Ballina Blog Faqe 726

Bëhen bashkë Shkurte Gashi dhe Teuta Selimi, e kallin atmosferën (VIDEO)

“Op Labi Party 2019” edhe këtë vit ka pasur befasi të shumta.

Emisioni i drejtuar nga Labinot Gashi, i njohur si Labi, ka grumbulluar disa nga këngëtarët më të mirë që kanë trojet shqiptare.

Në mesin e të ftuarave kanë qenë edhe dy këngëtarët e muzikës live, Shkurte Gashi dhe Teuta Selimi.

Dyshja janë bërë bashkë për herë të parë dhe kanë kënduar disa këngë që pëlqehen shumë nga shqiptarët.

(min. 43:00)

Kujtojmë që pjesë e “sofrës” së femrave kanë qenë edhe disa këngëtare tjera, por vëmendjen e kanë marrë pikërisht, dyshja Selimi- Gashi./AlbanienShow

Sinani: Ilaz Kadriu kandidat i mirë për president koncensual në Maqedoni

Kanë filluar debatet për kandidaturat për president për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen gjatë pranverës në Maqedoni. Në mesin e tyre përfliten dhe propozohen edhe emra të personaliteteve politike shqiptare, derisa BDI kërkon një kandidat koncensual me LSDM.

Analisti i njohur Arsim Sinani në intervistën në Diplomaticus me Erion Kaçorin është pyetur për propozime që mund të jenë, ndër të cilët ai ka përmendur kreun e ASH-së, Ziadin Sela, si një nga emrat më të votuar dhe pëlqyer tek shqiptarët. Ai gjithashtu ka përmendur edhe emrin e profesorit dhe veprimtarit të diasporës Iljaz Kadriut që jeton në Çikago, si kandidat koncensual i partive shqiptare opozitare.

“Politikanët shqiptar posaçërisht establishmenti i cili drejtohet nga një nomeklaturë e njerëzve që dolën si prodhim i vitit 2001 dhe i konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, vazhdimisht kanë propaganduar se në të ardhmen apo në zgjedhjet tani që ndodhen, presidenti do të jetë shqiptar. Mendoj se tash është momenti i mirë, por këtu kemi disa probleme, problemi i parë është kush do të jetë ai ”presidenti konsensual”, kush mund të jetë ajo figure”, theksoi Sinani në “DIPLOMATICUS”.

Sipas tij, ka shumë emra që mund të jenë të nominuar. “Ka disa spekulime për emra, por mendoj se tek blloku politik shqiptar nga sondazhet që janë bërë, del që Ziadin Sela gëzon rejtingun të mirë. Poashtu në opinion qarkullon emri i një Shqiptaro-Amerikani i cili jeton në Shba, Çikago, profesori,Iljaz Kadriu i cili mund të jetë një kandidat mjaftë potencial dhe vjen me një eksperiencë mjaft të mirë dhe në me eksperiencë e bashkëpunim me State Departamentin, Senatin e Kongresit”, thotë profesori uneversitar, Arsim Sinani në këtë intervistë. (INA)

PREHISTORI – Lulet e para kanë çelur 180 milionë vite më parë

Lulet e para mbi Tokë kanë mbirë 50 milionë vite më pra nga se mendohej, në epokën e Xhurasikut.

Sythat e para përkojnë me rreth 180 milionë vite më parë, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “eLife” nga grupi i institutit kinez “Nanjing”, të koordinuar nga Qiang Fu.

Ky studim është bazuar në analiza të bëra mbi mbetjet fosile të zbuluara në Kinë, në rajonin lindor të Nanjingut.

Shkencëtarët kanë studiuar në veçanti, 264 lloje të ndryshme, mes të cilave kanë gjetur fosile që përkojnë me 180 milionë vite më parë dhe që janë të llojit angiosperma, një lloji bime që riprodhohet falë luleve.

Studiuesit e kanë quajtur këtë bimë “Nanjinganthus dendrostyla”, sipas emërtimit të rajonit kinez ku është gjetur.

Xhindoset dhe ndërkrehet Kim Mehmeti (FOTO)

Tollovia e madhe ne piken kufitare te Bllaces ka revoltuar shkrimtarin e njohur Kim Mehmeti. Ai nje status ne facebook shpreh shqetesimin e tij per tollovine e qellimshme qe krijohet ne kufirin qe ndane shqiptaret e Maqedonise me ata te Kosoves, shkruan gazeta Lajm.

