Këngëtarja e njohur Big Mama tanimë po njihet edhe si moderatore e këndshme.
Ajo ka një emision javor, shkruan arbresh.info. Edhe jeta e saj private diskutohet shumë në mediat rozë.
Pasi i dha fund lidhjes së saj ajo nuk po rri rehat.
n’ZOOM ka realizuar një intervistë me të ku vetë ajo e përmendi se si duhet të jetë mashkulli që ajo e dëshiron.
A po jep ajo shenja që ka gjetur një të dashur të ri?
Detajet i mësoni tek intervista e saj./arbresh.info
– Cila është ajo dorë e fshehur që pengon procesin e integrimit në NATO siç pretendon zv/kryeministri Bujar Osmani?
– Përse ngatërrohet interesi shqiptar me influencat e fuqive të mëdha?
– Do lëshojë pe kryeministri duke pranuar kërkesat e Lëvizjes Besa, do lëshojë pe kryetari i Besës duke votuar ndryshimet pa kushte, nuk do të lëshojë pe asnjëra palë duke dështuar të dy palët, apo do të ndodhë më e mira, ku Zaev do të mbështesë kërkesat dhe Besa do të votojë ndryshimet kushtetuese?
Afro 200 trena dy katësh, të shpejtë dhe me rrymë priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, përderisa 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.
Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhiner me prejardhje nga Kosova, babai i të cilit emigroi në Francë, për ta marrë pastaj pjesën tjetër të familjes në vitet e 90-ta.
Alilaj që ishte lindur e rritur në Komunën e Rahovecit, vazhdoi shkollimin në Francë si inxhinier e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.
Ai tani punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë të cilët funksionojnë me rrymë të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.
Ky menaxher për kallxo.com tregoi për mënyrën se si u shkollua dhe u avancua në karrierë pas shpërnguljes në Francë.
“Falë angazhimit të prindërve u kanë pak vështirësi me e kalu barrierën e gjuhës se gjuha franceze është një gjuhë e vështirë por falë angazhimit, strukturës dhe kushteve që i ofron shkolla në Francë dhe falë këtij angazhimi kam arritur të përfundoj shkollën e inxhinierisë në Francë”, tha Halilaj
Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigant në Zvicër
“Projektin të cilin jemi tash duke punu është një projekt për Zvicrën, bëhet fjalë për 200 trena. Është treni dy katësh, shpejtësia e këtij treni është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin. Trenat të cilët i prodhojmë ne funksionojnë me rrymë, 15 kiloëatë. E kanë një sistem që ia lejon trenit të shkojë me shpejtësi më të madhe edhe konfori i pasagjerit është më i madh, nuk i ndjen lëvizjet e trenit”, tha Halilaj
Alilaj tregoi se faza e parë e këtij projekti parasheh 62 trena, ndërsa 12 prej tyre veçse kanë filluar qarkullimin nëpër Zvicërr.
Sipas Alilajt, përfundimi i një treni të vetëm e ka koston afro 30 milionë euro.
Të qenurit fëmijë i një emigranti nuk e pengoi Xhinolin në karrierën e tij.
Megjithatë, ai thotë se ekziston një dozë paragjykimi për shqiptarët në Zvicër megjithëse këta të fundit janë në numër të madh atje.
“Besoj që ekziston një lloj diskriminimi ndoshta i vogël ose një paragjykim por kur të fillojmë me punu, kur ta shohin angazhimin zakonisht ajo harrohet dhe për momentin puna shkon në mënyrë të mirë. Në Zvicër dihet që ka shqiptarë shumë, punoj [me shqiptarë], por në rrjetin menaxherial nuk kam, më shumë janë operatorë që e bëjnë montimin e trenit, më shumë teknik”, tha Alilaj.
Përveç Gjinonit, në projektin e trenave punon edhe vëllai i tij i madh, Enver Alilaj, në fushën e konfiguracionit të trenave. /kallxo
Debati për përdorimin e teknologjisë dhe pasojat tek fëmijët e vegjël vijon të jetë i gjallë në botën e shkencës. Së fundmi, studimet e Shoqatës së Pediatërve në Britaninë e Madhe tregojnë se nuk është përdorimi në vetvete i dëmshëm, por kohëzgjatja. Sipas tyre nuk ka ende prova të sakta shkencore për dëmtim nga përdorimi, por pediatrët theksojnë se duhet kufizuar dhe të evitohet përdorimi i teknologjisë gjatë mbrëmjes.
Reduktimi duhet bërë mbi të gjitha pasi merr kohë nga aktivitete të tjera shumë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të të vegjëlve, siç janë sporti apo studimi. Ndërkohë që sipas tyre përdorimi i duhur nuk bën dëm, përkundrazi mund të stimulojnë fëmijët.
Rekomandimet e reja të Shoqatës Pediatrike angleze mbërrijnë pas studimeve të kryera mbi këtë argument, sipas të cilave pjesa më e madhe e rezultateve janë bazuar në analizimin mbi kohën e qëndrimit para televizorit, smartphone-ve dhe kompjuterëve.
