj.

Për tendosje lëkure

Ka raste që lëkura jonë është e tharë dhe disi e varur. Për të kuruar lëkurën tonë përziejmë pluhur argjile me mjaltë dhe kos. E njëjta procedurë ndiqet edhe me këtë maskë, vendoset mbi lëkurë duke u masazhuar lehtë në mënyrë që t’i vendosë në punë të gjithë muskujt e lëkurës. Lihet për disa minuta dhe më pas shpëlahet me ujë.

Për lëkurat e rrudhura

Kjo është një fazë kur lëkura e fytyrës ka nevojë imediate për trajtim natyral por edhe me kremra që i përshtaten asaj. Përziejmë qumësht me limon. Edhe për këtë rast ndiqet e njëjta procedurë, madje kjo lëkurë ka shumë nevojë për masazhim pasi plakja ul elasticitetin e lëkurës.

Për pikat e zeza

Për të shmangur pikat e zeza që zakonisht krijohen në lëkurë, në mjekër, hundë dhe ballë, këshillohet lëngu i domates. Ai depërton në thellësi të këtyre poreve duke nxjerrë në sipërfaqe papastërtitë e këtyre pikave.

PSIKOLOGJI / Maskat që ia veshim vetes sonë, për t’u mbrojtur nga bota

Maska, në psikologji, përfaqëson mekanizmin e mbrojtjes, një instinkt që nxitet si pasojë e një situate të fortë dhimbjeje, që ka krijuar një plagë të rëndë emotive jete, shpesh që nga mosha e vogël.

Në formë të përmbledhur, maska, është pjesa strukturore e personalitetit, pjesa më e jashtme e si e tillë, përbëhet nga mënyra e të menduarit, veprimit, ndjerjes, shikimit, të gjërave.

Sipas psikoanalistëve mund të veçohen pesë plagë që kanë maskat përkatëse:

Plaga e braktisjes dhe maska përkatëse e arratisjes
Plaga e braktisjes dhe maska e varësisë

Plaga e ofendimit dhe maska e mazokistit
Plaga e tradhtisë dhe maska e kontrollit
Plaga e padrejtësisë dhe maska e ngurtësisë

Këto plagë na shkaktohen nga njerëz shumë të afërt, shpesh nga prindërit, në mënyrë të pandërgjegjshme, shumë shpesh ata vetë kanë qenë viktima të kësaj dinamike në fëmijërinë e tyre, por duke mos e pas parë atë dhe modifikuar, e ripropozojnë automatikisht, pa e ditur.

Maska propozon një personazh, me mënyra të menduari, të foluri, të prezantuari trupin, të ecuri, të marri frymë etj. Pikërisht, diagnoza bëhet pikërisht nga observimi i të gjitha këtyre varianteve: trupit, gjuhës, mendimit, efektivitetit.

Maska është përgjigja që fëmija ka gjetur me kohë, për të mbijetuar në mënyrën më të mirë ndaj një plage, është një mekanizëm mbrojtës, një mënyrë për të rigjetur një rol lidhës aktiv dhe kontrollin ndaj një situate të pësuar, jashtëzakonisht të dhimbshme.

P.sh kush pëson braktisjen ( në përgjithësi nga prindi i seksit tjetër), do të veshë maskën e të arratisurit, si një tentativë për të rivendosur pushtetin e tij dhe dëshirat. Do të ketë një trup të hollë e të gjatë, me pak peshë dhe trashësi, do të flasë në mënyrë jo theksuese, për të shfaqur jo-praninë, nuk do të marrë asnjëherë iniciativën, do të përdorë terma dhe mënyra që lënë të nënkuptohet që prania e tij nuk është e garantuar.

Secili nga ne mund të ketë shumë maska, edhe pse në përgjithësi ka një prej tyre që rezulton të jetë mbizotëruese në krahasim me të tjerat. Ndonjëherë, plaga kryesore, ajo më e thella, është ajo më pak në dukje, fshihet nën plagë më sipërfaqësore. Si rrjedhim ekzistojnë pesë tipologjitë e maskave mbrojtëse.