Ja statusi i plote i Kim Mehmetit

“Kjo tollovi nuk është në vendkalimin kufitar mes Serbisë e Kosovës, por foton që e shihni është bërë sot (e shtunë, 5 janar 2019, ora 11,50) në Bllacë, aty ku shqiptari andej kufirit, vjen të takohet me familjarët e vet këtej kufirit! Pra bëhet fjalë për kufirin që ndanë shqiptarin nga shqiptari, për vendkalim kufitar ku duhet të presësh me orë të tëra që të kalosh nga një shtet në tjetrin shtet, të drejtuar nga ‘hajdutokratët’, të cilët do na çojnë në Evropën pa kufij, por me kufij te patejkalueshëm që ndajnë shqiptarinë!”

Acari shkon në -13 gradë në Korçë, një banor pëson atak në zemër nga i ftohti

Renia e ndjeshme e temperaturave, të cilat në zonat malore kanë arritur deri në – 13 grade çka ka sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve në Korçë.

Aksi Qafë-Thanë e deri në Kapshticë është i qarkullueshëm normalisht ndërsa në aksin Korçë-Leskovik, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë vetëm në segmentin e Qafës së Qarrit dhe Barmashit.

Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, por në disa segmente, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të prezencës së shtresave të akullit.

Gjatë natës lëvizja e mjeteve bëhej me zinxhirë në të gjitha rrugët nacionale, si pasojë e ngricave dhe temperaturave nën zero.
Ndërsa mëngjesin e sotëm situata paraqitet disi normale edhe pse lëvizjet drejt Dardhës dhe Voskopojës bëhen vetëm me zinxhirë.

Prej disa ditësh, vijojnë të mbeten të izoluara disa fshatra në zonën e Mokrës, në Pogradec dhe po ashtu fshatra të izoluara ka edhe në bashkinë e Korçës, Kolonjës, Maliqit dhe Devollit. Temperaturat e ulëta kanë shënuar edhe viktimën e parë të këtij dimri në juglindje.

Një 55-vjeçar nga Ravoniku ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletë dhe nga hetimet paraprake rezulton se viktima kishte pësuar atak kardiak, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Satelitët “Galileo” vërtetojnë relativitetin e Ajnshtajnit

Satelitët europianë “Galileo” verifikojnë relativitetin e Ajnshtajnit me saktësinë më të lartë ndonjëherë, duke përllogaritur në mënyrën më të saktë se si ndryshimet e forcës gravitacionale ndryshojnë kalimin e kohës, një efekt i parashikuar nga kjo teori e përpunuar 100 vite më parë.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Physical Review Letters” dhe vjen si rezultat i projektit “Great” i drejtuar nga njësia e kërkimit “Syrte” pranë Observatorit të Parisit dhe nga qendra gjermane “Zarm” që koordinohen nga zyra “Galileo Navigation Science Office” dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA), raporton ata.

Sipas teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës de për pasojë, për shembull, koha kalon më avash pranë një trupi qiellor të dimensioneve të mëdha.

Kjo do të thotë se për një orë në Tokë, që ndjen një fushë gravitacionale më të lartë, koha kalon më avash në krahasim me një orë të vendosur në një satelit rreth 20 000 kilometra lartësi, që është distanca ku ndodhen satelitët e sistemit “Galileo”.

Falë të dhënave të mbledhura në tre vite nga dy satelitët, që transportojnë një orë ultra atomike ultra të sakta, studiuesit kanë arritur të masin me shumë saktësi këtë efekt, duke përcaktuar se ndryshimet e forcës së gravitetit ndryshojnë kalimin e kohës për orat e dy satelitëve “Galileo”, në krahasim me orët në Tokë, me katër të mijtat e miliardit të sekondit për çdo 13 orë.

Rinia e Sllupçanit nuk iku nga lufta, po ia mbath nga papunësia (VIDEO)

“Prej vitit 2018 deri më tash prej 18-22 vjet kanë lëshuar fshatin Sllupçan dhe gjenden në Gjermani. Pritet që edhe 60 të lëshojnë vendin sepse perspektiva e tyre nuk është në këtë fshat sepse dhe fushën nuk e punojnë sepse edhe po ta punonin nuk kanë se ku t’i plasojnë punimet e tyre. Nuk është vetëm në fshatin Sllupçan por në gjithë rajonin e Kumanovës dhe Likovës e lishojnë vendin edhe pasojat do t’i ndjejmë shumë shpejtë” tha Asani per Lajm.tv.

Fatmir Asani i cili është edhe mjek nw fshat dhe njohës i mirë i rrethanave në rajonin e Karadakut, jep të dhëna për rënien e vazhdueshme të numrit të foshnjeve të posalindura dhe për zvogëlimin e numrit tw nxënësve nëpër shkolla.