Ndërkohë që lidhje të ngushta janë gjetur midis qëndrimit të zgjatur para ekraneve teknologjike dhe obezitetit, lidhje që është theksuar nga shumë studime të tjera të mëparshme. Ajo që nënvizohet në raport është fakti se nuk ka prova shkencore që teknologjia është toksike.
32-vjeçari me inicialet I.S nga Gostivari, dje (8 janar 2019) ka bërë një kallëzim në stacionin policor të Gostivarit.
Ai ka paraqitur rastin e zhdukjes së motrës së tij 28-vjeçare me inicialet Sh.T, informon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, transmeton Tetova News
28-vjeçarja është larguar pardje nga shtëpia e tyre në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, rreth orës 18 dhe nuk është kthyer më.
Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të zhdukurës./tetova.com
Autoritetet policore arrestuan pasditen e kësaj të mërkure gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, si dhe psikologen po pranë kësaj gjykate, Elona Meçani. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të bërë mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan. Me anë të kameras së fshehtë tregohej sesi 50-vjeçari Hysi shfaqej duke marrë 500 euro ryshfet dhe kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë asaj kujdestarinë e fëmijës. Ndërsa psikologia 28-vjeçare bënte rolin e sekseres.
“Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: Roland Hysi, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier; Elona Meçani, 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, thotë Policia e Shtetit në një njoftim për mediat.
Hysi dhe Meçani ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Për ta gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi se nëna e divorcuar takohej në ambientet e një hoteli në Fier me gjyqtarin Hysi, atje ku jepte edhe shumën prej 500 eurosh për të marrë vendimin në favor të saj. Por gjyqtari Hysi nuk mjaftohej vetëm me paratë, pasi kërkonte edhe favore seksuale prej saj.
Por pas hedhjes së shortit, çështja do të shqyrtohej nga gjyqtari Taulant Banushi dhe sërish psikologia Elona Meçani luajti rolin e sekseres dhe denoncueses iu desh të paguante ryshfet edhe 500 Euro të tjera.
Pas këtij skandali reagoi edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, që tha se ky rast ka cenuar rëndë figurën e gjyqtarit.
“KLGJ nxit shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse dhe shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për ngjarjen dhe për implikimin e mundshëm të gjyqtarit apo gjyqtarëve të përmendur në emisionin investigativ “STOP”.
KLGJ garantoi se do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë për çdo rast korruptiv në gjykatat shqiptare.
Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Fatkeqja është 42-vjeçarja Mirela Sakolli, ndërsa të plagosur kanë mbetur Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Në timonin e automjetit BMW ishte 53-vjeçari Salia, i cili sipas policisë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
42-vjeçarja Sakolli ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.
E ndjera dhe dy të lënduarit ishin të gjithë nga Berati. Sipas ABC News, ata po ktheheshin nga spitali i Tiranës për në shtëpi, pasi Majlinda Salia sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet.
Dyshimet janë se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në këtë segment, megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./tvklan.al
Një Princ shqiptar në Paris? Kur dhe në ç’kohë? Vallë bëhet fjalë për Esat Pashë Toptanin që në selinë e tij «qeveritare» në Hôtel Continental, pranë Place de la Concorde të Parisit, i cili paraqitej kudo si Princ i Shqipërisë apo Alejandro Kastriota, ky pinjoll i një prej degëzimeve të familjes Kastrioti, që si «Princ», ishte pretedent i fronit të Shqipërisë, krahas Princit De Wied në vitin 1913? I zemëruar ndaj këtij të fundit, poeti i famshëm Apollinaire kishte shkruar artikullin e njohur “Tri Princër të rremë të Shqipërisë», botuar në gazetën L’Européen… Jo, është fjala thjesht për një emigrant shqiptar, që s’kishte asgjë mbretërore në gjakun e tij, i cili në fillimet e shekullit XX kishte zbarkuar në Paris, pikërisht atëherë kur Evropa mendonte për një Princ të huaj për Shqipërinë.
Ka një treg të madh vjetërsirash në Paris, i cili gjëndet në periferi të qytetit, në Porte de Saint-Ouen.
Thuhet treg vjetërsirash meqë janë gjëra të përdorura, por në fakt është një botë objektesh nga më të habitshme dhe shpesh me shumë vlera, ku gëlojnë antikuarët e gjithë botës, deri nga Amerika, të cilët vijnë të gjejnë objekte që u përkasin epokave të kaluara. Mjafton të hysh në labirinthet e tij për tu gjëndur pas pak midis uniformash të vjetra ushtarake të ushtrisë mbretërore apo napoleoniane, midis mobiljeve të stilit Louis XIV apo Louis XV, tablo të vjetra, afishe, kartpostale të shekullit XIX, maska afrikane, etj. Ja pse para disa vitesh regjisori i njohur Woody Allen erdhi këtu të xhironte një skenë filmi, i tërhequr në mënyrë të veçantë për rrugicat dredharake e frakturat e këtij tregu gjigand, ku çdo ditë vizitohet nga 120.000 njerëz.
