Ballina Blog Faqe 717

Kërcënojnë 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së: Nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA ne nuk votojmë

Tetë deputetët e opozitares VMRO-DPMNE të cilët votuan “për” në fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese janë kundër kërkesës së Lëvizjes BESA në lidhje me nënshtetësinë. Prej atje thonë se nuk duhet që të ndryshohet ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht se duhet që nënshtetësia të ngelet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Portalb.mk.

Nëse pranohet kërkesa e Lëvizjes BESA, që të fshihet fjala “maqedonase”, tetë deputetët sipas të gjitha gjasave do të tërhiqen dhe nuk do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Nuk heqim dorë nga ajo që jemi marrë vesh me Greqinë, gjegjësisht nënshtetësia të jetë maqedonas/qytetar i Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi ynë i fundit. Ky është përfitimi më i madh dhe përforcim i identitetit. Me Greqinë jemi marrë vesh, tani e copëtojmë mes nesh”, thonë nga grupi i deputetëve në të cilin koordinatore është Elizabeta Kan[eska – Milevska.

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se nënshtetësia do të ngelet ashtu si[ jemi marrë vesh me Greqinë. Megjithatë, seanca në të cilën në rend dite janë amendamentet është prolonguar për në ora 15:00, ndërkaq spekulimet janë se Bilall Kasami nuk tërhiqet nga kërkesat e tij.

Gjendje alarmante në Malësinë e Tetovës (Video)

Shumica e rrugëve të malësisë së Sharrit duken kështu siç i shihni. Maksimumi i arritjes në fshatrat e malësisë është deri këtu në vendin e quajtur xhamia e dytë e fshatit Shipkovicë ndërsa rrugët dytësore, pastrohen vetëm siç e shihni, nga banorët.

Më tregoni kur ka pastruar komuna kur e patë për herë të fundit?

Ishte mbrëmë pro sot a bë në hall sërish, ja, kalon po nuk e pastron si duhet. Jo që nuk kalon aspak, por pastrojnë sa për sy e faqe. Komuna duhet ta pastroj jo vetëm të vijë kur duhet vota këtu, nuk jam kundër ardhjes së tyre por punën le ta bëjnë”.

Tani vij, edhe autostrada e Shkupit por edhe këto rrugët nuk janë pastruar, katastrofë janë, edhe me zinxhir shumë problem është, mezi kemi ardhur”.

Rruga nuk luan edhe me vetura të mëdha sidomos nuk lëvizet. Na mbesin makinat i shtyjmë gjithë rrugës vështirë jemi në katunde”.

Dëborë e madhe e pa pastruar është, duhet të marrin masa pak, me vështirësi vihet lartë”. – u shprehën banorët

Situatë edhe më e vështirë paraqitet në fshatrat Brodec, Veshallë e Bozovcë, ku pjerrtësia është ende më e madhe, ndërsa sipas punëtorëve komunal, shkaku i një defekti të ekskavatorit të pastrimit, rruga është vështirë e kalueshme edhe me pajisje zinxhirë.

Nga Komuna e Tetovës, pranojnë se në fshatrat e thellë të malësisë së Sharrit ka pasur probleme, për çka edhe janë angazhuar ekskavatorë dhe makineri shtesë, por nuk precizojnë nëse rrugët janë të kalueshme apo jo në këto fshatra të thellë malor.

Është hasur problem në fshatrat e thellë të malësisë Vicë, Xhermë, Bozovcë, pasiqë bisedohet për kushte shumë të vështira atmosferike dhe temperatura tejet të ulëta. Me këtë rast, në orën 9 të mëngjesit, shtabi i menaxhimit me kriza ka dhënë urdhër për angazhim të makinerisë shtesë në këto vendbanime”. – theksuan nga Komuna e Tetovës

Rrugët me vështirësi kalimi janë edhe në qytetin e Tetovës, ndërsa trotuaret, nuk janë prekur aspak në pjesën më të madhe të tij. Kjo vështirëson edhe lëvizjen në këmbë të qytetarëve.

Sipas paraqitjeve të vetë banorëve, rrugë të bllokuara dhe me vështirësi kalimi, ka edhe në fshatrat malorë të komunës së Zhelinës, Bogovinës dhe Brvenicës./alsat/

Një shkupjan me makinën e tij private pastron trotuaret e qytetit (Video)

Reshjet e borës ditëve të fundit kanë përfshirë gjithë territorin e Maqedonisë dhe kanë shkaktuar telashe në zhvillimin e komunikacionit dhe lëvizjen qytetarëve.

Si çdo herë, edhe këtë vit komunat në gjithë vendin nuk janë angazhuar sa duhet për të pastruar rrugët dhe trotuaret nga bora, ndërsa kjo punë ju ngelet vetë qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një rast i këtillë ka ndodhur në Komunën Qendër të Shkupit, ku është parë një shkupjan i cili trotuarin e ka pastruar me makinën e tij private, të cilën e ka “shndërruar” në ekskavator për pastrimin e borës.