“Edhe shkollat po zbrazen, në vitin 1997 në Sllupcan lindnin 80 fëmijë, sot me 800 fëmijë lindin vetëm 35-40 fëmijë kurse ky numër pritet të ulet deri në 15. Disa fshatra janë me 3-4 nxënës në klasët e para, disa me 7-8 e disa me 20. Politikanët duhet të mendohen dhe të bëjnë dicka për këtë situatë që ta punësojnë rininë sepse pa rininë nuk ka perspektivë” u shpreh mjeku Fatmir Asani.

Për largimin e rinisë flasin edhe banorët e Sllupçanit. Një prej tyre tha se rininë nga fshati nuk kishte arritur ta largonte lufta e vitit 2001, por këtë bën mungesa e përspektivës dhe papunësia.

“Papunësi e madhe në fshatin tonë, shumë të papunë, pritet që edhe shumë ta marrin rrugën për në kurbet, shumica kanë shkuar tashmë edhe shumë të tjerë janë në pritje për me ik prej fshatit sepse nuk ka punësinë. Partitë politike nuk kujdesen për rininë. Në vitin 2001 e kemi pas rininë në fshat po tani nuk e e kemi” tha Usam Tasimi, banor i fshatit Sllupçan.

Për shkak të mungesës së perspektivës. të rinjtë e Kumanovës përveç se në Evropë, me të madhe ikin edhe në vendet e Lindjes si në Afganistan dhe Siri, për të punuar brenda bazave te ushtrisë amerikane.

Ndërkohë, një sondazh i fundit i publikuar nga portali Fakulteti.mk, tregon se mbi 83% e të rinjve do të largoheshin nga Maqedonia nëse do të kishin mundësi ta bënin një gjë të tillë./ Gazeta Lajm & Lajm.tv

Meta dekreton shkarkimin e ministrave

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministrave, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri.

Presidenca ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Sonila Qatos, zv/kryeministres Senada Mesi.

Ndërkohë burime nga kryeministria bëjnë me dije se Edi Rama ka dorëzuar në Presidencë kërkesat për dekretimin e emrave të ministrave të rinj në qeveri, si dhe Erjon Braçes si zv/kryeministër.

Ndërsa votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave të rinj pritet të ndodhë më 21 janar në Parlament, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Dekretimet e Metës sipas afatit kushtetues, priten të miratohen brenda 7 ditësh.

Për herë të parë, seriozisht humor…(VIDEO)

(Rreth programit “Tok-Tok 2019” të Pëllumb Kullës në RTSH)

Nga Feti Zeneli

Që Radiotelevizioni Shqiptar pas kaq vitesh kishte bërë një hap të madh përpara duke ia besuar Koncertin e përvitshëm të Vitit të ri shkrimtarit dhe regjisorit të shquar të humorit Pëllumb Kulla, kjo përbënte vërtet një lajm të shumëpritur.

Pritshmëria bëhej akoma më e madhe, jo vetëm pse pas kaq vitesh ai rikthehej në një spektakël të madh, por edhe pse prej gati tre dekadash gjendja e humorit të degraduar shqiptar në duart e diletantëve dhe bufonadave plot fjalë të pista në ekranet shqiptare ka krijuar lodhje dhe nervozizëm ndaj kësaj gjinie kaq të dashur.

Dhe besimi i tyre nuk pësoi asnjë lëkundje nga bindja e vjetër se arti i vërtetë është fryt i artistëve të talentuar e me përvojë që kanë dhënë prova të gjata në karrierën e tyre.

Faktikisht, shqiptarët, pas kaq shumë vitesh, panë për herë të parë në ekranin e madh të TVSH-së një program krejt të veçantë, me nivel të lartë artistik, të bukur, dinamik dhe plot shije. Në krah të mjeshtrit të njohur qëndronte si bashkëpunëtor kryesor artisti i njohur dhe i talentuar Leonard Bombaj, që krahas rolit si regjisor i pjesëve të filmuara drejtpërsëdrejti në hapësirat urbane të qytetit, u shfaq edhe si një nga moderatorët e koncertit ku prezantoi, aktroi dhe këndoi duke u shfaqur si gjithmonë plot dhunti krijuese.

