Ballina Blog Faqe 627

Nuk kemi atë shenjë horoskopi që mendonim

Mos përditë, të paktën një herë i jemi drejtuar parashikimit të yjeve duke lexuar shenjën tonë të horoskopit…ose të paktën shenjën që mendojmë se jemi.

Lajmi i keq për të gjithë ata që rregullisht e nisin ditën duke i hedhur një sy parashikimit të yjeve është se gjithë këtë kohë mund të kenë lexuar shenjën e gabuar. Të paktën këtë pretendon një grup ekspertësh të BBC-së, që thonë se kalendari astronomik nuk është përditësuar që prej krijimit të tij, më shumë se dy mijë vite më parë nga grekët e lashtë.

Që prej asaj kohe yjësitë janë zhvendosur duke ndryshuar pozicionet e tyre, e po ashtu edhe shenjat zodiakale. Dhe, sipas tyre, nuk bëhet fjalë për një ndryshim të vogël, por shenjat janë zhvendosur me një muaj.

Si shembull, nëse jeni shenja e Demit, nga nesër bëni mirë që t’i hidhni një sy edhe shenjës së Dashit, apo nëse jeni Ujori, lexoni njëherë edhe Bricjapin, ndoshta ju përshtaten më shumë.

Zjarri kaplon Parkun nacional Galiçica

Një zjarr i madh ka kapluar rajonin e Prespës, lagjet turistike Oteshevë dhe Sirhan, si dhe një pjesë të Parkut nacional Galiçica. Zjarri ka kapluar rreth 30 hektar pyll, pemishte dhe kallamet rreth bregut të liqenit, transmeton koha.mk.

“E tërë Prespa është në zjarr. Zjarri ka kapluar Oteshevën, Sirhanin, ndërsa fillimisht kallamet përreth liqenit, dhe pastaj era ka transferuar zjarrin përmes rrugës së asfaltuar dhe ka kapluar pyllin. Zjarri ka shkaur në drejtim të Parkut nacional Galiçica. Nuk kemi rrymë, sepse zjarri ka kapluar edhe largpërçuesin”, shpjegon një pronar i villës në Sirhan.

Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski thotë se për momentin situata është e stabilizuar. (koha.mk)

Dule: Presidenti Meta të shpërndajë Parlamentin, ja pse

Gjithsecili i dha një shpjegim sipas mënyrës së tij. Por deklarata e Ilir Metës nga Pogradeci ishte e qartë.

Ai nuk e konsideron të pranueshëm zëvendësimin e deputetëve të tërhequr me emrat e kandidatëve në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatës” tha Meta nga Pogradeci.

Por më shumë këtë deklaratë e ka shpejguar Vangjel Dule, sipas të cilit Presidenti duhet të shpërndajë Parlamentin nëse nuk arrihen 140 deputetë.

“Meta e ka detyrim Kushtetues, qe nëse Parlamenti nuk arrin numrin 140 te shpërndajë parlamentin. Në mungesë dhe të Gjykatës Kushtetuese”, tha Dule.

Sipas tij dhe zëvendësimi i deputetëve nuk është i ligjshëm pasi nuk janë thirrur nga Këshilli i Mandateve

Këngëtarja shqiptare zyrtarisht pjesë e politikës

Eliza Hoxha është bërë zyrtarisht pjesë e politikës, duke u regjistruar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këngëtarja shqiptare, njëherësh arkitekte e njohur në Kosovë, tashmë ka marrë vendimin të kontribuojë në shoqëri duke u bërë pjesë e partisë politike PDK.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka pozuar përkrah këngëtares së njohur:

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”.

Prej kohësh Eliza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në protestat që ngrihen mbi problematikat e ndjeshme që ka shoqëria, ndërsa mbetet një nga këngëtaret më të dashura me disa hite si: Pendimi, Për ata që (s’)janë, Shko.

Luljeta Selimi jeton me 18 qenë në shtëpi

Luljeta Selimi ka një dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Si fëmijë kishte një dashuri të veçante për qentë.

Ndërsa tani ajo ka arritur t’i mbledh e të kujdeset për 18 të tillë. Luljeta Selimi ende e kujton ditën kur e ka birësuar qenin e parë.

Ajo ka thënë se qentë i janë bërë pjesë e pandashme e saj.