Pamjet nga ky veprim janë përhapur në rrjetet sociale dhe është vlerësuar si gjest i mirë.

https://youtu.be/IyufRVka4Os

Zoran Zaev në panik, deputetja ‘rebele’ nuk dëshiron të votojë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se pret që deputetja Elizabeta Kançeska Milevska të mos votojë për ndryshimet kushtetuese, por nuk u përgjigj konkretisht nëse kjo do të rrezikojë 2/3 e shumicës.

“Kam informata se deputetja Elizabeta Kançeska Mislevska nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese. Deputetja Milevska është koordinatore e grupës së re të deputetëve dhe ajo ka hyrë thellë në procesin e bisedimeve për gjithçka. Punon bukvalisht sikurse ne në Qeveri, krijuesit e amandamenteve. E di që i di të gjitha detajet, gjithsesi vendimin do ta marë ajo vet, grupa e saj e deputetëve, çdo deputet veçmas, madje të gjithë 120 deputetët, dhe 80 që priten. Nuk mund të them që pa një deputet do të ketë 80 vota apo jo. Nuk e di nëse do të jenë 80, 79, 82 apo 78. Askush nuk mund ta dijë këtë”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se pas votimit për amandamentin e parë do të dihet nëse është siguruar 2/3 e shumicës.

“Në hapësirë nuk ka gravitet” dhe disa mite të tjera lidhur me hapësirën

Hapësira ndodhet përreth nesh, dhe është shumë e vështirë ta injorojmë atë. Duke pasur parasysh qindra miliarda yje dhe planetë që përbëjnë vetëm galaktikën tonë, kush mund të fajësohet për mungesën e perspektivës kozmike, edhe kur eksploruesi “InSight” i NASA-s sapo është ulur në planetin Mars për të dërguar të dhëna më të plota?

Si një astronome në Planetarium Adler në Çikago, shpenzoj shumë kohë duke biseduar dhe sqaruar vizitorët tanë mbi pyetjet e tyre mbi hapësirën, si dhe duke hedhur poshtë disa keqkuptimet e vazhdueshme që ata kanë. Ja cilat janë 5 mitet më të zakonshme mbi hapësirën:

Në hapësirë nuk ka gravitet
Kjo është e pasaktë. Nëse s’do të kishte gravitet në hapësirë, nuk do të ishte e mundur që astronautët të silleshin rreth orbitës së Tokën. Ashtu siç e shpjegoi dikur Njutoni, graviteti është tërheqja e ndërsjelltë ndërmjet çdo objekti që ka masë. Këtu në Tokë, ne e përjetojmë gravitetin si peshën tonë, gjë që nënkupton si tërheqjen midis masës sonë dhe Tokës.

Kur një raketë ndodhet në hapësirë, ajo dhe astronautët që gjenden Brenda, e ndjejnë ende tërheqjen gravitacionale të planetit. Pavarësisht se ku ndodhen, ata kanë disa lidhje gravitacionale me objekte – nga planetet deri tek yjet e largët – sado të zbehta mund që të jenë ato. Edhe ju vetë përjetoni tërheqjen e gjithë universit, edhe nëse tërheqja që vini re është nga Toka. Në stacionin e hapësirës, ​​astronautët (dhe vetë stacioni hapsinor) po bien ngadalë drejt Tokës. Astronautët ndihen sikur nuk kanë peshë, pasi ata nuk e përjetojnë tërheqjen e Tokës, ashtu sikur janë në tokë.

Vrimat e zezë, thithin çdo gjë që u afrohet
Mediat kanë prirjen t’i përshkruajnë këto puse të gravitetit, si të ishin vakume kozmike të stërmëdha. “Një vrimë e zezë gëlltiti një yll xhuxh, me 30 përqind të shpejtësisë së dritës”- shkruhej në titullin e një reviste kohët e fundit. Gjithashtu pretendohet se një vrimë e zezë “është në gjendje të gëlltisë gjithë universin”.

Në fakt, vrimat e zeza janë masa materiesh të errëta, të bëra bashkë në një vëllim të vogël, duke krijuar një fushë të madhe gravitacionale. Aty ku fusha e tyre gravitacionale është më e fortë, as objekti më i lehtë apo më i shpejtë në univers, nuk mund të shpëtojë.

Vrimat e zeza, kanë qenë prej kohësh të vështira për t’u studiuar nga astronomët, pasi shumica e të kuptuarit tonë mbi Universin mbështetet në matjen e dritës. Por fakt është që tërheqja e tyre gravitacionale, është e ngjashme me atë të ndonjë objekti tjetër – në varësi të masës dhe distancës. Nëse unë do të mundja ta zëvendësoja magjikisht diellin tonë me një vrimë të zezë, që të kishte sakësisht të njëjtën masë si dielli, Toka jonë do të vazhdonte të orbitonte pikërisht aty ku ndodhet tani.