Koncerti ishte i konceptuar në dy dimensione, ku i pari ishte një minifilm me grimca humori në gjithë paradigmën e realitetit shqiptar dhe, së dyti, spektakli në sallën e Universitetit të Arteve, ku artistët në skenë rrethoheshin nga publiku real për të përfituar kështu, impaktin e parë emocional të drejtpërdrejtë. Në moderimin e Eneda Tarifës e Kristian Koroveshit, me aktorët e njohur Luftar Paja, Xhulieta Kulla Mehdi Malka, Neritan Liçaj, Herion Mustafaraj, Egla Çeno, etj., si dhe me pjesëmarrjen e vallëtarëve të zbritur nga viset shqiptare, midis të cilëve spikaste edhe emri i Xholind Muçit, ende nxënës në Gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, por fitues i disa çmimeve në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Me pak fjalë, programi i Vitit të Ri në TVSH dha provën e sigurt të një suksesi të madh dhe vërtetoi se humori, ashtu si çdo gjini e ka bazën tek emrat e mëdhenj të shkrimit dhe aktrimit, plot talent e përvojë. Ai vërtetoi, se si në çdo spektakël tjetër të madh, suksesi vjen prej “miellit” të mirë, shkrimeve plot përmbajtje të shkëlqyer humori, përvojës së shkrimtarëve të talentuar të kësaj gjinie. Të gjitha materialet ishin të një niveli të lartë artistik, tërë humor elegant e mençuri, me probleme të aktualitetit shqiptar, gati të të gjitha problemeve të jetës sonë, duke përfshirë edhe ato të arsimit e protestat e studentëve. Gërshetimi i aktorëve të vjetër si Luftar Paja, Xhuljeta Kulla e Medin Malkaj me dhjetëra të rinj shumë të talentuar bëri që ekrani të kish një larmi të gjerë karakteresh e tipash të shoqërisë sonë të sotme. Ritmi i lartë i spektaklit, ku midis materialeve të shkurtra e pikante u

erdhi në ndihmë kupleti muzikor, kënga e bukur e muzikës së lehtë, baleti, muzika popullore, etj., e bëri kohën të rridhte lehtë e pa u ndjerë.

Risia tjetër, si sjellja për herë të parë në një spektakël të madh e poezisë, e kësaj gjinie superiore të artit, pikërisht të lirikave të Petrit Rukës, një prej poetëve tanë më të mirë shqiptar, ishte një guxim tjetër për të prurë diçka të re në koncert dhe qëlloi e goditur duke shpërndarë freski tek teleshikuesit. Ato erdhën plot emocion nën interpretimin e aktorit të ri të talentuar Kristian Koroveshi, që plot hir shpërfaqi elegance, diksion të kulluar e dashuri të rrallë për vargun poetik.

Dimension të veçantë i dhanë këtij koncerti xhirimet në natyrë, që kanë tjetër shije, duke e nxjerrë gjininë e humorit në filmimet jetësore në rrugë. Xhirimet në natyrë ishin një përparësi e madhe ndaj spektakleve ngjitur pas dekoreve me beze, që sado të bukura të jenë, në fund të fundit janë tejet të ngushta, pa ajrin dhe thellësinë e hapësirës së peizazhit. Me dhjetëra materiale të xhiruara kështu, drejt e në hapësirat urbane, flisnin vetë për një punë të madhe, me volume të jashtëzakonshme xhirimesh plot lodhje nën drejtimin e regjisorit Leonard Bombaj që i sollën freskinë e jetës reale koncertit. Montazhi i materialeve ishte dinamik, i bukur, plot ritëm dhe pastërti profesionale. Kjo ishte arsyeja që menjëherë pas spektaklit shpërthyen komentet dhe vlerësimet qytetare në rrjetet sociale, ku spikat midis tyre ajo e Hekuran Habilajt, i cili shkruan: “Faleminderit TVSH!

Pas shumë vitesh pamë një emision të Vitit të Ri, një koncert festiv të bukur, ku vlerat ishin në plan të parë, ku antivlerat ishin strukur në ndonjë televizion tjetër, ku humori ishte humor dhe banaliteti e vulgariteti kushedi ku ishin strukur. Meritë e TVSH për zgjedhjet që kishte bërë, por mbi të gjitha meritë e kryemjeshtrit të humorit, të talentuarit Pëllumb Kulla. Aty pamë fytyrën e këtij mjeshtri, pamë mendjen dhe dorën e tij, pamë vizionin e tij për humorin, satirën si edhe për televizionin në përgjithësi. Pamë talentin e tij që bën diferencën, pamë zgjedhjet e spikatura që kishte bërë ai”.

Përvoja e gjatë e Pëllumb Kullës si shkrimtari më i mirë i humorit shqiptar në dekada, dhe po kështu aftësia e tij si regjisor bëri që të kemi për herë të parë një koncert të madh të mrekullueshëm, ndërkohë që gjendja e humorit pas viteve 90, si në shumë fusha të tjera të artit tonë filloj të degradojë për arsye të ndryshme. Humorit të vërtetë, atij që përmes të qeshurës jo vetëm godet e përqesh të metat e një shoqërie, por edhe kuron e shëndosh përmes së saj, ia zuri vendin mediokriteti, banaliteti, shkrimet pa asnjë mesazh pozitiv, humori i rrugës, fjalët e pista me të cilat lulëzoi humori më degradues i shoqërisë, dilentantizmi, mungesa e ndërtimit të karaktereve tipike jashtë kohe të shoqërisë, etj.