Tregu MALIK gjëndet pikërisht këtu, përkrah tregut «Biron» apo «Vernaison», por të gjithë sëbashku përbëjnë një ansambël tepër tërheqës, që rrallë e gjen në një vend tjetër të botës. Sidoqoftë, sapo zbret nga metroja dhe shkon drejt këtij pazari gjigand, të bije në sy tabela ku shkruhet MALIK. Kisha shkuar disa herë në këtë vend të zhurmshëm, ku gëlojnë dhjetra mijra njerëz në kërkim të objekteve të rralla. Janë të kombësive të ndryshme: francezë, italianë, afrikanë, ballkanikë, aziatikë. Kohët e fundit, aty është vendosur dhe një shqiptar që ka hapur një dyqan mobiljesh antike. Dhe kjo gjë atë e pasionon. Por gjithnjë ai emër, MALIK më kishte intriguar.
Vallë një emër shqiptar?… Dhe kështu, duke u interesuar, zbulova më së fundi se krijuesi i parë i këtij pazari të madh të «Porte de Saint-Ouen» kishte qënë shqiptari Maliq Hajrullahu, një shqiptar që kishte ardhur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ashtu siç kishin ardhur dhe disa shqiptarë të tjerë nga bregu i jugut shqiptar apo nga Përmeti, Leskoviku, etj, të cilët ishin futur në «La Legion Etrangère», një formacion ushtarak me njerëz të kombësive të ndryshme, të cilët, pas luftës, kishin të drejtë të merrnin kombësinë franceze, meqë kishin luftuar për Francën.
«Peshkatarët e hënave»
Kur Maliq Hajrullahu kishte zbarkuar në Paris, pas një eksperience të vështirë në kryeqytetin francez, ai arriti të blejë restorantin e një italiani, «A Piccolo», dhe më pas bleu një terren prej 3000m ² që shkonte nga cepi i Parisit në rrugën «Jules Valles» të Saint-Ouen dhe pikërisht aty, ai krijoi një treg të hapur objektesh të vjetra, duke ngritur dy shtylla hekuri me xhama të mëdha. Në fakt, që prej shumë kohe këto tregje ishin hapur në Paris dhe së pari në vitin 1350 në sheshin e kishës Saint-Medard, nga vetë peshkopi i kishës.
Por ato lulëzuan më shumë në shekullin e XIX. Çuditërisht, për disa dhjetvjeçarë ato u zhdukën deri sa të shfaqej ky shqiptar. Ata që shisnin atje quheshin në atë kohë «chiffoniers» («leckaxhinj») apo «pecheurs de lune», («peshkatarë hënash») dhe vendet ku shiteshin objektet quheshin «cours des miracles», (oborret e mrekullive», etj.
Pra Maliq Hajrullahu, ky shqiptar i zgjuar mori një nismë të guximshme: rihapjen e tregjeve të vjetërsirave, të quajtur «Marchés aux Puces», (apo në frëngjisht («Tregjet e Pleshtave»). Kështu pas këtij shqiptari apo në të njëjtën kohë me të, (1919-1920), ishte dhe Romain Vernaison dhe Paul Bert që erdhën të hapin tregjet e tyre. Në vitet 30-50’, Maliq Hajrullahu njihej në mjedisin francez si
«Princi Malik», meqë gërma «Q», shqiptohet në «K». “Malik u martua më pas me një franceze nga Mesle-sur-Sarte e Normandisë dhe kishte një djalë, – më thoshte një ditë vajza e një emigranti shqiptar, Alice Shushi. Madje ajo mbante mend se një ditë ai i kishte sjellë tek i ati në restorant, një kukull të bukur… Ai mbahej si një zotëri i madh, me kostum e kravatë, prandaj dhe nisën ta thërrasin “Princi Malik”. Ajo e kishte njohur «princin» Malik që kur ishte adoleshente. “Vërtet, qëndronte si fisnik, me shtatin e tij të lartë dhe lëvizjet e tij hijerënda. Ishte mik i babait. Por megjithatë ishte një njeri i qeshur.
Vinte shpesh në restorant, madje dhe kur mblidheshin shqiptarët në darkat e zhurmshme dhe plot këngë të “Ditës së Flamurit” në 28 nëntor. – “Po më vonë, ç’u bë me të?” – e pyeta unë me kuriozitetin për të ditur më shumë rreth këtij personazhi të jashtëzakonshëm sikur të kishte dalë nga bota e përrallave. – “Nuk di gjë për vitet e fundit të tij. Di që kishte një familje dhe banonte në Paris. Por sigurisht, ai ka vdekur si gjithë gjenerata e tim ati”, – shtoi ajo duke vazhduar bisedën rreth mbrëmjeve simpatike në atë restorant ku jo rrallë shërbente dhe ajo bashkë me të ëmën e më pas me njerkën e saj.
Ishte pikërisht Alice që më vuri në gjurmë të këtij personazhi jo të zakontë dhe ta kërkoja atë në restorantin “A Piccolo”, në periferinë pariziane. Sipas një vize greke të datës 30 korrik 1931, të cilën ai e kishte marrë në konsullatën greke në Paris, emri i tij ishte shkruar Malik Haïroulah, pra sipas shqiptimit francez, ndërsa në çertifikatën e lindjes të po kësaj periudhe dhënë nga konsullata shqiptare, shënohej se Hajrullahu kishte lindur në vitin 1896 dhe në vendlindjen e tij shënohet Konispol edhe pse shkruhet se është nga Margëlliçi (Margarit).