Dielli është i verdhë
Çdo fëmijë ka pasur ndonjeherë rastin ta pikturojë diellin në ngjyrë të verdhë. Por drita e dukshme, lloji mund ta shohin sytë e njerëzve, është vetëm një pjesë e vogël e energjive të dritës në univers. E përzier bashkë, e gjithë ajo dritë duket e bardhë – por ngjyrat e ylberit, nga e kuqe në vjollcë, janë energji të ndryshme të dritës që mund t’i shohin sytë tuaj.

Me kalimin e kohës, drita nga dielli përplaset në sytë tanë. Ajo udhëton nëpër sistemin diellor dhe përmes atmosferës së Tokës, që e filtron dhe shpërndan rrezatimin diellor para se këtë ta bëjnë sytë. Për shkak se drita më energjinë më të lartë, drita blu e zbehtë shpërndahet më shumë, drita nga dielli që mbërrin këtu në tokë Tokë duket më e verdhë.

Dielli është në flakë
Diellin e përfytyrojmë shpesh të zjarrtë. Astronomët flasin gjithashtu për djegien e hidrogjenit në sipërfaqen e diellit, dhe “Popular Science” shkruan që ne jemi me fat “ai nuk u dogj pak para se të shfaqeshim ne, disa qindra mijëra vjet më parë”. Në rastin e diellit tonë, megjithatë, koncepti i “djegies” është një gabim që bëhet shpesh.

Nuk ka djegie, të ushqyer nga oksigjeni, që çliron energjinë e ruajtur në lëndën djegëse. Yjet gjenerojnë energji përmes shkrirjes, duke copëtuar atomet që gjenden thellë në bërthamat e tyre. Kur atomet e hidrogjenit bëhen bashkë, ato lëshojnë energji, gjë që e bën Diellin të shkëlqejë në univers.

Do të ishte e vështirë të fluturohej nëpër rripin e asteroidëve
Për të kaluar nga Marsi dhe më tej për në Jupiter, duhet të kalohet nëpër rripin e asteroidëve, një rajon hapësinor ku gjendet një numër veçanërisht i madh shkëmbinjsh. Kjo tingëllon e rrezikshme, të paktën për disa fansa të shkencës, të cilëve u vijnë ndër mend skena nga filma “science fiction”, siç është “The Empire Strikes Back”.

Në fakt me shpejtësitë ekstreme që udhëtojnë – dhjetëra mijëra kilometra në orë – asnjë anije hapësinore nuk ka rrezik të përplaset me një asteroid dhe të shkatërrohet. Edhe pse ekzistojnë shumë shkëmbinj që fluturojnë rreth saj zone, në krahasim me rajonet e tjera të hapësirës, ​​ato jane ende tepër larg, mesatarisht qindra mijëra milje. / ScienceMag – Bota.al

Në Turqinë e Erdoganit shtohet numri i ateistëve

“Në Turqi ekziston një lloj detyrimi fetar. E kjo po e pengon një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Aty pyesin: “A është ky islami i vërtetë?”. Kur shikon politikën që  ndjekin pushtetmbajtësit, ajo që po përjetojmë tani është feja islame e epokës dhe e formës fillestare.”

Kështu thotë Ahmet Balyamez. 36-vjeçari e quan veten ateist në 10 vitet e fundit. “Unë vij nga një familje bukur fetare. Agjërimi dhe lutjet kanë qenë për mua normale”, shpjegon ai kohën para se të vendoste të bëhej ateist.

Sipas një ankete të bërë publike së fundi nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, numri i njerëzve që e quajnë veten ateistë po shtohet. Qarqet konservatore fetare thonë, se shoqëria turke është e përbërë 99% prej myslimanëve. Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, ka publikuar të dhënat e saj në vitin 2014, ku thuhet se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimanë. Ndaj sondazhi i fundit ka shkaktuar debate shumë të ashpra në Turqi.

Parë nga të dhënat e fundit të Institutit, numri i ateistëve është trefishuar në 10 vitet e fundit. Ndërkohë që përqindja e atyre që deklarohen si myslimanë ka rënë nga 55 në 51 %.

Studiuesi i teologjisë Cemil Kilic ka botuar shumë libra. Ai është i mendimit se 99 % e popullatës turke janë myslimanë, por shumë prej tyre mendojnë se feja islame luan në radhë të parë një rol kulturor dhe sociologjik.

Si fetarë quhen ata persona, që rregullisht luten, udhëtojnë në Mekë apo mbajnë shami koke, thotë Kilic. Por feja islame është më shumë se një ritual, thekson ai. “Nëse një njeri është fetar apo jo, medoj se kjo duhet të varet edhe nga përkatësia e tij etnike apo vlerat që përfaqëson. Shikuar vetëm nga praktimimi i besimit, atëherë mendoj se në Turqi janë myslimanë vetëm rreth 60 % e njerëzve”, thotë Kilic.

