Ballina Blog Faqe 629

Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë

Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë:

Video Arkiv/ Dasma e Edi Ramës dhe profili privat

Ceremonia martesore e kreut të socialistëve, Edi Rama me Linda Bashën tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mbi 800 të ftuarit i kishin blerë çiftit dhurata nga më të çuditshmet. Pajisjet shtëpiake nga më luksozet dhe dhurata të tjera bënë që faturat e kësaj dasme të shkonte në mijëra e mijëra euro. Zgjedhjet kanë qenë nga më të çuditshmet siç janë edhe shishet e verës, apo shampanjës, që kapnin shifrat deri në 1500 euro.

Por siç dihet nga të gjithë, Edi Rama nuk e pi alkoolin. Vetë kreu i socialistëve thuhet se kishte porositur Gramoz Ruçin që t’iu thoshte deputetëve të mos shpenzonin për dasmën e tij. E më pas ka qenë Ruçi, ai që ka sugjeruar të jepnin nga 5000 lekë të reja për t’i blerë një dhuratë të përbashkët Ramës. Dhe dhurata ishte tejet e veçantë, një lampadar i bërë në Holandë me bambu dhe gizë. Lampadari kishte një çmim prej 3696 dollarësh dhe për të blerë këtë dhuratë ishin bashkuar 15 deri në 20 deputetë. Bëhet e ditur se ka qenë shumë e vështirë për të gjetur një dhuratë sipas shijeve të Edi Ramës, e për më tepër të gjendej brenda vendit. Të ftuar në dasmën e Edi Ramës kanë qenë personalitete të shtresës më të lartë, të cilët i kanë uruar martesën atij.

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu realizuar më datë 25.10.2010 trajton pikërisht dasmën e kreut socialist Edi Rama, sot kryeministër i vendit dhe profilin e tij privat.

Martesa me Linda Ramën ishte e treta zyrtare për kreun e socialistëve të asaj kohe dhe e para ceremoni, apo si festë. Ata kishin vite që njiheshin dhe kjo gjë ishte e ditur nga rrethi i ngushtë i çiftit. Por nuk ishin shfaqur publikisht deri pak kohë përpara dasmës së tyre. Dasma me mbi 800 të ftuar ishte më e madhja organizuar në Shqipëri. Nuk dihen zyrtarisht kostot e dasmës, por sipas të dhënave nga shtypi, ajo ka qenë 30 mijë euro.

Por në jetën e tij, ai ka pasur një raport të gjatë me femrat, raporte këto shumë të përfolura dhe të bëra publike. Duke nisur nga 4 Korriku i 1986-s, kur ai shpalli martesën me Matilda Makoçin, një aktore e famshme dhe një prej yjeve të mesit të viteve ’80. Nga martesa e tyre lindi një djalë, Gregori. Të dy ishin të njohur dhe artistë, historia e tyre dukej si një histori suksesi, por në fakt nuk ishte ashtu. Pas 5 vitesh lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta.

I divorcuar nga Makoçi, i larguar nga basketbolli, por gjithnjë i tërhequr nga sporti i ri i politikës, Edi Rama nisi të shfaqej sërish në publik në vitin 1991 nën shoqërinë e një pedagogeje të re, Delina Ficos. Raporti i tij me Ficon zgjati rreth 6 vite dhe jetuan bashkë në vende të ndryshme. Ishin aktivë në lëvizjet politike të kohës dhe jetuan edhe në një apartament që ishte në pronësi të Edi Ramës, që ndodhej pranë parkut të autobusave. Ata qenë duke u kthyer në shtëpi në Shkurt të vitit 1997, kur Edi Rama u godit në fytyrë nga persona të panjohur dhe dërgua në spital. Duket se ajo ditë qe edhe shfaqja e tyre e fundit bashkë në Shqipëri.

Menjëherë pas saj Rama u largua për në Paris ku kishte menduar të zhvendosej përfundimisht. Ndërsa Fico udhëtoi drejt SHBA-ve me një bursë studimi. Martesa mes tyre u zgjidh me mirëkuptimin e të dyve, duke ruajtur më pas edhe një raport miqësor.