Miqtë e tij më të afërt ishin shqiptarët dhe ndër ta Gjergj Thanasi, një çam tjetër, të cilit i thërriste “mon frère” (“vëllai im”), Serveti, si dhe të tjerë shqiptarë, mes të cilëve Nastas Celo apo “le moustachu”, “Mustaqja” siç e thërrisnin mes tyre. Malik Hajrullahu kishte vetëm një djalë, të quajtur Pierre, i cili, i martuar me një franceze pati tre fëmijë, mes të cilëve Joséphine. Maliq Hajrullahu nuk e kishte imagjinuar se një ditë, mbesa e tij e vogël do të bëhej aktore e njohur dhe do të interpretonte në skenat pariziane dhe teatrin e Saint-Ouen, duke krijuar gjithashtu në “A Picolo” dhe një sallë teatri dhe spektaklesh, duke iu drejtuar në krijimet e saj dhe Ballkanit të trazuar të fundit të shekullit XX. Kjo është aktore, ish studente e «Cours Simon» e më pas e Qëndrës Kombëtare të Artit Dramatik të Parisit, (CNSAD), sot kujton me një dashuri të veçantë si gjyshin e saj, ashtu dhe gjithë ata shqiptarë që mblidheshin në kafenenë «A Picolo».
Kujton pronarët e tjerë shqiptarë të restoranteve si Thanasin me restorantin e tij «L’Ideal Bar» në Avenue Gabriel Perri, si dhe Xhaferr Zhepovën dhe vajzat e tij që e mbanin gjithnjë në gjunjë; po kështu Servetin, mikun besnik të gjyshit, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u nis për në Shqipëri ku u martua dhe krijoi familjen e tij. «Kur gjyshi im vdiq, – kujton ajo, – unë isha 16 vjeçare, por ajo që më habiti ishte se në varrimin e tij në varrezat e Saint-Ouen u mblodhën qindra e qindra njerëz, që nga njerëz me emër dhe zyrtarë, e po ashtu dhe ciganë apo njerëz të mbetur rrugëve, ndaj të cilëve ai tregohej gjithnjë bujar dhe i ndihmonte… Pikërisht në këtë kohë, ne dëgjuam tregimet e hebrenjve të Saint-Ouen, se si gjatë luftës, ai kishte strehuar dhe mbrojtur nga policia franceze shumë tregëtarë të vegjël hebrenj, me të cilët bënte tregëti dhe i fshihte në mansardën e restorantit të tij apo ndër miq, duke i ndihmuar dhe me ushqime.
Ishte një «Juste» i vërtetë, por ai nuk mburrej asnjëherë me vetveten. Mbaj mënd që në shtëpinë tonë kishte gjithnjë armë, të cilat im gjysh i fshihte poshtë dyshekut ose nën çati. Armët ishin diçka normale tek ne. Thanasi përdorte një revolver «à barillet», (revole me mulli), me të cilën qëllohej me të dyja duart. Ai na donte shumë ne fëmijëve. Kur u rrita, ai më thërriste gjithnjë «la rouge» («e kuqja», sepse në atë kohë aktivizohesha me lëvizjen puntore. Disa vite më parë, vëllai im Gérard u nis për të kërkuar rrënjët e origjinës së gjyshit tonë dhe ai shkoi në Margërit, (Margëlliç), në Epir, ku gjeti shumë rrënoja të vjetra shtëpish të stilit venecian, midis të cilave ishte rritur gjyshi ynë…»
Një pinjoll i familjes së Maliq Hajrullahut është dhe nipi i tij Serge Malik, i cili e tregon prejardhjen e tij shqiptare me një lloj krenare. Nip i Malik-ut, kitarist i talentuar dhe shef orkestre, që shiste dikur “Gjithçka për 100 franga”, e ktheu bistronë që drejtonte nëna e tij në një mjedis të muzikës dhe të lançimit të talenteve të reja, ku nuk mungonin dhe koncertet e një emigranti të famshëm, Django Reinhard.
Siç thotë ai, “nëna e tij kishte jetuar gjatë në Rue des Rosiers pranë restorantit “A Picolo”, që sot është si të thuash mbretëria e motrës së vet, Josephine”. Serge, i dekoruar nga qeveria franceze me «chevalier des Arts et des Lettres» në vitin 2009, është tashmë një emër i njohur në fushën e muzikës si dhe drejtuesi i një festivali xhazi apo i Festivalit të përvitshëm të «Puces de Saint-Ouen». Bashkë me aktorin dhe këngëtarin e njohur Richard Bohringer, ai ka botuar më 1993 «Cité – chanson pour une voix et piano» dhe «Y’avait du foin».