Lutjet dhe pushteti

Studiuesi i referohet kur flet të dhënave të fundit të sondazheve. “Shumica e myslimanëve në Turqi janë si Umajadët e shekullit të shtatë. Lutjet në Kur’an kanë karakterin e kundështimit të padrejtësive. Ndërsa Umajadët i shohin lutjet e përditshme si një akt bindjeje ndaj sulltanit, shtetit dhe pushtetit.”

Në fakt, lutjet janë diçka me të cilat duhet t’i drejtohemi Zotit, thotë Kilic. Por është fakt: Në Turqi kjo nuk është kështu. “Lutjet e rregullta janë bërë një shprehje e bindjes ndaj pushtetit politik. Edhe në xhami dëgjohen gjithnjë e më shumë imamë, të cilët reflektojnë politikanë e pushtetit të tanishëm.”

Kilic e vlerëson këtë debat edhe në kuadër të vlerave universale të njeriut, të vetëdijes dhe arsyes. “Disa nga ateistët u përmbahen vlerave  etike dhe shoqërore më mirë se shumë myslimanë”, pohon Kilic.

Ai rikujton se Turqia në 17 vitet e fundit qeveriset nga pushtetarë fetarë. Në pyetjen nëse njerëzit në Turqi janë bërë gjatë kësaj kohe më fetarë, ai përgjigjet negativisht: “Njerëzit kundërshtojnë kuptimin e tanishëm të fesë nga pushtetarët, nga sektet dhe shoqatat fetare dhe kështu shprehin qëndrimin ndaj Ministrisë për Çështje Fetare dhe qeveritarëve. Ata e kundërshtojnë këtë lloj feje dhe devotshmërie.”

“Ateistët kanë pasur të drejtë”

Selin Özkohen është kryetari i shoqatës së ateistëve. Erdogani ka për qëllim që të ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj shumë prej tyre janë larguar nga feja.

“Përveç kësaj, kohët e fundit e kanë diskredituar veten edhe sektet dhe bashkësitë fetare. Ne kaherë kemi thënë se shteti nuk duhet të qeverisë me shoqatat fetare dhe kemi pasur të drejtë. E gjitha kjo të çon në konkludimin se njerëzit fetarë po ia kthejnë shpinën fesë dhe për shkaqe humanitare po bëhen ateistë. Sot njerëzit janë më të guximshëm dhe thonë se janë ateistë. Ky mund të jetë edhe shkaku i rritjes së numrit të ateistëve në sondazhet e fundit.”

Özkohen është i sigurt: Devotshmëria mund ta çojë një shoqëri vetëm në kaos. “Fetarët bëjnë puçe kundër njëri-tjetrit, ndërsa vet jetojnë në luks. Njerëzit e kanë kuptuar këtë lloj kaosi dhe janë distancuar nga ata. E nëse duam të besojmë me arsye dhe mendje të shëndoshë, dhe të reflektojmë ndaj gjërave, atëherë bëhemi ateistë.”

Ateistët në Turqi ende janë nën presionin e shoqërisë dhe nuk mund të flasin hapur, shpjegon Özkohen. Shkaku është – politika.

“Presioni ndërkohë ka filluar edhe në rajone të ndryshme dhe në xhami. Këtë e dëshmon edhe fakti që sot në vitin 2019 e kemi fenë si një lëndë të detyrueshme në shkolla”, pohon ai.

Tunca Ögreten

“Shtetësia maqedonase” është diçka e përzier me kos!

Në nenin 4 paragrafi 1 të kushtetutës së RM shkruan:
(cit..)

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Sa për kujtesë në Ligjin për shtetësinë të vitit 1977 të RSM është shkruar ;
Për qytetarët e Republikës Socialiste të Maqedonisë EKZISTON SHTETËSIA e Republikës Socilaiste të Maqedonisë.

,,Shtetësia e RM,, dhe ,,shtetësia Maqedonase,, nuk janë njëjtë, kjo e dyta përzien diçka me kos, kjo është çështja !
( q.aliu )

BLLOKOHET RRUGA DIBËR MAVROVË, AFËR BIGORSKIT (VIDEO)

“BLLOKOHET RRUGA DIBËR MAVROVË, AFËR BIGORSKIT”, shkruan Fisnik Dika në profilin e tij në Facebook dhe publikon këto pamje nga vendi i ngjarjes, transmeton Tetova News.

Komuna e Zhelinës ka një lajm urgjent për banorët e saj

Të dashur qytetarë,

Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe orët e pasdites së sotme, me ç’rast kanë vështirësuar qarkullimin thuajse në të gjitha vendbanimet e komunës së Zhelinës.

Megjithatë, pavarësisht reshjeve intensive, Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me ekipet e angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora, vazhdon të monitorojë gjendjen dhe të sigurojë mirëmbajtjen e rrugëve me qëllim që rrugët të jenë të kalueshme.

Dëshirojmë që t’ju sigurojmë se jemi duke e përcjellur situatën në terren dhe se janë ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme edhe nga kontraktorët.