Në vitin 1998 kur mbërriti në Tiranë me detyrën e Ministrit të Kulturës, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, Karolina Olstein, me të cilën ishte njohur në Paris. Marrëdhënia e tyre ishte publike dhe në Maj të vitit 1998, Karolina u vendos në Tiranë për të jetuar me Ramën. Ideja një martese mes tyre ishte e pranishme në atë kohë, pasi shfaqeshin bashkë kudo, edhe në evenimente të rëndësishme. Por marrëdhënia mes tyre u thye shpejt dhe përfundoi në verën e vitit 1999.

Por mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private u bë në shumë raste objekt kritikash për kundërshtarët e tij.

Në verën e vitit 1999 Edi Rama shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantuesje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, por e njohur që në fillim të viteve 90-të, Rudina Magjistari. Revista Klan botoi e para lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie. Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.

“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave. Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër. Në fushatën elektorale të 2003-shit, ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës së vitit 2007./Burimi: Tv Klan

Puna që mund të keni ëndërruar gjithmonë? NASA kërkon vullnetarë

NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e për këtë do të marrin një pagesë prej 19 mijë dollarësh. Por, ndërkohë, për 60 ditë nuk duhet të ngrihen nga krevati për asnjë herë të vetme.

Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore europiane dhe atë Hapësinore gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative.

Kjo do të bëhet duke simuluar një situate të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati. Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht.

Arsyeja është se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit. Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen. Ata do të ndahen dy grupe.

I pari do të vendoset rreth një lloj centrifuge, e para në botë që simulon një gravitet artificial, i cili duhet ta bëjë gjakun të lëvize në të gjithë trupin, deri në ekstremitete; ndërsa i dyti do të rrijë fare i palëvizur, për të parë kështu dallimin dhe reagimin në të dyja situatat.

“Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet”, 28-vjeçari bën rrëfimin e tij të çuditshëm

Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri egjiptian. Nourhan dhe Moustafa, që të dy 28 vjeç nga Aleksandria.

Dy të rinjtë u pëlqyem, fejuan dhe martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

Por pas martesës, Moustafa, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes.

Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

“Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare “Raml” në Aleksandri.

“Ime shoqe bie erë, është një torturë. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë.

Moustafa tregon se para se të bënte këtë akt ekstrem, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë me të larë, por pa rezultat, dhe më tej e kërcënoi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.

Shkon në xhami dhe mbulohet me shami, flet Ajsi Xhaxhaj: Më vjen keq t’ju zhgënjej (FOTO)

Bëri xhiron e rrjetit së fundmi një foto e aktores së njohur Ajsi Xhaxhaj e cila shfaqej e mbuluar me shami teksa kishte pozuar brenda një xhamie.

Foto e saj ka ngjallur reagime të ndryshme tek ndjekësit në “Instagram”, të cilët Ajsi i ka sqaruar se në fakt ky nuk ishte një vendim i përhershëm, megjithatë nuk përjashtoi faktin që ajo i vizitonte xhamitë prej 5 vitesh.


“Kam shumë inboxe në lidhje me aktivitetim tim ditor sot. Kjo nuk është hera ime e parë në një xhami, pasi kam 5 vjet që vizitoj xhamitë e mrekullueshme në Tiranë sa herë më jepet mundësia. Sot u gjenda në Durrës, për të takuar miken time. Vizita në këtë Xhami që gjendet në plazh ishte rastësi. Përgatitja ime e vetme ishte të kisha një shami e t’a vendosja për respekt të vendit ku gjendesha. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por unë si Ajs, nuk dua të tregoj sa e devotshme jam. Të isha, do isha duke e ndjekur vazhdimisht me kënaqësi fenë Islame. Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë. Nuk është se i vetmi moment që kujtoj Allahun është aty, pasi unë zgjohem e fle duke përmendur emrin e tij.”- shkruan Ajsi në postim.

“Kursejini opinionet nga mendjet tuaja të vogla, pasi në këtë rast nuk më fyeni mua, por Allahun, pasi AI vetë e ka thënë se nëse të bën t’a kujtosh në çdo çast, do të thotë se ai të do. Nuk ka rëndësi me thonj të bërë apo jo, me makeup apo jo, me krahët jashtë apo jo. Zoti ju mëshiroftë! Amin!”- përfundon aktorja.