Një botë pa re? Shkencëtarët e klimës, thonë se nëse nuk merren masa, rrezikojmë një të ardhme drithëruese

Nga Paul Voosen

A mund të zhduken papritur retë gri, që varen poshtë një oqeani, në një botë që po ngrohet gjithnjë e më shumë? Po, nëse i besoni një studimi të botuar së fundmi në “Nature Geoscience”. Nëse nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit (CO2) trefishohen – një skenar që nuk ka shumë gjasa, por që s’mund të përjashtohet, duke pasur parasysh normat e shkuara të emetimeve në atmosphere, duke psur parasysh aktivitetin e njeriut – këto re mund të zhduken, duke shkaktuar efekte të frikshme.

Më pak nga retë ftohëse, do të nënkuptonte një Tokë më të ngrohtë, e cila nga ana tjetër do të nënkuptonte edhe më pak re, duke çuar në një rritje me 8° C të ngrohjes globale – një ndryshim drithërues, që do të ndryshonte tërësisht botën.

Por shumë shkencëtarë të klimës që hulumtojnë retë, e kanë kundërshtuar këtë studimit, duke argumentuar se analiza e tij bazohet mbi një copëz të vogël të atmosferës, dhe nuk mund të aplikohet në të gjithë globin. Është një “model i thjeshtë, që ka në thelb një çelës me dy brava”- thotë Xhoel Norris, shkencëtar në Institutin e Oqeanografisë në San Diego të Kalifornisë.

“Por ka shumë të ngjarë, që Toka të ketë më shumë ‘brava’ se sa kaq”- thekson ai. Ndërsa janë shumë sofistikuara, modelet e klimës kanë probleme me studimin e sjelljes së reve.

Rrymat turbulente dhe me lagëshsti të kondensuar të ajrit, formojnë re në shkallë më të vogla se sa modelet që ato mund të simulojnë drejtpërsëdrejti. Për të kuptuar më mirë retë, shkencëtarët kanë zhvilluar simulime me rezolucion të lartë, të cilat studiojnë sjelljen e pjesëve të vogla të atmosferës, duke përfshirë fizikën kyçe të formimit të reve, që modelet e klimës nuk mund ta trajtojnë drejtpërdrejti.

Disa vite më parë, një projekt që krahasonte 6 simulime të drejtpërdrejta të vorbullave ajrore, vërente se si vetëm një rritje e temperaturës prej 2 °C, ndikonte tek retë e ulëta mbi oqean.

U shfaqën dy dinamika, të cilat i bënë retë më të holla dhe më të ngrohta. Së pari, temperaturat më të larta, lejuan që ajri më i thatë të depërtojë në retë e holla nga lart, duke i penguar ato të trashen, dhe të reflektojnë më shumë energjinë e diellit.

Së dyti, nivelet e rritura të CO2, bllokojnë ngrohjen pranë majave të reve, duke parandaluar ftohjen e tyre. Për shkak se një ftohje e tillë nxit turbulencën që formon retë, efekti mund të pengojë formimin e reve, duke nxitur ngrohjen e mëtejshme. Nëse emetimet vazhdonin, dukej e besueshme që këto re të holla të shpërbëheshin fare.

Frustrimi me mënyrën se si modelet e dobëta globale merren me retë, ishte arsyeja kryesore pse Tapio Shnajder, një klimatolog në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, dhe autori kryesor i studimit të ri, nisi vitin e shkuar ndërtimin e një modeli të ri klimatik.

E quajtur “Makina e Klimës”, ajo do të përdorë inteligjencën artificiale, për të mësuar më shumë mbi simulimet e vorbullave të erës, dhe vëzhgimet satelitore, për të përmirësuar paraqitjen e reve në aparaturat matëse. Studimi i ri, i cili përdor simulimin e vorbullës, tregon të njëjtat reagime që të tjerët i kishin identifikuar më parë.