Apelohet që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në akset malore dhe të shfrytëzojnë pajisjet adekuate që lehtësojnë komunikacionin.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin!

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim

Zaev: Kërkohet zgjidhje e mundshme me Lëvizjen BESA, identiteti nuk është i rrezikuar

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende është në bisedime me Lëvizjen BESA të Bilall Kasamit për gjetjen e formulimit teknik lidhur me shtetësinë me qëllim të sigurimit të 80 deputetëve të nevojshëm për miratimin e amandamenteve kushtetuese.

“BESA është parimisht e vendosur për këtë çështje, siç janë edhe të tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, dhe janë “të parët të cilët janë për mbrojtje të identitetit të Maqedonisë”. Thelbi i Lëvizjes BESA është që përmes formulimit të maqedonas /qytetar i RMV të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët dhe të gjithë të tjerët në shtet do të jenë maqedonas. Ky është thelbi. Po kërkohen aspektet teknike për zgjidhje. Gjithsesi shtetësia është e Maqedonisë dhe ashtu do të mbetet. Për këtë nuk ka dilemë. BESA nuk kërkon të ndryshohet identiteti apo ngjashëm. Syri i zgjuar i tetë deputetëve mu këtë po e bën si edhe ne dhe deputetët e tjerë. Po punojmë që të gjendet zgjidhje për formulimet teknike si shtetësia për të gjithë të jetë maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërkaq megjithatë, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike të mos jenë maqedonas”, tha Zaev në konferencën për shtyp pas promovimit të operatorit të autorizuar ekonomik.

Ai shtoi se maqedonasit në shtet nuk duhet të frikësohen se ndonjë parti shqiptare apo deputet shqiptar kërkon të rrezikohet identiteti.

“Të gjithë angazhohemi që ai identitet, që ishte kontestuar, përfundimisht të jetë i garantuar. Shqiptarët e bënë atë edhe në referendum edhe me mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht edhe ne maqedonasit nuk kemi për qëllim që ndonjë ndjenjë apo përkatësi etnike ta ndryshojmë. Ato janë vlera dhe të drejta njerëzore”, tha kryeministri.

Zaev përsëriti se numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët do t’i mbështesin amandamentet kushtetuese do të dihet në momentin e votimit. Pret që kjo të shihet që sot apo gjatë votimit për amandamentin e parë në Kuvend.

“Përgjegjësia në fund është e deputetëve dhe besoj se do të gjejnë forca të mblidhen dy të tretat përkatësisht 80 deputetë në mënyrë që të votohen amandamentet sepse më pas pason edhe votimi në Parlamentin grek”, thotë Zaev dhe shfaqi bindje se “nëse jemi kreativë, do të gjejmë zgjidhje”.

Ai tha se nuk mundet për momentin të thotë se janë siguruar 80 deputetë, por edhe se është i gatshëm ta ndërmarrë pjesën e vet të përgjegjësisë.

“Secili duhet ta ndërmarrë përgjegjësinë për procesin. Nëse nuk ka shumicë pason Këshilli qendror i LSDM-së dhe bartja e përgjegjësisë. Vendosëm gjithçka në këtë letër. Në politikë, siç merren meritat, ashtu bartet edhe përgjegjësia. Nuk kam paragjykime, erdhi momenti i përgjegjësisë. Ose do të jemi 80 ose do të pasojë përgjegjësia”, thotë kryeministri Zaev, dhe me atë rast nënvizon se megjithatë beson dhe pret që të sigurohet shumica e nevojshme.

Vazhdojnë negociatat Besa-Zaev, vështirë të arrihet marrëveshje

Alsat mëson se marrëveshja mes Lëvizjes Besa dhe Qeverisë vështirë do të arrihet. Burimet shtojnë se negociatat nuk kanë dështuar por Zaev ka reteruar nga qëndrimet e dy dite më parë. Tani, siç mëson Alsat, Zaev nuk pranon as edhe në Ligjin Kushtetues të vendoset përcaktimi i shtetësisë si vijon: shtësia e Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se Besa ka pranuar që për maqedonasit të vlejë shtetësia “maqedonase”, por assesi për shqiptarët. Takimet do të vazhdojnë në nivel partiak, ndërsa deputeti Fadil Zendeli mësohet të ketë lëshuar Kuvendin dhe nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike derisa Zaev nuk pranon kërkesat e Lëvizjes Besa.

Tetovarit i zhduket nëna 40-vjeçare, kërkon ndihmën e policisë

Është zhdukur 40-vjeçarja me inicialet S.M. nga Tetova.

Kallëzimin në polici e ka bërë tetovari me inicialet J.G., 19 vjeçar.

Paraqitja e rastit në polici është bërë më 10 janar, rreth orës 2.

Ai ka deklaruar se e ëma e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më dhe se i ka humbur kontaktet me të.