Shkatërrimi i tërë rrjetit të ngritur të këtij arti, Teatrit të Estradave në qendër e në rrethe, ikja e aktorëve të tyre, braktisja nga shkrimtarët e humorit, regjisorëve të njohur ndaj këtij arti, tretja e revistave humoristike, e kështu më radhë patën efektin e vet negativ. Gjithçka mbeti në duart e dy-tri televizioneve që ndërtuan programe të posaçme humori, por duke u nisur nga niveli gati zero, me aktorë e regjisorë të rinj, programet nuk po arrinin të kënaqnin shijet e publikut. Për vite e vite me radhë, gjithçka iu nënshtrua eksperimentit dhe humorit të improvizuar të ditës, banalitetit të rëndomtë, mungesës së materialeve pa humor, pa mesazh, etj. Lavdia e atij humori të famshëm që hyri në fondin e artë të kulturës sonë me arritjet e mëdha të Estradës së Fierit, Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Korçës, etj., duket

sikur u bë pjesë e arkivave dhe u tret. Rikthimi i sivjetshëm përmes njërit prej emrave më të mëdhenj të humorit shqiptar mbetet një shembull i shkëlqyer, se ai mund të rivijë si atëherë, i bukur dhe plot shpresë për të ardhmen.

Hapi i ndërmarrë nga RTSH, që për herë të parë thërret në gjirin e vet për koncertin e Vitit të Ri një gjeneral të madh të humorit shqiptar si Pëllumb Kulla vuri gjithkënd në dilemë; në se dhe një mjeshtër i madh mund të fitojë një betejë të madhe pa një “ushtri”, pa trupë të plotë humori, pa aktorë të mirëfilltë të rinj, që nuk e kanë ushtruar këtë gjini në vijimësi e tashmë nuk kemi një traditë. Dhe Pëllumbi e fitoi mjeshtërisht këtë betejë, sepse ai e di shumë mirë që për të krijuar, atyre përveç talentit dhe formimi të duhur profesional, duhet dhe aftësia për të abstraguar nëpërmjet intuitës, fantazisë, njohjes së jetës si dhe kapjes së fenomeneve dhe trajtimit të tyre në aspektin shoqëror. Këto dhunti e bëjnë çdo artist të shohë përtej kohës dhe zhvillimeve shoqërore të momentit. Ky lloj artisti ka një “shqisë” të padukshme që e bën atë disi të veçantë.

Është aftësia për të depërtuar në brendësi të asaj që është e re dhe akoma e padukshme, që qëndron në thellësitë e shpirtit njerëzor dhe aty arrin të gjurmojë zhvillimet e reja që do të vijnë. Këto “gjurmë” Pëllumbi, nëpërmjet vizionit artistik dhe punës së profilizuar në konceptimin e humorit, i ktheu në vlera të koncertit, për të mos e përcjellë skeçin si gallatë në publik, por si një material me ngarkesë të lartë emocionale, në mënyrë që të mbërrijë tek spektatori tepër elektrizuese dhe e mbushur plotë me energji, duke e bërë shikuesin të magjepset. Këtë e arriti duke filluar nga sinergjia bashkëvepruese që krijon figura artistike, ngjarja, veprimi skenik, atmosfera, rrethanat, situata e humorit e kështu me radhë.

Ai e di mirë se përgjegjësia para spektatorit nuk ndryshon, pavarësisht rutinës së shprehive që i ka ofruar eksperienca e gjatë krijuese. Për të aktori është si fëmija, i cili në çdo dalje të re skenë ka nevojë të “mësojë të eci”, të flasë, të vlerësojë, të dëgjojë partnerin dhe të mos bëjë sikur i kryen këto procese, kur në të vërtetë shtiret. Vetëm aktori i futur në brendësi të personazhit nëpërmjet psikologjisë së tij, sjelljeve, zakoneve dhe rrethanave në të cilat, bën të mundur që ta kthejë artistin në një potencial thellësisht të fuqishëm vlerash në fushën e interpretimit.