Por Shnajder stimuloi reagimin e tyre për përqëndrime shumë më të larta të CO2. Meqë nivelet arritën në 1200 pjesë për million – ose 3 herë më shumë se ato që janë sot, dhe një normë që mund të arrihet në shekullin e ardhshëm, nëse nuk bëhen përpjekje për të ndaluar ndryshimet klimatike – pjesët e ulëta të reve, do të zhdukën me shpejtësi.

Megjithatë disa shkencëtarë të reve, kundërshtojnë hapin tjetër që ndërmori në këtë rast Shnajder:ekstrapolimi i rezultateve të simulimit prej tij të vorbullës, përfaqëson vetëm një vend që duket i prirur për zhdukjen e reve. Në këtë mënyrë, të gjitha këto re u zhdukën gati në të njëjtën kohë, duke lejuar që shumë më tepër energji diellore të mbërrinte në thellësi të oqeanit të errët.

“Është shumë thjeshtëzuese të mendohet që retë dhe oqeani, do të lidhen së bashku në një mënyrë kaq të thjeshtë”- thotë Bjorn Stivens, klimatolog në Institutin Maks Plank për Meteorologjinë në Hamburg të Gjermanisë. “Ky bashkim, është kryer në një mënyrë që nuk jep besim tek rezultati final”- tha ai.

ScienceMag – Bota.al

2 vitaminat E DOMOSDOSHME që duhet t’i merrni për të mos ndjerë lodhje

Lodhja shpeshherë ndërlidhet vetëm me qëndrimet deri vonë në mbrëmje dhe me mungesë të gjumit.

Por, në shumë raste mund të jetë simptomë e anemisë, e cila ndodh kur njerëzit kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve të caktuara, transmeton Telegrafi.

Anemia është sëmundje ku personi ka shumë pak qeliza të kuqe të gjakut ose sasi shumë të ulët të hemoglobinës në çdo qelizë të kuqe të gjakut.

Anemia mund të ndërlidhet me shumë shkaktarë, duke përfshirë edhe mungesën e vitaminës B12 dhe hekurit.

Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe e mban sistemin nervor të shëndetshëm, si dhe liron energji nga ushqimi.

Mungesa e kësaj vitamine mund ta shkaktojë trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut me madhësi anormale të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, mungesa e kësaj vitamine sjell me veti shumë simptoma, ku njëra prej kryesoreve është lodhja e tepërt dhe mungesa e energjisë.

Shikimi i turbullt, depresioni dhe dobësimi i aftësive mendore janë gjithashtu simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Këtë vitaminë mund ta merrni përmes mishit, salmonit, qumështit, djathit, vezëve, por edhe në formët ë suplementit. Sipas ekspertëve shëndetësorë, të rriturve u nevojiten rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Në anën tjetër, hekuri gjithashtu luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Përveç që shkakton lodhje dhe mungesë të energjisë, mungesa e hekurit shkakton edhe probleme me frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe lëkurë të zverdhur.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që meshkujt mbi moshën 18 vjet dhe femrat mbi moshën 50 vjet të marrin 8.7 miligramë hekur në ditë.

Ndërkaq femrave të moshës 19 deri 50 vjet u nevojiten 14.8 miligramë hekur në ditë sepse humbja e gjakut nga menstruacionet mund të shpijë në mungesë të hekurit në trup.

Përndryshe, hekuri mund të gjendet në mish, produkte arrore, fruta të tharë, por edhe në formë suplementi. /Telegrafi/

Të çmendur pas orës së Gaddafit, shitet me çmin 7 herë më të lartë

Një nga orët e zotëruara nga ish Muamar Gadafi u shit në ankand për mbi 170 mijë euro, 7 herë më shumë se vlera e vërtetë e orës.

Vlera origjinale e orës me ari të bardhë 18 karat, është në fakt 20 mijë euro.

Në shiritin “Blue Tiffany”, ora ka një mbishkrim në arabisht: “Vetëm në kohë nevoje, do të gjeni lirinë”, të shoqëruar me firmën e Gaddafit.

Si të luftojmë pagjumësinë dhe të flemë të qetë pa ilaçe?

Çdokush që vuan nga gjumi i keq, e di se po bën një jetë të mjerueshme. Dhe shifrat po rriten me shpejtësi.