“I dua personalisht, por edhe fëmijët e mia i duan, por edhe nipat kanë dashuri ndaj këtyre qenve. Momentalisht kam 18 qenë të racave të ndryshme”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Luljeta Selimi.

Frodo, Kita, Alfa janë vetëm disa nga llojet e qenve të cilët e ndajnë shtëpinë e njëjtë me Luljetën. Tash ajo kohën më të madhe iu kushton atyre.

“Ka mundësi që këtë vit do të shkojë me kultivimin e racave Akika amerikane dhe Rotfajller. Nga raca Akika kam disa qen, por dua ta provoj si po shkon edhe me racën Rotfajller”, tregon më tej Luljeta.

Dita e një qeni të saj, është e mbushur me aktivitete. Duke filluar nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ajo ka thënë se i mban vazhdimisht në lëvizje.

“Kur dalin në qytet nuk janë qen agresiv. Na ruajnë edhe shtëpinë. Janë qenë që punojnë kryesisht me komanda. Zakonisht në mbrëmje i nxjerrim për shëtitje. Vikendeve i çojmë në Badovc”, rrëfen më tej Luljeta Selimi.

Luljeta Selimi gjithashtu nuk la pa dhënë një mesazh për të gjithë.

“Kisha pas dëshirë çdokush të mbajë ndonjë qen. Nëse nuk ka mundësi të blejnë ndonjë, mund të marrin edhe ata nga rruga. Edhe shpëton një jetë edhe ndjen kënaqësi për veten, pasi bashkë me ta shëtitësh”, përfundon kultivuesja e qenve Luljeta Selimi.

‘Sofia’ e Arjan Çanit tërbon rrjetin me FOTO-n e fundit, ka një mesazh për ju

Xheni Brahaj ose siç njihet ndryshe për publikun “Sofia” tek emisioni “Zonë e Lirë” me moderatorin Arjan Çani ka filluar të tërheqë goxha vëmendje kohëve të fundit në shtypin rozë.

Ndryshe nga pozicioni i saj natyral i flokëve që e kemi parë bionde, Xheni ka vendosur së fundmi që të ndryshojë stilin e saj në flok gështenje.

Velina njihet për natyralitetin e saj dhe shpeshherë fotot provokuese që ndan me fansat në rrjete sociale. Fotoja e fundit e saj duket se ka shkaktuar mjaft reagime tek fansat për paraqitjen e saj:

E veshur me një bodysuit në ngjyrë të zezë, me taka të larta dhe e ulur në një kub Xheni kishte një mesazh për të gjithë ndjekësit: “Mbaje kokën lart, vish taka të larta dhe ki standarte të larta”.

Mori 400 mijë euro nga Zvicra si i sëmurë mendor, si mashtroi komandanti i veteranëve të UÇK-së

Duket paksa paradoksale që masa të rreshtohet në anën e një ambasadori të huaj kundër përfaqësuesve të shtetit tënd.

Por, kjo ndodh rëndom kur një diplomat perëndimor bën akuza të bazuara siç bëri ambasadori i Zvicrës në Kosovë me deklaratën: “Ne ua financojmë ujësjellësin, ju financoni veteranë të rrejshëm”.

Atë që e tha diplomati zviceran në Skenderaj, në sy të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilin Zvicra e kishte ushqyer e strehuar për vite të tëra, kritikët kosovarë të sistemit e thonë vazhdimisht.

Mirëpo, fuqia e një deklarate të vërtetë është shumëfish më e madhe kur vjen nga një përfaqësues perëndimor shteti i të cilit ka bërë thuajse më shumë se ne për këtë vend.

Duhet të jesh shumë budalla, ose shumë pa marre që t’i kundërvihesh një konstatimi si ai i ambasadorit të Zvicrës: “Ne ua financojmë ujësjellësin, ju financoni veteranë të rrejshëm”.

Deklarata e ambasadorit helvetik nuk është diplomatike, ama është e vërtetë. Ne kemi mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm të UÇK-së, të cilët i paguajmë ani se e dimë se janë mashtrues ordinerë dhe duhet të përfundojnë në burg për mashtrimet e tyre së bashku me ata që ua kanë mundësuar atyre ta fitojnë statusin e veteranit.

Zvicra, si shtet mik i Kosovës me numrin më të madh të kosovarëve të strehuar gjatë viteve të aparteidit serb, na njeh mbase më mirë sesa e njohim ne vetën.