Policia po heton rastin dhe po punon për gjetjen e saj./TetovaNews

Zaev: Shumicë ende nuk ka, do ta mësojmë në ditën e votimit (VIDEO)

Shumicë prej dy të tretave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ende nuk ka, deklaroi sonte kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Tv Sitel dhe shtoi se kjo do të dihet në vetë aktin e votimit. Megjithatë shprehu besim se tërë procesi do të kalojë edhe në Maqedonisë, por edhe në Greqinë fqinje, sepse dy vendet dëshirojnë përfundimisht që t’i jepet fund kontestit prej tre dekadave.

Sqaroi se secili amendament konfirmohet me shumicë të thjeshtë, më pas hapet debati i përgjithshëm, pastaj debati për tekstet dhe secili amendament individualisht votohet me shumicë prej dy të tretave. Pastaj votohet për të gjitha amendamentet së bashku me shumicën prej dy të tretave dhe në fund hapet ligji kushtetues, për miratimin e të cilit gjithashtu është e nevojshme shumicë prej dy të tretave.

Theksoi se tërë procesi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës është inkluziv. Theksoi se kërkesat e Aleancës për Shqiptarët ishin nga aspekti teknik dhe ato janë pranuar, ndërsa lidhur me kërkesat tjera, për të cilat bisedohet, sqaroi se po kërkohet zgjidhja më e mirë për qytetarët me prejardhje shqiptare.

“Lidhur me pjesën tjetër për të cilën bisedohet absolutisht kërkohet zgjidhje, sepspe në shtetësi shkruan maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore , të mos nominohen si maqedonas ose se janë shqiptarë dhe megjithatë janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore ose deri më tani Republikës së Maqedonisë . Në një konstelacion të tillë besoj se do të gjejmë një zgjidhje, këtu kërkohet mënyra”, theksoi Zaev.

Lidhur me pakënaqësinë e atyre të cilët protestojnë, opozita, qytetarët nga diaspora dhe nëse kthehet mbrapa sërish do ta pranojë Marrëveshjen, Zaev u përgjigj se Maqedonia 27 vite ka tentuar që të zgjidhet çështja dhe se nga ai këndvështrim tani përfundimisht është bërë tentim që të mbyllet kjo çështje.

“Do të kemi një shtet të njohur nga të gjithë, popull, të cilin më askush nuk e konteston, gjuhë maqedonase të njohur nga të gjithë, diçka për çka kanë luftuar paraardhësit tanë. Më në fund nuk kemi çështje bilaterale të hapur me askënd”, thotë ai dhe shton se është i paktë numri i atyre qytetarëve të cilët kundërshtojnë, ndërsa opozita e cila nuk e pranon këtë zgjidhje nuk ofron asnjë alternativë.

Me Marrëveshjen, shtoi Zaev, mbrohet Maqedonia në një kohë kur zgjidhen çështjet e Ballkanit. Përmendi se me të vendi mbrohet edhe ekonomikisht. “Pa BE nuk ka rritje ekonomike dhe progres. Të gjithë e dinë se as për mua, as për cilin do tjetër nuk do të ekzistojë shans i dytë, nëse këtë e lëshojmë”, shtoi ai dhe theksoi se për Maqedoninë përveç NATO dhe BE nuk ka alternativë tjetër.

Shfaqi bindje se tërë procesi rreth Marrëveshjes do të përfundojë edhe në Greqi, duke shtuar se edhe ai vend dëshiron t’i japë fund kontestit dhjetëvjeçar. “Nga vetë zgjidhja e deri më sot tregtia me Greqinë është rritur për 18,7 për qind, eksporti rritet për 16,4 për qind. Kemi përfitime serioze që në paralajmërimin e Marrëveshjes, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi”, theksoi kryeministri.

Edhe Lupço Georgievski mendon se Prokuroria Speciale po e amniston BDI-në (VIDEO)

Ish-kryeministri, Lupço Georgievski, në emisionin e mbrëmshëm Analiza të Tv 24 deklaroi se Prokuroria Speciale nuk ka akuza kundër BDI-së edhe pse edhe ata ishin 8 vjet në pushtet me VMRO-DPMNE, transmeton Tetova News.

Sipas kësaj, ai mendon se BDI është amnistuar. Georgievski thotë se është mirë që kryeministri Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska bënë thirrje për pajtim, edhe pse ishin të dëmtuar gjatë sulmit të 27 prillit.

Për amnestinë thotë se nuk duhet ta harrojmë se Zaev dhe LSDM nuk i kanë 80 deputetë.

Për ikjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, thotë se nuk është problem ikja e tij, por kush e lejoi të largohet dhe kush po e ruan atje./tetova.com

Zaev: Bisedojmë ende, do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për shqiptarët

Dy e treta e shumicës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ende mungon, dhe kjo do të dihet vetëm me aktin e votimit, njoftoi Zoran Zaev për Sitel, transmeton Portalb.mk.

Gjithsesi, Zaev beson që i gjithë procesi do të kalojë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Greqi, pasi që të dy shtetet duan që t’u jepet fund mosmarrveshjeve tridhjetë vjeçare.