Sipas botimit të fundit të një ankete në Britani më shumë se 51% prej nesh tani luftojnë për të fjetur të qetë natën, ndërkohë që gratë janë tri herë më të prekura se meshkujt.

Provat e mbledhura nga 20.000 të rritur treguan se 93% e atyre që vuajnë nga pagjumësia raportojnë nivele të ulëta të energjisë dhe 83% ankohen për humor të keq. 77% e tyre kanë vështirësi në koncentrim dhe 64% thonë se janë më pak produktive në punë, ndërsa 55% thonë se kanë vështirësi në raport me marrëdhëniet.

Por pasojat janë edhe më të rënda, gjumi i keq mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit, duke përfshirë kushte depresioni, tension të lartë të gjakut dhe atak zemre. Kërkuesit në Universitetin e British Columbia sugjerojnë, se çdo orë e humbur e gjumit gjatë natës mund të na kushtojë një pikë IQ (koefiçient inteligjence) të nesërmen.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga pagjumësia trajtohen me ilaçe, por shumë pilula kanë efekte anësore të padëshirueshme dhe rezultatet e studimit sugjerojnë se ato nuk zgjidhin problemet afatgjata të gjumit.

Pra, si mund të bëjmë diçka për të përmirësuar gjumin pa ilaçe? Colin Espie, profesor i psikologjisë klinike dhe drejtor i Universitetit të Qendrës Glasgow Sleep, përqendrohet tek ajo që ai e quan “higjiena e gjumit”: rutina e krevatit tonë dhe mjedisi fizik në të cilën ne përpiqemi të flemë.

Espie beson se këta faktorë llogariten thjesht për 10% si zgjidhje e problemeve të gjumit: “shumica e njerëzve me pagjumësi kanë fjetur mirë, sepse janë kujdesur për të fjetur lehtë”. Por shumica e ekspertëve pajtohen se vijimi i gjumit përbën një ndryshim.

Drita

Një dhomë e errët është e rëndësishme për një gjumë të mirë. Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Hulumtimi nga Qendra Kërkimore sugjeron eliminimin e dritës nga tabletë, laptop dhe ekranet smartphone, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na mban zgjuar, edhe pse kjo ka qenë një ide e kontestuar.

Dhomat e gjumit duhet të ketë një temperaturë të rehatshme (rreth 18 gradë C), të qetë dhe të ventiluar mirë, me shtretër dhe jastëkë të rehatshëm.

Ushqim, pije, stërvitje

Çdo gjë që stimulon sistemin, të tilla si kafeina (edhe pse disa studime eksperimentale tregojnë se një filxhan kafe mund të zgjasë vetëm tre minuta kohën që rri zgjuar), alkooli, çokollata, duhani, një vakt të rëndë apo i stërvitje të lodhshme, do bëjë që momenti për të fjetur të vijë më vështirë. Synoni një dietë të rregullt, të balancuar dhe jo me teprime natën vonë. Njëzet minuta në ditë ushtrime do sjellin një ndryshim të madh për gjumin, por jo para se të bini në shtrat.

“Gjumi borxh”

Sipas hulumtimeve në Universitetin Texas, “gjumi borxh” pra koha e gjumit që shpesh marrim në fundjavë për aktivitete të tjera është mirë të “paguhet” por jo duke e tepruar. Ruaj për gjumin kohën e gjumit: tejzgjatja e orarit të gjumit rekomandohet vetëm në qoftë se ju jeni tepër të lodhur për të funksionuar.

Mosha

Rregullat dhe higjiena e gjumit vlejnë për të gjithë, por duhet të dini se në moshë të madhe ka më tepër vështirësi për të fjetur. Hulumtimet nga Universiteti Washington tregojnë se njerëzit e moshuar shpenzojnë më pak kohë në gjumë të thellë.

Nëntëdhjetë për qind e betejës është në mendje, dhe kjo është arsyeja, sepse terapia njohëse e sjelljes dhe terapia e të folurit, po shihen tashmë si zgjidhje më të dobishme. /Telegrafi/