Shumë prej përfaqësuesve të klasës politike të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta janë strehuar në këtë shtet. Kanë pasur status të veçantë si të përndjekur politikë.

Por, neve nuk na ka mjaftuar ky fakt. I kemi mashtruar zviceranët duke u paraqitur si të sëmurë fizikë e mendorë. Pra, zviceranët i kemi bërë “budallë” duke u paraqitur “budallenjë”.

Komandanti i ushtrisë sonë çlirimtare, Azem Syla, është njëri prej mashtruesve më të mëdhenj të Zvicrës.

Duke u deklaruar si i sëmurë mendorë, ai ka përfituar mbi 400 mijë franga ndihmë sociale. Derisa shteti i Zvicrës e strehonte dhe e trajtonte atë në bazë të statusit të fituar, si i sëmurë mendor, ne kishim zgjedhur që atë ta bënim komandant të UÇK-së, anëtarë të kryesisë së një partie dhe deputet.

Detajet e mashtrimeve të Azem Sylës në Zvicër i kishte zbuluar një prokuror i EULEX-it, në aktakuzën kundër tij dhe 50 personave tjerë. Syla, pos akuzës se kishte përvetësuar prona në vlerë mbi 30 milionë euro, zbulohej se si kishte mashtruar shtetin që e kishte strehuar.

Me ato para, Prokuroria pretendonte se Syla, e kishte financuar fillimisht grupin kriminal.

Azem Syla ishte me banim në Zvicër, në Solothur, dhe kishte dy fonde atje.

Për më tepër, Prokuroria Speciale e Kosovës thoshte në aktakuzë se më 13 korrik 2012, Prokuroria e kantonit Solothurn në Zvicër, ia kishte dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare për një rast kundër, Azem Sylës.

Në kërkesë theksohet se një kallëzim penal është paraqitur me 2 mars 2012 nga Zyra e arkëtarit publik të kantonit Solothurn që është autoriteti përkatës zviceran që merret me pagesat e ndihmave sociale.

Aty thuhet se Azem Syla ka pranuar përfitime sociale nga autoritetet zvicerane një shumë prej 480,658,40 franga mes datës 1 korrik 2002 dhe 31 janar 2011 si formë e mbështetjes për paaftësinë e tij mendore.

Prokuroria e konsideronte si të çuditshme faktin se si një person me një ndikim të tillë, me një prapavijë politike të profilit të lartë dhe një histori të heroit të luftës, njihej në Zvicër si një person me ‘aftësi të kufizuar mendore’.

“Megjithatë ajo që ka rëndësi këtu është se në 10 vite, ndërkohë që ai ishte një politikan aktiv, ministër dhe anëtar në hierarkinë e lartë të partisë kryesore dhe me të fuqishme qeverisëse në Kosovë, ai kishte akumuluar rreth 450 mijë euro të marra nga shërbimi zviceran i sigurimeve shoqërore”, shkruan në aktakuzën e Prokurorisë e cila po shqyrtohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

A nuk është ky argument i mjaftueshëm për një diplomat për të na konsideruar mashtrues dhe për të na përplasur të vërtetën turish?

Shteti ka nxjerrë para drejtësisë komandantin tjetër të UÇK-së, pasuesin e Azem Sylës, Agim Çekun për mashtrime me lista të veteranëve. Prokurori Elez Blakaj, të cilin armata e mbrojtësve të mashtruesve e sulmuan dhe linçuan, ka bërë një hetim të detajuar me të cilin ka zbuluar se mbi 19 mijë veteranë janë të rrejshëm.

Pse po na djeg deklarata e ambasadorit të Zvicrës? Se po na e thotë të vërtetën? Se nuk po na e fsheh mashtrimin kolektiv në kurriz të pasurisë publike? Se nuk po bëhet aleat me krimin dhe kriminelët?

Dhe siç bëjmë më së miri, përfaqësuesit tanë politikë e paraushtarak, nxjerrin fytyrën për ta sulmuar një diplomat që na e thotë të vërtetën në fytyrë.

Sulmi mbi ambasadorin, shtetin e të cilit e ka mashtruar komandanti i ushtrisë sonë çlirimtare, është konfirmim se në procesin e fryrjes së listave të veteranëve ka pasur organizim, pra krim të organizuar.