Restoranti «A Picolo» shumë pak ka ndryshuar nga pamja e fillimit të shekullit XX, kur dhe atëherë në lokal luhej muzikë. Atmosfera është gjithnjë miqësore, e gëzueshme dhe tepër e ngrohtë, me një potpuri popujsh. Por ajo që më ka mbetur në kujtesë nga biseda me Josephine-n ishte se para se të vdiste, Maliqi e kishte lënë amanet që kur të vdiste “vëllai i tij” Gjergj Thanasi ta varrosnin në të njëjtin varr me të. Dhe kështu do të ndodhte… Dy emigrantët shqiptarë nuk u shqitën nga njëri tjetri dhe në varr.
Nga Narcos në spanjisht pa titra në kurset Volkshochschule gjermane
Njohja e një gjuhe të huaj është ndër synimet e mira të çdo viti të ri. Mungesa e kohës dhe përtacia janë dy justifikime që të mos aplikohet mësimi i gjuhës së huaj edhe pse e dinë se nevojiten vetëm 15 minuta në ditë, siç tregohet nga një studim i Universitetit të Nju Jorkut që ka testuar efektivitetin e platformës Babbel. Këtu janë tri gjëra kurioze që mund të bëhen duke ditur anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht.
Me gjuhën angleze ju mund të:
1. Të studioni në Oksford: universiteti u emërua më i miri në botë për 2017-ën, 2018-ën dhe 2019-ën nga THE (World University Rankings).
2. Të bëheni yll muzikor: Anglishtja është gjuha në të cilën këndohet më së shumti në botë. Prandaj, ka më shumë dëgjues dhe shet më shumë.
3. Të hapni një pub tuajin. Që nga viti 1987 numri i këtij institucioni britanik ka rënë: ndoshta është koha për të bërë diçka për të shpëtuar situatën.
Me frëngjisht ju mund të:
1. Të mësoni udhëtarët e pëllumbave për të sjellë mesazhe: ushtria franceze e ka mbajtur këtë traditë në Mont Valérien, afër Parisit. Në rast të një katastrofe, ku komunikimet ishin ndërprerë, kjo do të ishte një nga shanset e fundit për të dërguar mesazhe. Gjithashtu i përshtatshëm për tifozët e Fronit të Hekurt.
2. Të punoni si një sommelier në Francë dhe duke qenë në gjendje të shesë shishe më të shtrenjtë në botë: një shishe Domaine de la Romanée-Conti kushton rreth € 15,000.
3. Të bëheni një pionier në fushën e mjedisit. Në Francë ekziston një ligj që nga viti 2016 që ndalon hedhjen e ushqimit të avancuar në supermarkete: duhet t’i jepet bamirësisë.
Me spanjisht ju mund të:
1. Të kuptoni se çfarë thonë në origjinal disa nga kampionët më të mëdhenj të botës: Messi, Rafael Nadal, Fernando Alonso, Pau Gasol dhe Marc Marquez.
2. Të ndiqni pa titra disa nga serialet më popullore, të tilla si Narcos
3. Të udhëtoni në të gjithë Amerikën e Jugut pa pasur nevojë të ndryshoni gjuhën (përveç Brazilit, sigurisht).
Me gjermanisht ju mund të:
1. Të kuptoni kulturën e birrës dhe “Wurst”: në Gjermani ka 3,200 lloje të ndryshme të birrës dhe 6000 etiketa të ndryshme. Për të mos përmendur 1.500 lloje të Wurst, ndryshe sipas rajoneve (Bundesländer).
2. Të merrni pjesë në kurse të ndryshme: në “Volkshochschule” (një shkollë “popullore” e financuar për arsimin e të rriturve) ju mund të mësoni gjithçka nga puna, klasat e meditimit, gjuhët, teatri dhe sportet. Ata gjithashtu organizojnë kurse për single sesi të flirtojnë (të gjitha në bazë të metodave shkencore, natyrisht). Është institucioni më gjerman që ekziston.
3. Nuk do të shpenzoni shumë kohë vetëm. Në Gjermani ka shoqata për çdo gjë: peshkimi, sportet, të apasionuarit pas kafshëve, deri te “naturistët” dhe shoqata e Berlinit “Unterwelt” (“lagjet e varfra”) që, pavarësisht nga emri, vetëm dëshiron të zbulojë botën nëntokësore të Berlinit (ata gjithashtu ofrojnë turne udhëzues).
Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.
Fillimisht nëna ka pasur dhimbje dhe ndonëse e kuptoi se kishte ardhur ora për të lindur, nuk mund të shkonte në spital për shkak të motit te keq. Familjarët saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së 25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e familjes Coca, bebja e seksist mashkull kishte ardhur në jetë. Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm. Që të dy gëzojnë shëndet të plotë.
“Bisedimet vazhdojnë, presim që pas mbarimit të takimeve të kemi qëndrim zyrtar nga kryeministri Zoran Zaev. Unë jam optimist se do të kemi mbi 80 vota “për”, kështu deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në lidhje me bisedimet mes shumicës parlamentare dhe Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasami për përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.
Në lidhje me atë se nëse shumica parlamentare e pranon amendamentin e propozuar nga Lëvizja BESA për nënshtetësinë, a ka kërcënime se tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE që i përkrahën ndryshimet kushtetuese në fazën e parë, tani të mos votojnë, Kostadinov shkurt tha se “deri më tani nuk kam dëgjuar kërcënime të tilla”.