Zbuloni mjekimin me tre përbërës, për të eliminuar mykun e thonjve njëherë e përgjithmonë!

Më poshtë do gjeni mjekimin më efektiv për të trajtuar mykun e thonjve:

Çfarë ju duhet:

-90% alkool etilik

-Ujë i oksigjenuar

-Uthull e bardhë

Përgatitja dhe përdorimi:

Gjëja e parë që ju duhet është një enë qelqi. Përzieni të gjithë përbërësit në të njëjtin rend që është dhe më sipër. Përdorni topin e pambukut për të aplikuar këtë mjekim në thonjtë e prekur, 2 herë në ditë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas largojeni me ujë të ngrohtë. Pas kësaj thajini këmbët mire.

Si të hiqni ujin e tepërt nga trupi, zhdukni ndjesinë e fryrjes

Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë. Në morinë e njerëzve që shqetësohen për peshën e tyre janë edhe ata që përjetojnë ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës.

Fryrja e trupit mund të shkaktohet edhe nga sasia e tepërt e ujit që ndodhet në trupin tuaj. Megjithëse në pamje të parë duket si diçka e pa rrezikshme fryrja e trupit nga uji mund të jetë serioze.

Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve  të zemrës, mëlçisë apo veshkës.  Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.

Në këtë artikull do t’iu këshillojmë se si të ulni nivelin e tepërt të lëngjeve në trup.

Ky artikull nuk ka të bëjë me fryrjen e këmbëve apo duarve nga sëmundje serioze si edema.

Në raste të tilla këshillohuni me mjekun tuaj sa më parë.

Për më shumë informacion rreth një trupi më të lehtë dhe të shëndetshëm ndiqni hap pas hapi këshillat si më poshtë.

Menaxhoni sasinë e kripës

Kripa, një nga mineralet që merrni vazhdimisht çdo ditë është edhe një nga elektrolitet më të zakonshme në trupin e njeriut.

Kjo substancë luan një rol kryesor në nivelin e hidratimit të trupit.

Nëse niveli i kripës në trup është shumë i lartë apo shumë i ulët, kjo do të ndikojë në çekuilibrimin e lëngjeve që ndodhen në trup.

Sasitë e mëdha të kripës që zakonisht përfitohen nga ushqimet e konservuara dhe të shpejta mund të rrisin nivelin e ujit.

Kjo është  një simptomë shumë e zakonshme për personat që konsumojnë shumë kripë pa konsumuar ujë.

Në këtë mënyrë kripa do të ngecë në trupin tuaj duke prodhuar sasi të mëdha lëngjesh të panevojshme.

Merni sasi të mëdha magnezi

Magnezi është një tjetër element kyç në formimin e elektroliteve dhe mineraleve.

Është një nga suplementët që mund të rrisë performancën tuaj në jetën e përditëshme.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se magnezi mund të reduktojë fryrjen e trupit sidomos tek femrat.

Këto vlera vijnë si pasojë e rolit kryesor që magnezi ka në trup si balancues i lëngjeve në trup.

Ju mund ta merni atë si suplement të veçantë ose të konsumoni ushqime të pasura me magnesium si:

Spinaqi

Lakra

Brokoli

Banania

Arra

Fasulet

Orizi

Gruri

Konsumoni më shumë ujë

Hidratatimi i mirë ju ndihmon në pakësimin e lëngjeve të tepërta në trup.

Lëngjet e tepërta kanë tendencë të formohen më shumë në trupat e dehidratuar.

Në mungesë ujit, trupi juaj do të fillojë të magazinojë të gjitha lëngjet për të siguruar funksionim normal të tij.

Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të rënduar.

Sigurohini të merrni një sasi optimale uji çdo ditë pasi është një faktor kyç në funksionimin e mirë edhe të organeve të tjerë.

Uji është shumë i rëndësishëm për veshkat dhe mëlçinë.

Vlerat e ujit nuk ndalojnë këtu, studime të shumta tregojnë se hidratimi i mirë ndihmon edhe në humbjen në peshë.

Gjithmonë është e rëndësishme të ruani balancën e trupit tuaj.

Konsumoni ujë sa herë të ndiheni të etur, apo të ndjeni fytin e thatë.