Është pikërisht kjo përvojë e gjatë që u dha sukses në jetën e tyre skenike disa aktorëve të rinj si Aleks Seitaj që fitoi zemrat në dialogun “Unë, gjyshi im?!” dhe monologun “Duam viza jo përtej varrit, por përtej oqeanit” apo aktorit tjetër të talentuar Engjëll Hoxha për sharmin komik në disa figura e sidomos në atë të Kapterit akademik tek poema satirike “Gjithë shqiptarët me master.” E po kështu aktorja Egla Ceno për lojën e saj aq të natyrshme.

Nga ana tjetër ra në sy koreografia e fisme sidomos në suzhetin “Eva dhe Adami në shekuj”, që sillte freski nga gjini të tjerat të bukura si kënga dhe baleti që i dhanë ngjyra të tjera të gëzuara koncertit festiv të këtij fundviti.

Por në të gjithë këtë koncert të bukur festiv çuditërisht “kërciste” si një halë në sy ambienti i varfër dekorativ i një niveli diletantesk, që autorët kryesorë të koncertit Kulla dhe Bombaj nuk duhet ta kishin pranuar e në mënyrë të veçantë Pëllumb Kulla me eksperiencën e tij të gjatë skenike. Varfëria dekorative dhe ajo e ndriçimit ngarkon me përgjegjësi dhe vete RTSH, që në garën me kanalet e TV kombëtare kish bërë një zgjedhje të lavdërueshme

për gjellën, por jo për pjatën, aq sa mund te themi na e dha ta shijojmë në një pjate prej letre.

Na vjen keq për këto nota kritike sepse kjo arritje që nga njëra anë e nderon RTSH për këtë rizgjim nga na tjetër duhet ta rizgjojë për të qenë koherent me kohën në të gjitha dimensionet që kërkon standarti i ekraneve televizive sot në garën e përditshme të imazhit.

Por gjithsesi për herë të parë në këtë traditë të gjatë RTSH krijoi një ngjarje dhe sukses, i cili sjell një ogur të mirë për ndryshimin e tij cilësor drejt rritjes dhe popullaritetit. Dhëntë zoti e bëhet një frymëzim e përgjegjësi për të mos ndaluar më në këtë rrugë për vitet që vijnë. Zgjedhja e tyre këtë herë qëlloi e mençur dhe kurajoze. Ngjarjet e mëdha në art i krijojnë emrat e mëdhenj.

Pëllumb Kulla, ashtu si në çdo vepër të tij edhe në përgatitjen e koncertit “Tok-Tok 2019”, shquhet për “regjisurë krijuese”, e cila i mundëson atij të qëndrojë pranë aktorit, ta udhëheq, ta nxiti, ta ushqej me material jetësor. Duke qenë vrojtues fenomenal i tipave dhe karaktereve njerëzore, ai arriti t’i mësoj aktorët të krijojnë atmosferë, e cila i dha skenës më tepër akses, e bëri kontekstin më të mprehtë, lojën më tepër jetësore, duke përfituar vlera të pakontestueshme në raport me atë çfarë ndodh rreth e rrotull. Si dihet, qëllimi final për shikuesin mbetet e qeshura dhe argëtimi, pasi asnjë prej tyre nuk vjen në shfaqje të marrë mesazhe, të cilat do ta bëjnë të meditojë, apo të edukohet.

Tregojnë, se një ditë, kompozitori i shquar Prenk Jakova, takoi në rrugë aktorin Tano Banushi dhe i tha: “Tano, mbrëmë më kanë treguar një barsoletë. Po ta tregoj ty dhe të lutem ma trego pastaj mua që të qesh”! Sepse nuk është e lehtë t’i argëtosh njerëzit, t’u shpalosësh atyre gazin dhe buzëqeshjen, sidomos në këto kohë të vështira që po kalojmë, ku nga gjitha krahët e politikës vijnë “kërcënime” të tipit: “Do ta ngrijë buzëqeshjen në buzë!”. Krijimi i atmosferës festive në këtë situatë është një dhunti apo një privilegj i artistëve të mëdhenj të humorit, ku “qershia mbi tortë”, tash për tash, mbetet Pëllumb Kulla.

Fotot e rralla: Kur hidheshin ‘themelet’ e Shqipërisë komuniste

Ky është një nga koleksionet e rralla të fotove nga fillimet e Shqipërisë komuniste. Si zakonisht, koleksioni është pjesë e punës së palodhur të të ndjerit Robert Elsie.

Albanologu na ka lënë pas një arkivë të mrekullueshme. Fotot janë realizuar nga Hari Ham në vitin 1961.

“Gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u bë rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmujeje të madhe politike. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirëinformuar Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961,” shkruante Elsie.