Kërkesa e Aleancës për Shqiptarët, ashtu siç thuhet, ishte kërkesë teknike dhe është pranuar, ndërsa për kërkesat tjera, siç janë kërkesat e Lëvizjes Besa, të cilat janë në diskutim, ai njofton që po kërkohet zgjidhje më e mirë për shqiptarët.

“Lidhur me pjesën tjetër të diskutimit, patjetër që kërkohet një zgjidhje, pasi që nënshtetësia shkruhet si një shtetas maqedonas / shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, për të mos u emëruar si maqedonas, edhe pse janë shqiptarë dhe ende janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore apo deri më tani Republika e Maqedonisë . Në një konstelacion të tillë unë besoj se do të gjejmë një zgjidhje” tha Zaev.

Sipas Zaev, marrëveshja mbron Maqedoninë në një kohë kur zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin. Ai shtoi se Marrëveshja e mbron vendin ekonomikisht.

Dimri dhe rreziku nga infarkti në këtë stinë

Mes sporteve dimërore, afateve për të mbyllur në punë dhe pushimeve të verës dhe ushqimeve, kardiologët suedezë kanë ngritur alarmin: sulmet në zemër në dimër janë më të shpeshta
Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje nëse vuani ose jeni në rrezik të sëmundjeve të zemrës.

Cila është lidhja mes të ftohtit dhe infarktit?

Ushqimi, alkooli, por mbi të gjitha të ftohtit janë përgjegjësit kryesorë për kulmin e infarkteve që regjistrohen natën ndërmjet 24 dhe 25 dhjetorit.

Gabimi i shumë faktorëve, ndër të cilët temperaturat e ulëta dhe fakti që enët e gjakut të disa njerëzve në rrezik nuk janë gjithmonë në shëndet të përsosur, gjatë festave të fundvitit dhe pas, ka një rritje prej 37% të sulmeve në zemër, ndërsa rritja zgjerohet në + 27% të ditës së nesërme dhe bie me + 20% më 1 janar.

Studimet që tregojnë se i ftohti i madh është një rrezik i mundshëm për zemrën janë të shumta. Gjithashtu, në Suedi një studim i publikuar në “Jama” ka treguar se në ditët me temperaturë nën 0 °C rritet numri i infarkteve.

Vasokonstrikcioni në fakt mund të shkaktojë shkatërrimin e pllakave aterosklerotike. Rritja e vetme me 8 gradë e temperaturës zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër me 3%.

Shmangni sforcimet dhe qëndrimin në të ftohtë

Lidhja midis lodhjes dhe temperaturës polare mund të jetë një armik i vërtetë për zemrën dhe të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër deri në 34%. Edhe infeksionet e frymëmarrjes rritin deri në 6 herë rrezikun e marrjes së një sulmi në zemër.

Kështu që sugjerimi është të zvogëlohet ekspozimi ndaj të ftohtit përmes veshjeve dhe ngrohjes së duhur, duke shmangur sforcimet kur temperaturat janë nën zero ose sportet dimërore të domosdoshme.

Mundësia e një infarkti është gjithashtu e konsiderueshme, sidomos nëse zgjidhni aktivitetin fizik në mëngjes, midis 6 dhe 10, kur probabiliteti i ngjarjeve kardiovaskulare është maksimal brenda 24 orëve.

Gjaku trashet kur moti është i ftohët, gjë e cila e rritë shtypjen e gjakut. Ekspertët thonë që të kujdeseni më shumë për veten gjatë ditëve të ftohta.

Të rrezikuar janë edhe personat me astma, për të cilët ekspertët thonë se ushtrimet fizike në ajër të ftohët mund t’ua shkaktojnë sulmin në zemër. Ata duhet të kenë shumë kujdes dhe ta mbështjellin gojën me një shall.

Ndër tjerash, gripi, skuqja e fytit dhe norovirusi janë më të zakonshmet mes temperaturave të ftohta./Gazeta Express/

Dashuri me Google Translate, historia e vajzës britanike me djalin nga Italia

Një çifti të rinjsh ja kushtojnë të gjith dashurinë e tyre përkthyesit online të Google-it, pasi vendosën të lidheshin me njëri tjetrin edhe pse asnjëri nuk e kuptonte gjuhën që fliste tjetri.

Chloe Smith, 23 vjeç nga Wolverhamptoni i Anglisë dhe ai i cili tani është i dashuri i saj, Daniele Marisco, 25 vjeç nga Napoli, u takuan në një klub nate në Ibiza para dy vjetësh. Ata jo vetëm që kishin vështirësi për të dëgjuar njëri tjetrin nga muzika tekno në sfond por nuk thonin dot asnjë fjalë në momentin e parë që qëndruan afër. Gjithsesi kjo nuk i pengoi që të binin në dashuri me shikim të parë dhe që të komunikonin me anë të Google Translate, apo duke parë video me titra dhe përkthim.