Mashtrimet tona nuk mund të fshihen më. Të vërtetën për këtë do të na përplasin dhe duhet të na përplasin çdo ditë, derisa mashtruesit t’i dërgojmë në burg.

Nuk mund të jenë dy të vërteta në rastet si ai me lista të veteranëve dhe me mashtrimet e Azem Sylës.

Ose i kemi pasur 50 mijë veteranë, ose mbi 19 mijë i kemi mashtrues. Ose Azem Syla është i sëmurë mendor që ka nevojë për trajtime të specializuara, ose është mashtrues.

Marrë nga Insajderi.com

Profesori Xhemaili: “Unë do ta djeg votën, Pendarovskin nuk e VOTOJ” (Video)

Në debatin e që u zhvillua në emisionin ,,rruga drejt” me Arta Tahirin në Alsat-m ku mysafir ishin shefi i shtabit të Aleancës Remzi Mehmedi,shefi i shtabit të BDI-së Izet Mexhiti dhe profesori Vebi Xhemaili.

Profesori Xhemaili duke folur për kandidatin e Lsdm të mbështetur nga BDI Stevo Pendarovski tha: Un si më i vjetër në politikë që nga vitet e 90-ta nuk mbaj mend që një fjalë të mirë ta ket thënë Pendsrovski për të mirën ose në dobi të shqiptarëve, ka pasur mundësi disa herë nga pozicionet që ka pasur Pendsrovski si këshilltarë edhe i VMRO edhe i LSDM.
Pendarovski ska thënë as edhe një fjalë për rastin “Sopoti” për rastin “Monstra” e shumë e shumë raste tjera.

Prandaj, nuk duhet hamendje se Blerim Reka është shumë më i mirë dhe shumë i përgaditur por dhe ka çka ti ofroj nga vetja për ta ndihmuar këtë vendë drejt BE-së.

Halil Kastrati: Nënë e bijë nga Shkupi bëhen me banesë të re (VIDEO)

Surprize e madhe

E gezofshi banesen e re

Historia e tyre me te shti ne dhe per se gjalli

Nene e bije nga Shkupi behen me banese te re

Para dy vite kete nene e gjetem mbi nje Ure ne Shkup duke kerkuar lemoshe , ne ate kohe e strehuam ne nje banese me qira

Tani nene Fikrete Bajrami me vajzen e saj e kane banesen e tyre te re

Donator eshte vetem nje person dhe ai eshte Jeton Krivanjeva nga Shkupi i cili e dhuroj nje banese tek shoqata jone dhe ne ja dhuruam kesaj nene dhe vajzes se saj

Jetonin dhe bamiresit Zoti kurr mos i humbte
Nene Fikretja me bijen e saj banesen e gezofshin

Tetovari përfundon pas hekurave

Tetovari përfundon pas hekurave

Lexo lajmin e plotë:

https://youtu.be/kwoFb6Z9zhM

https://youtu.be/_tRCyH6JwE0

E dhimbshme: Kjo është gruaja shtatzënë, që humbi jetën në një aksident trafiku (FOTO)

Mirvete Deliu Abazi është gruaja që humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti që ndodhi në dalje të Parteshit, respektivisht në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Media mëson se e ndjera ishte shtatzënë në muajin e nëntë.

Abazi punonte si infermiere në QKMKF të Vitisë

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se fëmija është dërguar me lëndime në spital.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Parteshit, përkatësisht rrugën Gjilan-Ferizaj. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një femër shqiptare. Ndërsa, një fëmijë është dërguar me lëndime për në Spitalin Rajonal i Gjilanit. Njësitë e Policisë gjenden në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ai.

https://youtu.be/0b9L91Yx3ig

Ndryshon jeta e fëmijëve që ushqeheshin në kazanë, bëhen me shtëpi (Video)

“Shqiptarët për shqiptarët” janë në banesën e vjetër të familjes Cuko.

Ne nuk kemi pasur asnjëherë shtëpi tonën, këtu jetojmë me qira.

Elvisi: Ju keni edhe shumë borxhe nëpër dyqanet rrotull! Eja dalim, ne nuk duam më lot hidhërimi. Eja Luis dalim do shkojmë diku!

Shitësi: Këto janë borxhet e familjes, por disa para ja kam falur!

Fatma shleu të gjitha borxhet e familjes nëpër dyqanet përreth. Fatma dhe Elvisi shoqërojnë familjen në banesën e tyre të re të dhuruar nga shqiptarët. Erjona nuk mund ti mbajë lotët nga emocionet.