NJË KËNGË E VJETËR PËR TETOVËN

Nadi Bilmenoglu në librin “Tetova dje dhe sot” (Kalkandelen Dün ve Bugün), siç ma përktheu Jetmir Sulejmani, thotë se kënga “Sa e këndshme Fusha e Tetovës” (Ne hoş imiş Kalkandelen ovası), është e njohur që nga koha e hershme e Perandorisë Osmane…

SA E KËNDSHME FUSHA E TETOVËS

Sa e këndshme fusha e Tetovës
Sa e këndshme fusha e Tetovës
Ah, ishte shkatërruar foleja e bylbylave, hej e dashur
Nuk e jep ai hajni babës

Ah, akull ishte bërë ky Sharr, akull, hej e dashur
Të kisha mundur të dilja majë malit Sharr
Ah, Të kisha mundur të merrja para meje të dashurën, 

hej e dashur
e dashura të më sqaronte 
unë të shkruaja që nga fillimi
Ah, akull ishte bërë ky Sharr, akull, hej e dashur…

Përktheu: Jetmir Sulejmani

Ja disa ide për mobilimin e kuzhinës!

Kuzhina është një ndër hapësirat më të rëndësishme në shtëpitë tona, dhe si të tilla kërkojnë vëmendje jo vetëm në pastrimin por edhe në mobilim.

Gjithmonë për njerëzit hapësira e kuzhinës ka qenë një problem më vete, mënyra e mobilimit, forma, ngjyra apo dhe organizimi i saj.

Dritare.net sot në këtë artikull përmes disa fotove do ju tregojë modelet ideale të kuzhinave që janë të duhurat për shtëpinë tuaj.

Shikoni të gjitha modelet e kundrabufeve me nuancat e të kuqes në kombinime me ngjyrën e zezë.

Në galerinë më poshtë shikoni të gjitha fotot e kundrabufeve sepse jemi të sigurt që keni për të marrë një ide për kuzhinën tuaj./A.C/dritare.net

Ky psikolog ka krijuar 3 pyetjet që tregojnë intelektin tuaj brenda një minuti

Në vitin 2005, psikologu Shane Frederick krijoi provën më të shkurtër për vlerësimin e intelektit. Ajo ka vetëm 3 pyetje që ju duhet të përgjigjeni sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu në fund të këtij artikulli dritare.net ju mundëson të vetë kontrolloni përgjigjet tuaja.  Ne të dritare.net sot në këtë artikull ju ftojmë të provoni aftësitë tuaja njohëse. Mbajeni përgjigjen tuaj në një letër ose mund ta shkruani edhe në telefon, dhe pastaj krahasoni përgjigjet tuaja me përgjigjet e sakta në fund.

Pyetjet

1. Një raketë tenisi dhe një top kushton 1 dollar dhe 10 cent së bashku. Raketa e tenisit është 1 dollar më e shtrenjtë se topi. Sa kushton topi?

2. 5 makina prodhojnë 5 detaje brenda 5 minutave. Sa minuta do të duhet për 100 makina për të prodhuar 100 detaje?

3. Zambakët e ujit rriten në një pellg. Ata rriten mjaft shpejt duke dyfishuar zonën e shpërndarjes çdo ditë. Do të duhet 48 ditë për të mbuluar plotësisht pellgun. Sa ditë duhet që zambakët e ujit të mbulojnë gjysmën e pellgut?

Psikologu Frederik është specializuar në hulumtime rreth asaj se si njerëzit marrin vendime dhe zgjedhje. Së bashku me ekipin e tij, Frederik ka anketuar rreth 1,000 njerëz që përbëheshin pjesërisht nga studentët e universiteteve të mëdha amerikane. Përveç testimit të këtyre njerëzve për aftësitë e tyre njohëse, shkencëtarët i pyetën edhe për një gjë tjetër.

Ata që u intervistuan u ofruan 3.400 dollarë ose 3.800 dollarë në muaj. Siç doli, shumica e njerëzve që morën një rezultat të ulët në test nuk pajtoheshin të prisnin dhe preferonin të merrnin një sasi më të vogël menjëherë. Anasjelltas, njerëzit me rezultate të larta në testim demonstronin vullnetin e fortë që i ndihmoi ata të fitonin një shpërblim më të mirë. Ideja e testit është se përgjigjet e gabuara vijnë në mendje së pari: 100 cent, 100 minuta, 24 ditë. Këto përgjigje më së shpeshti jepen nga njerëz me një mendësi intuitive, ndërsa ato me një tip më të arsyeshëm të të menduarit japin përgjigje më të mira mesatarisht.

Përgjigjet

Përgjigja e pyetjes së parë është 5 cent. Nëse topi kushton 10 cent, raketa do të kushtojë 1 dollar dhe 10 cent, ndërkohë që kjo është sa kushtojnë të dyja sendet së bashku.