Ndryshe seanca për ndryshimet kushtetuese është caktuar për në orën 16:00, ndërkaq përpara Kuvendit, VMRO-DPMNE bashkë me disa lëvizje pro-ruse po proteston kundër votimit.
Gazetari Naim Sinani nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka komentuar marrëveshjen e fundit mes Selës dhe Zaevit.
Në vijim postimi i plotë:
Ajo që shihet nuk don kallauz. Kreu i ASH-së Ziadin Sela, i’a doli të korrigjojë nga kushtetuta një pjesë të rëndësishme të asajë që ishte kontestuese për shqiptarët. Epo të jemi të sinqertë, nuk është njësoj nëse në dokumentet e udhëtimit na shkruan maqedonas, apo qytetarë të RVM-së. Nuk është se me marrveshjen Sela-Zaev u zgjidh çështja shqiptare, por fundja nëse e lëm anash tifozllëkun partiak, ky ishte maksimumi që mund të nxirrej nga një parti opozitare me dy deputet.
Per here te pare ne 15 vite, BDI dhe Ali Ahmeti vehen ne pozite te spektatorit pa ndikim. Reagimet e profesorave dhe mediatikeve BDI nga Recica aq shum perkujtojne reagimet nga te afermit e Menduh Thacit pas ndarjes se Ziadinit nga tutela e Menduhit. Reagimet e mbrembshme nga BDI (dhe krahu erdoganist I Beses) sherbejne si indikator preciz te tronditjes se tyre nga sjellja e Ziadinit. Shqetesim qe vetem siperfaqesisht ka te beje me Marreveshjen dhe Kushtetuten, por ne prapavij potencon frigen dhe drojen e tyre te dhimbshme: a eshte Ziadini i perzgjedhuri Amerikan per zevendesim te Alise.
Është siguruar mbështetje e minimum 80 deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, deklaroi sot në konferencë shtypi sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së dhe deputet, Aleksandar Kiracoski.
“Me inicimin e ndryshimeve kushtetuese RM bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s. Shpesh më pyesin nëse e keni siguruar shumicën prej dy të tretave. Unë frazën deputetë të siguruar nuk dua ta përdor, por kam informacione se minimum 80 deputetë, madje edhe diçka mbi 80-të, u bindën se e ardhmja e RM-së është vetëm në NATO dhe në BE, ndërsa kjo është kushtëzuar me Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese, që duhet të ndodhin më së voni deri këtë të premte”, tha Kiracoski.
Lidhur me protestën e sotme ai tha se kjo është e drejtë demokratike e çdo qytetari, por thotë se është më se i bindur se e gjithë kjo ka lidhje me udhëheqësinë antiperëndimore të VMRO-DPMNE-së dhe ndoshta disa forca të brendshme dhe të jashtme të cilat dëshirojnë me çdo kusht ta pengojnë integrimin e RM-së në NATO dhe në BE.
Ai theksoi se Propozim ligji për Komisionin Antikorrupsion hyn në procedurë me flamur evropian. Kjo, tha, është metodologji që të bajpasohen kërkesat jologjike të VMRO-DPMNE-së.
“VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristian Mickoski me propozime jologjike dhe të pamatura, në kundërshtim me rekomandimet e KE-së dhe opinionin e ekspertëve e kushtëzon sjelljen e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe përplasje të interesave. Dallimi është në dy koncepte. Ata janë për korrupsion, ndërsa ne jemi kundër korrupsionit. VMRO-DPMNE është për luftë deklarative, ndërsa ne jemi për luftë thelbësore kundër. Rreth kësaj nuk ka kompromise me askënd. I ndjekim rekomandimet e BE-së e cila dha mendim shumë pozitiv për propozim ligjin, prandaj ju njoftoj se ligji do të shkojë me flamur evropian. Maqedonia do të marrë trup rregullator tërësisht të pavarur i cili në mënyrë thelbësore dhe jo deklarative do të qëndrojë dhe do ta kundërshtojë korrupsionin në shtetin tonë”, tha Kiracovski.
Nuk ka afat përfundimtar për sjelljen e Ligjit për antikorrupsion, por pritet ai të sillet së shpejti, që të mundet komisioni i ri antikorrupsion të zgjidhet para zgjedhjeve presidenciale.
Pas ndryshimeve kushtetuese Propozim-ligji do të vihet në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane dhe në afat prej tre ditësh në pajtim me rregulloren pritet të kalojë në këtë komision ndërsa më pas edhe të jetë në seancë plenare.
Organizimet e tilla dhe të ngjashme si ky, janë të dobishme edhe për vetë mërgimtarët, ata arrijnë të mbajnë gjallë lidhjet në mes tyre edhe pse larg vendlindjes. Deri sa në vendlindje dikur rreziku nga asimilimi ,si mungesë e lirive themelore ishte përmanent, sot , ky rrezik është nga deportimi apo imponimi i shpërnguljes si proces më i shpejtë se asimilimi. Ndërkohë që në vendet e civilizuara këto dukuri po arrijnë efektet e tyre nga liritë e teperuara. Prandaj, organizimet e tilla, përtej ndihmave në forma të ndryshme për vendlindje janë shumë të rëndësishme për vetë komunitetin shqiptarë kudo nëpër botë. Muharrem Salihu
Emrin nuk e ndërrojnë qytetarët por 80 deputetë, disa prej tyre të kushtëzuar dhe kërcënuar, kështu deklaroi lideri opozitarë Hristijan Mickoski, i cili edhe njëherë ri-përsëriti qëndrimin e partisë së tij, se nuk do t’i mbështet ndryshimet kushtetuese.