Në kohët me teperaturë të lartë sigurohuni të pini një gotë ujë çdo 1-2 orë.

Konsumoni ushqime të shëndetëshme

Ka disa ushqime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji dhe duhet t’i konsumoni patjetër.

Kaliumi është një nga mineralet më të pasura me ujë.

Ushqimet që kanë sasi të mëdha kaliumi mund të ndihmojnë në balancimin e nivelit të kripës në trup e cila stimulon nxjerrjen jashtë të  lëngjeve.

Konsumoni shumë banane, kos dhe produkte bulmeti pasi janë të pasura me kalium, gjithsesi kujdes me sasinë e kripës.

Ushqime të tjera që stimulojnë çlirimin e trupit nga ujrat e tepërta janë hudhra apo majdanozi.

Sigurohuni të hiqni dorë nga ushqimet me sasi të mëdha karbohidratesh dhe nga konsumimi i tepërt i kafes.

Receta e shijshme shqiptare e tavës me oriz dhe presh

Tradita e gatimit me presh është po aq e hershme sa kultivimi i tij në vendin tonë.

Recetat e gatimit të preshit janë të shumëllojshme duke filluar që nga supa, byrekët, sallata e deri tek tava.

Këtë herë ju sugjerojmë një mënyrë të re të gatimit të  preshit, në tave me oriz. Të dy përbërësit janë shumë të përdorur në kuzhinën shqiptare dhe kanë një shije të mrekullueshme bashkë.

Kjo recetë shoqërohet të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë thekur por edhe salca të ndryshme, apo edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi.

Përgatitja e Tavës me Presh dhe Oriz

Përbërësit:  

-100 gr oriz

-1 kg presh

-50 gr salcë domate

-200 ml ujë

-vaj ulliri

-kripë

-piper i kuq

Përgatitja:

Si fillim lani preshin me ujë të rrjedhshëm.

Kontrollojini mirë tek bishtat për papastërti.

Pritini në cilindra të trashë me 2 cm gjatësi.

Më pas skuqeni preshin për 4-5 minuta në tigan, shtoni orizin dhe vijoni ta kaurdisni edhe për pak dhe më pas shtoni salcën e domateve.

Shtoni kripën dhe piperin e kuq dhe largojeni nga zjarri.

Ndërkohë nxehni furrën në 180 gradë për 10 minuta para se të përgatisni tavën.

Të gjithë masën e përgatitur vendoseni në një tavë, shtoni ujin, spuerkateni me pak vaj ulliri dhe futeni në furrë të piqet.

E fusim tavën në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për rreth 30 – 40 minuta.

Lëreni të piqet derisa të shihni që e gjithë sasia e ujit është thithet nga orizi.

Më pas fikeni sobën dhe lëreni tavën në nxehtësi për 15 minuta të tjera.

Pas kësaj, tava juaj është gati për t’u shërbyer.

Ju janë shfaqur kiste të mukozës së gojës? Me këtë mjekim do i hiqni qafe menjëherë

Një kist i mukozës mund të shkaktojë shumë diskomfort, sepse lëndoheni sa herë jeni duke u përtypur, folur dhe gëlltitur. Këto kiste janë zakonisht të rrumbullakta në formë, të kuqe ose të bardha në ngjyrë dhe karakterizohen nga një fryrje e vogël. Por fatëmirësisht ka disa mjekime që mund t’ua zgjidh këtë problem.

Akulli

Mbase është shumë e çuditshme të përdorni akull, por është shumë efektiv. Akulli do mpijë dhimbjen dhe irritimin që shkaktohet nga këto kiste të mëdha. Kjo e bën akullin një kurë efektive për të trajtuar mukocelet.

Mbështillni disa kuba akulli me një cop të hollë. Me kujdes vendoseni në zonën e infektuar për 1 minutë. Përsëriteni disa herë në ditë. Gjithashtu mund të pini ujë të ftohtë herë pas here për të lehtësuar diskomfortin.