Elvisi: Si të duket shtëpia e re?

Erjona në lot: Nuk e kam ëndërruar më para një shtëpi kaq të bukur.

Fatma: Eshtë shtëpia juaj ta gëzoni, këta 5 yje e meritojnë!

Erjona: I ka lot gëzimi, faleminderit shqiptarëve që kanë kontribuar për këtë shtëpi që do rris 5 fëmijët e mi. Kjo është një mrekulli!

https://youtu.be/qVXTG9SIHGU

Një surprizë ishte dhe për kryefamiljarin Gentin i cili nuk e priste këtë surprizë të organizuar nga stafi.

Elvisi: Ne gëzohemi bashke me ju! Kur shqiptarët janë bashkë kjo tregon që ne bashkë mund të bëjmë mrekullinë!

Elvisi njoftoi se familjes i janë akorduar 300 mijë lekë pension për dy vjet nga një zonjë. Shikoni videon për të parë reagimin e familjes.

Po ashtu edhe Erjonës i gjendet sërish punë në call center.

Pendarovski: Nuk na duhet një Ivanov tjetër (VIDEO)

Kandidati i përbashkët për president të shtetit Stevo Pendarovski në takimin me banorët e Prilepit ka biseduar për përfitimet dhe ndryshimet pozitive që do të sjell anëtarësimi në NATO dhe BE

“Qytetarët duan president i cili do të jetë i drejtë, i cili do ta çojë shtetin në rrugën e vërtetë. President i vërtetë për të gjithë qytetarët i cili do t’i dëgjojë nevojat e qytetarëve dhe i cili do të angazhohet për përparimin e shtetit”, ka thënë Pendarovski.

Tirana festoi 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (VIDEO)

Shqipëria bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut Verior dhe për integrim sa më të shpejtë të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Albanien NATO Flugzeug (Ministry of Defence Repubik of Albania)
Përfaqësues nga 29 vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior, autoritetet e larta të Tiranës, ushtarakë dhe diplomatë morën pjesë në festimin që u zhvillua të premten (29.03.2019) në sheshin ” Nënë Tereza” në kryeqytet me rastin e dhjetëvjetorit që anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Krahas paradës së Forcave Ushtarake të Shqipërisë me mjete ushtarake moderne në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në hapësirën ajrore të Shqipërisë edhe në qiellin e Tiranës fluturuan edhe avionët luftarakë të NATO-s. Dhjetëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i gjen Forcat e saj të pranishme në të gjithë vatrat e nxehta ku është vendosur NATO-ja si edhe në patrullimin e Detit Mesdhe.

https://youtu.be/uhqYKBhbseo

“Ngjarja më e rëndësishme e kombit”

Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ndërsa mungonin përfaqësues nga partia demokratike dhe LSI. Presidenti Meta e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO “si një nga ngjarjet më të rëndësishme te popullit dhe kombit shqiptar.” Meta, i cili është njëkohësisht edhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se “Shqipëria është e gatshme të mbështesë të gjitha sfidat e reja te Aleancës përkrah NATO-s.”

Kryeministri Rama në fjalën e tij të rastit solli në vëmendje rolin vendimtar të NATO-s për paqen që gëzon sot rajoni. “Ballkani që prej pas më shumë 100 vitesh luftë dhe konfliktesh të pandërprera, falë edhe NATO-s, gëzon sot, më në fund, një periudhë paqeje, ripajtimi dhe përpjekjesh për bashkëpunim të ndërsjellët, me një qasje të spikatur integruese ushtarake, ekonomike dhe politike”, tha ai.

“Edhe Kosova në NATO”

Rama vlerësoi anëtarësimin në NATO edhe të Maqedonisë Veriore, si faktor që “ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit” dhe bëri thirrje që edhe Kosova t’i bashkohet Aleancës Veriore. “Është e domosdoshme që edhe Kosova të bëhet më herët se vonë pjesë e integruar e Aleancës Euroatlantike që Ballkani të mos jetë kurrë më porta përmes të cilës influenca të vendeve të treta arrijnë të depërtojnë deri në zemër të Europës”, theksoi kryeministri Rama.