“Deri tek ndërrimi i emrit vihet jo përmes akteve demokratike por përmes dhunës dhe kërcënimeve”, deklaroi Mickoski, sipas të cilit Qeveria po zbaton një politikë për të cilën nuk ka marrë legjitimitetin e qytetarëve.
Studentët që prej më shumë se një muaji kanë dalë në protestë dhe po bojkotojnë mësimin, sot kanë publikuar dhe platformën e tyre me kërkesat drejtuar qeverisë.
Ata kanë bërë të ditura dhe një herë kërkesat e tyre, por kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera
Po ashtu bëjnë me dije se “Çdo grup pune nga studentët që do të ngrihet do të jetë me votë legjitime nga pjesëmarrja e minimalisht 70% e studentëve për Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnjë student qe mund të jetë jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Cdo pjestar i çdo grupi pune, është i detyruar të largohet nga strukturat politike dhe jopolitike në rast se zgjidhet në një grup pune studentor”.
KËRKESAT EKZISTUESE
Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).
Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.
Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i teksteve mësimore.
Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.
Ndërtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.
KËRKESAT E REJA
Të zbatohen ligjet për individët: “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj. Të cilët duhet të kenë lehtësira për pagesën e tarifës vjetore.
Te pyeten dhe të konsultohet me student të cilet kanë këtë status për çdo moszbatim të ligjit dhe ndryshime të tij.
Të merren në konsiderate çdo sygjerim i studentëve me statusin, “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj.
Uniformat blu nga SPB-Tetovë të stacionit policor në Gostivar, më datë 8 janar 2019, nga ora 15 -16, kanë kryer një bastisje në një objekt në rrugën “Jordan Jordanovski” në Gostivar, ku banonte përkohësisht 30-vjeçari B.S. nga Gostivari, transmeton Tetova News
Në buletinin ditor të MPB theksohet se gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të organeve të drejtësisë, në këtë objekt janë gjetur sende të vjedhura: vepra arti, mjete të ndryshme, objekte…
MPB njofton se B.S. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Gostivar për shkak të dyshimit se është autor i mbi 20 vjedhjeve të rënda./tetova.com
Henri Haxhiraj, 26 vjeçari nga Fieri në një intervistë për DW, tregon se në Shqipëri ka qenë ngelës, ndërsa sot punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.
Haxhiraj mbështet protestën e studentëve në Shqipëri dhe thekson se 8 kërkesat janë të domosdoshme për një arsim cilësor.
DW shqip: Studentët shqiptarë ende vazhdojnë të bojkotojnë mësimin dhe i rifilluan protestat, siç kishin paralajmëruar. Sa të realizueshme duken kërkesat e tyre?
Henri Haxhiraj: 8 kërkesat e studenteve më duken të domosdoshme për një arsim cilësor. Duke qenë se në punën e përditshme ne Parlamentin Gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh 8 kërkesa, por është një tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në këto 8 kërkesa. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çfarëdolloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mije zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternativë.
Cilat janë pikat më të vështira për t’u realizuar?
Pika që kërkon 5% te buxhetit. Unë e shikoj te nevojshme për arsimin, por edhe këtu mendoj se duhet bërë një analizë më e thelluar për te parë se çfarë pasojash do te kishte kjo rritje për zërat e tjerë të parashikuara në buxhet. Ndoshta një mundësi do të ishte implementimi i saj në disa hapa. Për ta mbyllur, mendoj se kërkesat janë të realizueshme, por duhet pasur kujdes ne formulimin dhe implementimin e tyre, nëse këto pika përfshihen në një projektligj.
Ndërkohë, qeveria ka reaguar ndaj protestave dhe ka premtuar se do t’i plotësojë disa nga kërkesat e studentëve. Si i shihni ju ato?
Pakti për Universitetin, ku premtohej se do të plotësoheshin pak a shumë 5 nga 8 kërkesat e studentëve, nxjerr në pah atë që thashë më sipër për rëndësinë e anës teknike. Për shembull, një nga kërkesat e studentëve është pajisja e gjithë studentëve me kartë studentore brenda vitit akademik 2018-19. Ne piken 6 të draftit përmendet kjo pikë dhe ofrohet si shembull marrëveshja me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card dhe afati i zbatimit është shtator 2019. Gjithashtu përmendet miratimi me VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave, shën. i red.) për shërbimet që do të përfitohen me çmim të reduktuar për studentët. Por a është kjo ajo që kishin në mendje studentët kur formuluan kërkesën? Cilat do të jenë këto shërbime të reduktuara dhe sa do të jetë reduktimi? Çfarë ndodh nëse këto reduktime nuk zbatohen? Çfarë ndodh nëse studentët nuk janë pajisur me karta studentore deri në shtator të 2019-ës? Mendoj se pjesëmarrja e Kryeministrit në disa biseda me studentët, ku sipas studentëve ata nuk kane qene ne dijeni, më duket jo e mirëmenduar. Nuk mendoj se duke imponuar dialog do të ketë dialog.