Glicerinë dhe vaj kastori

Për përdorim oral, rekomandohet shumë të përdoret glicerina vegjetale. Vendosni pak glicerinë në zonën e infektuar. Mbajeni ashtu sa më shumë të mundeni dhe pastrojeni gojën me ujë të ftohtë. Përsëriteni veprimin 3 ose 4 herë në ditë. Gjithashtu mund të përdorni dhe një shplarës goje që ka si bazë glicerinën, dhe përdoreni këtë për të shplarë gojën disa herë në ditë.

Vaji i kastorit ka veti të larta anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve dhe inflamacionit. Gjithashtu e mban zonën të hidratuar dhe parandalon irritimin.

Të gjitha mënyrat për të jetuar mbi 100 vjeç

Gazeta “Time” boton studimin 30-vjeçar për rregullat që duhet të ndiqen për jetë të gjatë

Nëse bën një jetë të shëndetshme, zbaton me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100 vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

Yndyrnat

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

Drithërat

Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
Ushqimet

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.

3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.

4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.

5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.

6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.

7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.

11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.

13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes.

16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.

17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.

18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.

19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.

20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.

21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.

22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.

23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.

24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.

25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.

27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.

29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.

30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.

2- Biokimiket në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Stërvitje dhe joga

1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.

2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.

3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.

4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.

5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.

6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.

7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.

8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.

9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.

10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.

11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.

12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2

13- Mbajeni trupin drejt.

14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.

15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.

16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.

17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.

18- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.

19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.

20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.

21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.

22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.

23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.

24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Shumëllojshmëria

1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.

2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.

3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.

4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.

5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.

6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.

7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.

8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).

9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.

10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.

12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

Kapriçot e motit, Korça kalon nga vera në dimër për 24 orë, mbulohet nga bora

Kapriçot e motit kanë surprizuar në këtë fund-mars, pasi brenda 24 orëve temperaturat kanë ndryshuar duke u ulur në mënyrë drastike, ndërsa në zona malore si Korça ka pasur edhe reshje dëbore.

Në të gjithë qarkun juglindor paraqitet një situatë normale, por në lartësi mbi 1200m reshjet me intensitet të ulët kanë vijuar për gjatë gjithë natës.

Trashësia e borës në Dardhë mëngjesin e kësaj të enjte i ka kaluar 7 cm.

P!nk publikon “Hustle” (VIDEO)

Pink u rikthye me projekt të ri muzikor të quajtur “Hustle”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ardhshëm Hurts 2B Human, i cili do të publikohet më 26 prill.

Kënga u shkrua nga vet Pink, Imagjine Dragons’ Dan Reynolds dhe Jorgen Odegard.

Albumi me 13 këngë përfshin bashkëpunime me Max Martin, Shellback, Julia Michaels, Nate Ruess, Greg Kurstin dhe po ashtu punë edhe me Teddy Geiger, Shasha Sloan, Beck dhe Sia.

Ka po ashtu edhe karakteristika të Khalid, Chris Stapleton, Cash Cash dhe Wrabel.

Pinte gjashtë kanaçe me pije energjike në ditë- shikoni se çfarë dëmesh i shkaktuan

Një mësues në Angli që konsumoi të paktën gjashtë pije energjie në ditë, ka ndarë një imazh tronditës të gjuhës së tij të qëruar dhe të djegur, shkruan Insajderi.

Dan Royals ka postuar fotografinë e gojës së tij të dëmtuar për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e pijeve energjetike që përmbajnë deri në 58 gram sheqer për kanaçe.

Ai tha se pinte të paktën pesë ose gjashtë në ditë derisa mjeku i tha atij se sheqeri i tepërt dhe kimikatet, duke përfshirë aminoacidet, vitaminat B dhe substancat bimore , po e dëmtonin mishin e tij.

‘Kush pi pije energjie? I varur nga ata? Ndoshta duhet të mendoheni edhe një herë rreth tyre” – kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Royals nuk ka specifikuar se si pijet shkaktuan dëmtime në gjuhën e tij.

Por dentistët kanë lëshuar paralajmërime se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe acidit në pije energjetike mund të jetë e dëmshme për shëndetin oral nëse konsumohet në tepërt.

Një studim në SHBA tregoi se dëmtimet e dhëmbëve mund të rezultojnë nga pH e acidit dhe përmbajtjes së sheqerit të lartë të produkteve si pijet energjetike.