Ai vuri në dukje se “Shqipëria beson shumë fort se integrimi i Kosovës me ushtrinë e saj kombëtare në familjen euroatlantike është një domosdoshmëri, jo thjesht për Kosovën, as vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. “Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është padyshim një vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar, përmes të cilit arkitektura e sigurisë europiane dhe euroatlantike në jug dhe juglindje të kontinentit marrin një trajtë të plotë dhe të sigurtë”.

10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO përkon edhe me fillimin e ndërtimit në Kuҫovë, pranë Beratit, të bazës së parë ajrore të Aleancës në rajon që konsiderohet si investim kuptimplotë për rëndësisë strategjike që ka Ballkanit në situatën aktuale gjeo-strategjike lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e Europës kur aktorë të tjerë synojnë të shtrijnë influencën e tyre në rajon dhe të nxisin destabilitetin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaҫka, në Konferencën e Nivelit të Lartë me titull: “Shqipëria – 10 vjet në NATO”, të zhvilluar të premten në Tiranë, foli për ndikimin e Rusisë që “arriti të destabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të shndërrohej në një rival e një kërcënim për Aleancën, apo Bashkimin Europian”.

Në këto kushte si zgjidhje përfundimtare të situatës Shqipëria sheh për rajonin “integrimin e tij të plotë në strukturat euroatlantike”. “Në fund të ditës, nëse objektivi i rivalëve tanë në rajon është pengimi i integrimit të rajonit si një mënyrë për të shtrirë këtu influencën e tyre, a nuk është integrimi përgjigja më e mirë për këtë kërcënim?” tha ministrja Xhaҫka.

“Integrim më i shpejtë në BE”

Lidhur me perspektivën europiane të Ballkanit, dhe shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur me BE negociatat e anëtarësimit, në qershor ë këtij viti ajo theksoi:

“Garantimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor, konsolidimi i arritjeve demokratike dhe i paqes e stabilitetit nga çdo kërcënim a sfidë, nuk mund të arrihet kurrsesi për aq kohë sa rajoni ynë do të mbetet si një xhep i izoluar e i pa integruar në mes të hapësirës së Bashkimit Europian. Ky lloj vakumi është në fakt një ftesë për rivalët e BE-së, rivalët e NATO-s për ta shtrirë në rajon influencën e tyre.”

Integrimi i Shqipërisë në NATO, më 29 Mars 2009, ishte rezultat i përpjekjeve të të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, qeverive te majta the te djathta, që kishin kryer rotacionin e pushtetit në më shumë se dy dekadat e mëparshme. Por dy partitë kryesore opozitare, PD-ja dhe LSI-ja, u qëndruan larg festimeve. Opozita ka hequr dorë nga mandatet parlamentare dhe po proteston që prej 6 javësh për të rrezuar qeverinë Rama, të cilën e akuzon për shitblerje votash dhe korrupsion.

Protesta kundër restaurimit të minares së xhamisë së Ali Pashës në Ohër! (VIDEO)

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës, një monument historik nga shekulli XVI, që ndodhet në qytetin e Ohrit ka nxitur sërish reagimet e maqedonasve në këtë qytet.

Po historianët i kanë vlerësuar si tendencioze dhe të pakuptimta protestat kundër rindërtimit të minares.

Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur prej 2 javësh në Kosovë

Edona Vllasalliu 15 vjeçe nga Hajvalia e Prishtinës e cila rezulton e zhdukur prej 2 javësh, është gjetur sot në Ferizaj. Një person ka kontaktuar babanë e saj dhe ky i fundit shkoi ta marrë vajzën, shkruajnë mediat e Kosovës.

Gjetja e Edonës u njoftua nga familja e saj. Policia po merr në pyetje 15-vjeçaren. Adoleshentja Edona Vllasalliu ishte zhdukur prej datës 13 mars 2019. Babai i saj kishte deklaruar në media se Edona nuk kishte pasur asnjë problem, ishte nxënëse e mirë dhe se atë ditë në mënyrë të papritur nuk ishte kthyer në banesë.

VIDEO/ Shqiptarët në varfëri, ndërsa Ramiz Merko i BDI-së deklaron: Nuk pendohem që bleva “Audi” me vlerë prej 67,000 mijë euro!

Borxhet e komunës janë të parëndësishme për kryetarin e Strugë Ramiz Merko, sepse komuna me anë të prokurimit publik është furnizuar me “Audi” me çmim prej 67.000 euro për nevojat e kryetarit të komunës, në një situatë kur Komuna e Strugës është një borxh prej 4 milion euro.