Ju keni studiuar vetë në Shqipëri, si e keni përjetuar atë periudhë?
Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjatë studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Padyshim qe përgjegjësia kryesore ka qenë e imja, por shume gjëra në atë Fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë te shkëlqyer, të cilët përpos kushteve te këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.
Tani sapo mbarove studimet master në Gjermani, dhe me nota të mira. Cila ishte përvoja e këtushme?
Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Ka qene goxha e vështire të gjeja kohën për gjëra të tjera dhe më është dashur të sakrifikoj shume aktivitete sociale, megjithatë nuk ndiej pendesë. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t’i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar. Më ka mësuar që pavarësisht se situata duket e vështire, edhe situata e jetës së përditshme, nëse i strukturon dhe i analizon siç duhet problemet, mund ta gjesh një zgjidhje.
Çfarë lehtësimesh kanë studentët në Gjermani?
Karta studentore jo vetëm në Gjermani, por edhe ne Europë, është mjeti i identifikimit i çdo studenti. Ne kartën studentore është e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. Përpos kësaj, me atë ke uljet në dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se përveç kartës studentore është i nevojshëm edhe një e-mail zyrtar nga universiteti për çdo student. Kështu mund te shkarkohen softuerë si Microsoft Office apo Citavi (për te automatizuar citimet në shkrime shkencore) me çmimet e reduktuara apo edhe falas. Në Berlin, nëse ke një abone vjetore për transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, unë paguaja rreth 17 euro në muaj.
Çfarë të motivoi të dilje me rezultate më të mira në Gjermani?
Motivimi kryesor për të përfunduar studimet ka qenë sakrifica e prindërve për të më përkrahur përgjatë rrugëtimit tim. Në të njëjtën kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe ambicia personale, shqetësimi i kthimit në Shqipëri nëse nuk përfundoj me sukses etj. Ambienti universitar ka qenë një motivim më tepër, pasi aty bëhesha kureshtar për gjëra të ndryshme dhe lexoja me dëshirë të madhe mbi to. Meritokracia në universitet ka qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar pozitivisht në arritjet në universitet. Gjatë studimit në Gjermani mësova edhe diçka: Kur lufton për atë qe do, mund ta arrish. Jam orientuar tek dy thënie të biznesmenit të njohur amerikan William Clement Stone (1902-2002, shen. i red.): “Shënjo hënën, po nuk kape atë, ndoshta kap ndonjë yll”. Dhe “Nuk ka work smart pa work hard”, pra që do të thotë pak a shumë se punët e mira kërkojnë mund.
*Henri Haxhiraj, 26 vjeçar, i lindur në Fier, kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në vitet 2010-2014. Në vitet 2016-2018 kreu studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Ebersëalde-s në Gjermani. Në vitin 2017 kreu një praktikë në Bundestag ku pati rastin të bënte edhe fotografinë e mësipërme me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Prej prillit 2018 punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman./ DW
Një Skënderbe me ngjyra siç nuk e keni parë ndonjëherë!
Është nxjerrë nga një ribotim italisht i vitit 1646 që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës. Libri titullohet: “Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo.”
Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhë e zi.
Por 50 vjet pas daljes së botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë librin dhe t’i stilizojë portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij.
Në këtë Skënderbe me ngjyra, bereta “alla carmagnola” është e gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur në portretin e Gentile Bellinit ose në atë të Cristofano dell’Altissimos që ruhet në Firence.
Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara.
Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe.
Në të vërtetë, piktori ka punuar me mjaft durim, po të gjykosh nga detaji i pasur, dritëhijet e lëkurës, thellësia e figurës dhe kombinimi interesant i ngjyrave.
Për këtë foto të stilizuar të Skënderbeut falenderoj mikun tim Bejtullah Destani, i cili e nxori nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Spanjës.
Në shënimin e Capriolos për Gjergj Kastriotin thuhet: “Ky kapiten jashtëzakonisht trim ishte njeri trupmadh dhe me një forcë thuajse të pabesueshme; kishte fytyrë të ndezur ndërsa sytë, mjekrën dhe flokët i kishte ngjyrë gështenjë.” (Era questo valorosissimo Capitano di persona grande, & di forza quasi incredibile; la carnagion hauea rubiconda; occhi, barba, & capelli castagnicci.)
Në një pasazh tjetër të librit Skënderbeu përshkruhet kështu:
“I sfiduar nga luftëtarë të famshëm të kampit armik, luftoi trup me trup dhe i shtriu të gjithë përtokë. Në një betejë, kur ishte duke vrarë kundërshtarin, u sulmua papritur nga një tjetër dhe ua mori jetën të dyve. Në beteja të ndryshme vrau me dorën e tij më shumë se dymijë armiq.”