Një studim tjetër tregoi se konsumimi i pijeve energjetike mund të shkaktojë erozion dhe heqjen e shtresës së smaltit në dhëmbë, duke çuar në mbindjeshmërinë e dhëmbit./Insajderi.com

Kapet rrjeti që punësonte ilegalisht shqiptarët në Gjermani dhe nuk ua paguante rrogat

Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre.

Policia Federale dhe Dogana e Gjermanisë në një aksion të përbashkët të përmasave të mëdha, kanë kapur të mërkurën në ishullin Rügen një rrjet kontrabanduesish me qenie njerëzore.

Ata dyshohen të kenë sjellë numër të madh shqiptarësh për të qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani, shkruan süddeutsche.de.

Gjatë aksionit janë bastisur gjithsej shtatë objekte, në mes të të cilave edhe një kantier ndërtimi në ish plazhin nazist të quajtur Prora, ku është arrestuar njëri ndër tre të dyshuarit kryesorë, transmeton albinfo.

Këtu është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme materiali që shërben si dëshmi për kryerje të veprave penale të kontrabandimit dhe të mundësimit të punës ilegale.

Më tutje policia në komunikatën e saj thotë se në kantier janë zënë duke punuar pa leje qëndrimi dhe pune 11 shtetas shqiptarë.

Kundër tre të dyshuarve kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë janë zhvilluar hetime edhe gjatë vitit 2018. Ata akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre dhe i kanë keqpërdorur ato (pagat).

Personat në fjalë dyshohen se shtetasve shqiptarë të ardhur ilegalisht në Gjermani ua kanë organizuar qëndrimin dhe punën ilegale, duke i punësuar me qëllime shfrytëzimi.

Gjatë bastidjeve të bëra me urdhëresë të Prokurorisë Publike Stralsund janë konfiskuar veç tjerash, dokumente biznesi, vërtetime të ndryshme, telefonë mobilë, kompjuterë etj si dhe dokumente identifikimi.

Përveç kantierit në Prora , janë kontrolluar po ashtu edhe gjashtë objekte banimi dhe biznesi në Binz, Lauterbach, Lüssow dhe Hamburg, përcjell albinfo.ch. Merret vesh se edhe një helikopter ka qenë i angazhuar në këtë aksion policor përmasash të mëdha.

Spasovski: Disa zyrtarë policorë në SPB Tetovë kanë përdorur substanca të ndaluara

Spasovski: Disa zyrtarë policorë në SPB Tetovë kanë përdorur substanca të ndaluara.

LEXO lajmin e plotë:

Njihuni me blegtorin 101 vjeçar nga Dukati, që kujdeset e punon ende në stan

Është 101 vjeç dhe ende vazhdon të punojë si blegtor. Ky është Mete Lako nga Dukati. Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive.

Meten e gjen çdo ditë në stanin e tij në malin e Dukatit duke pastruar dhe ushqyer bagëtinë.

Ndonëse është një terren i vështirë për moshën e tij, blegtori 101 vjeçar e bën në këmbë rrugën deri në stan dhe shkopi që mban në dorë pothuajse nuk e ndihmon fare, pasi ai ndihet ende fizikisht i fortë.

“Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë”-thotë ai para kamerave.

Në stanin që ai dhe djali i tij kanë, rriten mbi 500 kokë dhi, dhe sa herë moshatari hyn për të pastruar ose ushqyer, kecat e njohin dhe i vinë nga pas , pasi ai i ushqen çdo ditë.

“Nuk kam pasur shumë, kemi pasur lopë, pela dhe unë vij ndonjëherë për merak i shoh”-thotë ai më tej.

Edhe pse vitet që ka mbi shpinë kanë bërë punën e vet, Metja ka një kujtesë për t’u pasur zili. Ai tregon se si kjo punë e ka mbajtur të fortë dhe ende aktiv.

“Ushqimi më i parë është kjo,(bagëtia). Edhe cigaren e kam pirë, por nga pak, se është dhe i mirë , por është dhe i keq”-vazhdon ai.

Plaku 101 vjeçar ka pesë fëmijë dhe jeton me djalin e vogël. Ai thotë se jetëgjatësia e tij është e lidhur me ajrin e pastër si dhe qumështin e dhisë që ka konsumuar për ditë.