Në paraqitjen që e kishte në TV24, në momentin kur e paraqitën fotografitë e automjetit të tij ai komentoi: “Shikoni sa i bukur”, duke iu referuar veturës “audi”. Kur e pyetën pse ai nuk e ka përdorur “Shkoda” që është furnizuar në komunë, e cila kushton njëzet mijë, Merko tha se “Shkoda” nuk është një mjet për të.

Madje Merko nga radhët e BDI-së deklaroi: Nuk pendohem që bleva “Audi” me vlerë prej 67,000 mijë euro, ndoshta duhet të kisha marrë një makinë edhe më të mirë!

Rihanna nuk do t’ia dijë për kilet e tepërta, provokon me pizhame (Foto)

Rihanna nuk do t’ia dijë për kilet e tepërta. Ylli nga Barbados ka treguar në çdo rast që nuk ka komplekse dhe këtë e ka dëshmuar edhe në fotot e publikuara së fundmi.

Këngëtarja ka reklamuar linjën e re të veshjeve të pizhameve, ku vë në pah edhe format trupore.

Në një prej fotografive, ajo kishte vënë në plan të parë të pasmet, e në një tjetër provokoi me gjoksin në veshjen transparente.

Rihanna nuk është shumë aktive në muzikë së fundmi, por ajo ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin me një album të ri.

Skenë si në filma aksion, kush është polici 29-vjeçar që shtriu përtokë grabitësin

Në një skenë të denjë për filmat aksion, në më pak se një minutë, dy persona me skafandra në kokë dhe doreza në duar, grabitën 60 mijë dollarë në qendër të Tiranës, në ‘Rrugën e Barrikadave’. Një kambist, Agron Shira, ra pre e grabitësve që e përplasën fillimisht me motor dhe më tej e lënduan me thikë dhe levë duke i marrë lekët dhe duke e lënë të plagosur në tokë.

Arratia e njëri prej grabitësve ka zgjatur shumë pak, falë ndërhyrjes së guximshme të dy efektivëve të Policisë Rrugore në Tiranë, të cilët arrestuan drejtuesin e motorit, por pasagjeri arriti të largohej bashkë me paratë e grabitura.

Agron Shira sapo doli nga Exchange i tij në “Rrugën e Barrikadave”, me 60 mijë dollarë, kur u sulmua nga dy personat e kamufluar me kapuç e doreza. Paratë ai do t’i çonte pranë një banke të nivelit të dytë.

Grabitja ndodhi në sy të qindra qytetarëve të cilët fillimisht e raportuan në polici si një aksident rrugor, për shkak se Shira u godit nga pas nga motori i dy autorëve. Më pas u godit me thikë dhe me levë në kokë. Shira ka rënë në tokë pa ndjenja në tokë dhe mori ndihmën e qytetarëve deri në mbërritjen e ambulancës. Si rrallë herë kohët e fundit, kur qytetarët zgjedhin të nxjerrin telefonat celularë për të filmuar, duke qëndruar indiferent, këtë radhë janë munduar t’i japin ndihmën e parë kambistit të lënduar.

Vëmendja dhe reagimi i shpejtë i dy efektivëve rrugorë të cilët ishin në krye të detyrës në Rrugën e Barrikadave, pranë vendit të ngjarjes, bëri të mundur pikasjen e autorëve.

Efektivët F.H dhe O.Zh, kanë parë motorin teksa bënte lëvizje të çrregullta në rrugë. I kanë bërë shenjë të ndalojë, por kanë hasur në refuzimin e tyre për tu ndalur. Dy efektivët e rinj në moshë, i janë vënë në ndjekje motorit duke ju hedhur sipër grabitësve. Njërin prej tyre arritën ta neutralizojnë duke i vënë prangat dhe duke i sekuestruar edhe thikën dhe një levë që ai mbante. Ndërsa pasagjeri në motor, mundi të largohej. Megjithatë, ai është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Një 36-vjeçar nga zona e Alliasit.

Efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës i janë hedhur sipër motorit, ku mësohet se njëri prej tyre, me inicialet O.Zh, ka mbetur edhe i lënduar në dorë në tentativë për të ndalur grabitësit. Është rrëzuar nga motori në ecje, bashkë me autorët dhe janë zvarritur 2-3 metra. Aty punonjësit e policisë rrugore kanë shtrirë në tokë një nga autorët, i cili më tej është shoqëruar në polici.