Tani ata jetojnë së bashku në jug të Londrës, ku Chloe punon si artiste makeup-i, ndërsa Daniele është banakier në një restorant Italian. Pas dy vitesh duke përdorur përkthyesin online tani ata kanë mësuar të dy të flasin italisht dhe anglisht, në mënyrë që të bëjnë të mundur që lidhja e tyre të zgjasë sa më shumë. Çifti u përmirësua në mësimin e gjuhës, vetëm duke folur me njëri tjetrin pa marrë mësime ose duke ndjekur ndonjë kurs.

“Kishte diçka që më emocioni tek Daniele, fakti që nuk e merrnim vesh njëri tjetrin nuk ishte problem”- thotë Chloe, e cila shton: “Nuk kam pasur kurrë lidhje me një të huaj, por e pëlqeva menjëherë dhe e dija që ai do mësonte anglisht një ditë. Ndonjëherë duhe të bësh gjëra për dashurinë.”

Ndërkohë Daniele është shprehur: “Chloe në fillim fliste dhe qeshte shumë, por unë nuk e kuptoja fare. E vetmja gjë që dija ishte se kisha përpara dikë të veçantë. Ne donim të ishim bashkë që nga moment i parë kur u takuam dhe kështu ndodhi. Ajo më ka mësuar të flas anglisht ndërsa unë e kam mësuar që të gatuajë ushqime italiane. I kemi provuar çdo njeriu që ne të dy jemi bërë për njëri tjetrin. Chloe është shpirti im binjak.”

Biznesmeni që humbi 830 mijë euro në një transfertë “online”

Top Story, duke iu referuar rasteve konkrete nga mashtrimet “online”, solli ekskluzivisht një rast më të rëndë nga mashtrimet “online”, i cili lidhet me grabitjen e një transferte prej 838 mijë eurosh të një biznesmeni të rëndësishëm nga Tirana, me inicialet F.H.

Ai ka disa kompani, mes tyre edhe një fabrikë mielli. Hakerat kishin ndërhyrë në e-mailin e biznesmenit, duke i ndryshuar numrin e llogarisë për derdhjen e shumës.

Paratë kishin si destinacion një kompani në Francë, por ato përfunduan në një bankë në Budapest të Hungarisë, e më pas brenda 48 orëve u shpërndanë me shpejtësi në 10 llogari të tjera në Nigeri. Të gjitha paratë humbën. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë, ndërkohë që sot e kësaj dite nuk ka asnjë përgjigje nga Hungaria dhe Nigeria për letërporositë e nisura nga Shqipëria.

Grabitja e parave “online” është kthyer në shqetësimin kryesor në Shqipëri. Në një memo të siguruar nga Top Story, shihet që Sektori i Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit vuan nga mungesa e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të hetuar grabitjet virtuale.

Në një tjetër rast, një biznesmeni që merret me tregtinë e hekurit nga Elbasani, i janë grabitur plot 530 mijë euro në të njëjtën formë.

Kamera e fshehtë/ Drejtoresha e Channel One pushohet nga puna (VIDEO)

Kamera e fshehtë/ Drejtoresha e Channel One pushohet nga puna:

Strugë, rrugët të pa pastruara nga bora (VIDEO+FOTO)

Struga dhe Ohri prej sot në mëngjes janë nën dëborë. Rrugët dhe trotuaret e qytetit të Strugës nuk janë pastruar. Pa pastruar është edhe rruga Ohër-strugë, si dhe aksi rrugor Kërçovë- Ohër. Qytetarët janë të revoltuar, por edhe përskaj përpjekjeve për pastrimin e borës, thuajse është e pamundur, sepse në rajon ka reshje të dendur të borës. Qytetarët nga më shumë vendbanime thonë se aspak nuk ka kaluar mekanizimi ndërtimor në vendbanimet e tyre.

Nga komuna e Strugës thonë se Ekipet e Ndërmarrjes komunale –Strugë dhe kompanitë e angazhuara për pastrimin e rrugëve kanë punuar në pastrimin e borës në çarshi, shëtitoret buzë liqenit dhe trotuaret në qytet, si dhe rrugët në gjitha lagjet e qytetit.

Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve për shkak të efikasitetit dhe shmangies së pengesave të mundshme në komunikacion, të mos i parkojnë automobilat nëpër rrugë sidomos në qendrën e qytetit, pasi kjo e vështirëson punën e tyre. Reaguan edhe nga Aleanca për shqiptarët në Strugë të cilët thonë se bora që bie nga mëngjesi i sotëm i ka befasuar autoritetet e komunës. Udhëheqësit e komunës flinë gjumë, ndërsa realizuesit e kontraktuar për pastrimin e borës presin dikush të kujtohet ose të ndalojnë të reshurat e borës, thonë nga Aleanca, ndërsa qytetarët nuk munden t’i kryejnë obligimet e tyre të përditshme.

https://youtu.be/X3bsHcuKIx4