Metja thotë se të gjitha malet përqark nga Karaburuni dhe deri në Llogora i ka shkelur me këmbë dhe me bagëti prej shumë vitesh deri sa doli në pension, por edhe tani ai e do shumë profesionin e tij të cilin ia ka lënë trashëgim nipit të tij .

Kishit dyshime? Ja kush është DJ më simpatike në botë (Foto)

Chantel Jeffries është një nga DJ më të njohura në botë.

Por përveç talentit për të miksuar hitet botërore, dhe për të prodhuar muzikë të mirë në klubet e natës, Chantel shquhet edhe për sensualitetin e saj dhe format joshëse që gëzon.

Ajo padyshim mund të ishte edhe një nga modelet më simpatike në botë, nëse do t’i kishte hyrë botës së pasarelave.

26-vjeçarja së fundmi është fotografuar me bikini, duke shijuar rrezet e diellit në plazhin e Majemit dhe duket vërtetë mahnitëse.

“Fati” i mashtruesit indian, si u bë shtetas shqiptar brenda ditës

Në Shqipëri mund të hysh si shtetas i huaj dhe brenda ditës bëhesh shqiptar. Por jo kushdo mund ta ketë këtë “fat”.

Ky privilegj i është dhënë vetëm shtetasit Nitin Sandesara, që nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton të ketë marrë pasaportën shqiptare brenda pak orëve.

Ky konkluzion rezulton nga hetimet paraprake të nisura mbi dyshimet se, zyrtarë të institucioneve kanë shpërdoruar detyrën për mënyrën sesi kanë pajisur me pasaportë shqiptare 3 shtetasit indianë, Nitin Sandesara, Chetankumar Sandesara dhe Ditpiben Sandesara.

Nitin Sandesara, pronari i kompanisë farmaceutike që përgjatë 3 viteve ka përvetësuar në Indi gati një miliard dollarë, rezulton të ketë hyrë në vendin tonë në datën 6 shkurt 2018, në orën 13, dhe pikërisht atë ditë ai ka marrë edhe pasaportën shqiptare.

Në kohën që kërkohej në vendin e tij, ai hyn përmes Aeroportit të Rinasit si shtetas indian, qëndron një javë në Tiranë dhe më tej largohet me të njëjtën shtetësi, për t’u rikthyer një vit më vonë, kësaj radhe duke iu treguar autoriteteve në Rinas pasaportën shqiptare.

Ndërkohë, i vëllai i tij Chenatkumar Sandesara kishte hyrë në dhjetor të vitit 2017, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se kur ka hyrë në Shqipëri, Diptin Sandesara, gruaja e njërit prej dy vëllezërve që kërkoheshin në vendin e tyre për skandalin financiar të mashtrimit, por që ndërkohë në Shqipëri jo vetëm kishin marrë pasaporta, por njëri prej tyre kishte marrë edhe mandatin e Konsullit të Nderit në Nigeri.

LAJMI FUNDIT: Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë, sa po ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe disa vetura, raporton gazeta KOHA.

Nuk ka informacione për të lënduar dhe vik.tima nga aksidenti. Informacionet e para të gazetës KOHA nga terreni flasin se veturat e përfshira në aksidet janë tepër të dëmtuar. (koha.mk)

Bind një person tjetër për të kaluar provimin e patentë shoferit në emër të tij, kapen për shkak të letërnjoftimit të rremë

Kundër dy personave nga Shkupi është ngritur akuza për “falsifikim të dokumentit” pasi u kapën me kartë identiteti të falsifikuar, e cila ishte përdorur në procedurën për dhënien e provimit të vozitjes. Një nga të akuzuarit është 26-vjeçari B.R. nga fshati Gllumovë, ndërsa personi i dytë është M.S. i moshës 30 vjeçare nga fshati Svillarë e Poshtme.

M.S. dyshohet për nxitje.

“B.R. me letërnjoftim të falsifikuar ku janë shënuar të dhënat personale të M.S. më 6 shkurt 2019 ka paraqitur provimin e lejes së vozitjes, në emër të personit të dytë, i cili më parë në këmbim i kishte premtuar një shumë të parave”, thonë nga Ministria e Brendshme.