Njëri prej efektivëve është vetëm 29 vjeç. Dhe është pikërisht personi që ndodhet mbi trupin e autorit teksa e mban të neutralizuar. Ka tre vite në Policinë e Shtetit. Ka punuar në komisariate të Rendit, dhe tashmë prej 9 muajsh është punonjës në Komisariatin Rrugor të Policisë së Tiranës. Kolegët e njohin për një njeri mjaft të guximshëm, por mbi të gjithë me një pasion të rrallë për profesionin e tij. Nëse do të ishte mundësia, do të qëndronte gjithë ditën me uniformën e policisë veshur – tregojnë kolegët dhe njerëz të afërt të tij. I drejtuar nga pasioni i madh për uniformën, e sheh veten gjithnjë e më lart në karrierë. E duket se kjo është një shenjë shumë e mirë për rrugëtimin e tij në Policinë e Shtetit.

Zaev konfirmon: Është ndërprerë ndërtimi i minares në xhaminë Ali Pasha në Ohër

Zgjidhja për çështjen e ndërtimit të minares 32 metërshe në xhaminë Ali Pasha në Ohër do të kërkohet pas zgjedhjeve, respektivisht pas 5 majit, në një takim në Qeveri mes palëve të prekura, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në Ohër.

“E dini se mbajta takim me shoqatën ‘Vetëdija’, mbajta takim edhe me Drejtorinë e vakëfeve që është përgjegjëse për ndërtimin, është e saktë se ekziston zgjidhje konservatore për konservimin dhe restaurimin siç është e saktë se nuk ka edhe miratim për ndërtim. Kjo është një periudhë e ndjeshme, vijnë zgjedhjet. Ohri është shembull i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar, vendosëm që për këtë çështje së bashku në takim të përbashkët pas 5 majit të ulemi në Qeveri dhe ta gjejmë zgjidhjen. Ligjet duhet të respektohen në shtet, por njëkohësisht t’i respektojmë edhe të gjitha rrethanat e tjera që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët”-pohoi Zaev.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje, para së gjithash, të gjithë qytetarëve të Ohrit, por edhe të gjithëve në shtet, që me respekt të ndërsjellët dhe mirëkuptim të vazhdohet në suaza të ligjit, bashkëjetesës dhe diversitetit ndërfetar, të gjendet zgjidhje e problemeve të këtilla.

“Inspektorati kompetent shtetëror po vepron. Veprojnë edhe të gjitha institucionet shtetërore, por vepron edhe fjala për çka biseduam. Prandaj është ndaluar ndërtimi i minares dhe edhe qytetarët duhet të jenë të qetë. U bëj thirrje të gjithëve, juve mediumeve, më së shumti qytetarëve, institucioneve të sistemit dhe të gjithë pjesëmarrësve dhe faktorëve së bashku që të koordinohet kjo çështje. Në vendin tonë një shoqëri për të gjithë është diçka që është natyrore – një Maqedoni multietnike dhe multireligjioze ka ekzistuar ndër shekuj dhe çdoherë gjenin mirëkuptim edhe paraardhësit tanë. Mirëkuptimi duhet të gjendet. Duhet të respektohen ligjet, duhet të respektohet historia, duhet të respektohet edhe tradita dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë është mjaft i rëndësishëm. Prandaj, përmes dialogut, përmes bisedës zgjidhen gjërat, kështu që edhe për këtë çështje do të gjendet zgjidhje”- tha Zaev.

Zaev pas takimit, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Ohrit siguroi se ndërtimi për momentin është ndërprerë.

“Është ndërprerë ndërtimi i minares dhe këtë e bëjmë me kontrolle të rregullta, një pjesë janë edhe kontrolle civile nga Qeveria dhe kabineti im. E di se mund të respektohen kanalet rreth vetë objektit që është në suaza të mirëmbajtjes së vetë objektit, për ç’arsye, të gjithë besoj se do t’i respektojnë premtimet e veta dhe fjalën e dhënë, në mënyrë që, me të vërtetë, në frymën e Ohrit, në frymën e kësaj pasurie tonë, të mund të gjejmë zgjidhje të këtij problemi”-theksoi Zaev.