Përgjigja e pyetjes së dytë është 5 minuta. Numri i makinave nuk ndikon në sasinë e kohës së nevojshme për prodhimin e një detaji.

Përgjigja e pyetjes së tretë është 47 ditë, jo 24. Nëse shuma e zambakëve të ujit dyfishohet çdo ditë dhe shuma e ditëve të nevojshme për mbulimin e pellgut plotësisht është 48, është logjike që zambakët do të mbulojnë gjysmën e pellgut një ditë para se të.

Nëse keni arritur t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve saktësisht herën e parë, ne ju ftojmë të ndani rezultatet tuaja me ne në komente./A.C/dritare.net

Rrëfimi i aromave të pesë dhjetëvjetëshave

Nga Veton Surroi

Kur të ndërrohet viti, mprihni shqisat. Do të ketë aromë diçkaje, diçkaje që do të shënojë një dhjetëvjetësh të tërë.

Ky është një rrëfim i shpejtë – i ndarë në pesë dhjetëvjetësha – një rrëfim për kohën, aromat e saj.

1968

Isha 7 vjeç atë ditë nëntori të vitit 1968. Kthehesha prej shkollës dhe nga oxhaku i ëmbëltores “Bleta” dilte aroma e tullumbave të sapopjekur, që përzihej me aromën e gështenjave të pjekura përballë kafenesë “Gajret”, të gështenjave që na i blinte baba Flakës dhe mua. Vëmendja nga aroma u zëvendësua shumë shpejt me brohoritjet e masës, diçka që kisha dëgjuar vetëm në stadium futbolli. Masa e madhe që brohoriste nuk ishte në stadium, por në shkallët e Teatrit, në rrugën përballë e madje edhe mbi një autobus të kuq të transportit urban. Kishte shumë flamuj dhe pastaj kishte shumë milicë, dhe pastaj shumë tollovi. Mua dhe shokun tim të klasës na mori ngutazi për dore një gazetar që banonte në ndërtesën ku banoja unë, dhe nëpër rrugica e oborre shtëpish prapa hotelit “Bozhur” na solli në shtëpi. Ngjarja me brohoritje, flamuj dhe milicë –do ta kuptoj atë ditë- quhej demonstratë. Të rriturit, me vite të tëra kur e përmendnin këtë fjalë, ulnin zërin dhe shikonin anash mos po i dëgjonte kush. Atë ditë gazetari që më kapi për dore sikur më paralajmëroi se ashtu do të më kapte gazetaria, por nuk do të ma lëshonte më.

1978

Me 10 vjet më shumë kreva gjimnazin. Testin për pranim në Universitetin e Meksikës e bëra në stadiumin “Azteca”. Stadiumi zë 100 mijë shikues; aq ishim të ulur duke mbushur pyetësorin e gjatë. Vinte erë djerse; aso që lëshojnë 100 mijë trupa kur kuptojnë se ky është moment kthese për ardhmërinë. “Fakulteti i filozofisë dhe letërsisë”, u thashë shokëve të mi të rinj të mëhallës në Meksikë,kur më pyetën se ku u regjistrova. – Mirë, mirë këto që të pëlqejnë, por a ke regjistruar edhe diçka që të jep me hangër?

1988

Dhjetë vjet më pas u lind Rea. Nata para se të lindte u bë e qetë dhe e ngrohtë. Netët më herët nuk i vëreja; kisha hyrë në telashe me pushtetin për shkak të shkrimeve të mia në gazetën “Rilindja” dhe më rrezikohej vendi i punës. Por natën para se të lindte Rea fryu jugu, solli me vete erë lule shege. Më 21 dhjetor të atij viti nuk kishte erë tjetër pos akullit. Toka dhe qielli ishin krejtësisht të ngrirë, aq të ngrirë sa atë natë ëndërrova vetëm akull. Të nesërmen na lajmëruan se trupi i babës ndodhej i ngrirë, në morg, në Spanjë. Qe një vit lindjeje e vdekjeje, njëkohësisht.

1998

Ndjeva përzierje të çuditshme erërash ndërsa rrija ulur në rrugë, duke pritur ndërhyrjen e njësive speciale të policisë ndaj meje dhe mijëra protestuesve të tjerë, që kishim dalë atë ditë kundër masakrave që po i bënte policia serbe në Drenicë e vise të tjera të vendit. Vinte erë djerse dhe qetësie, aso djerse dhe aso qetësie që paralajmërojnë që kurrgjë më nuk do të jetë si më parë. Goditjet e policëve ishin mekanike, mirë të ushtruara, si të kishin një koreografi të veten. Shqelmat kërkonin pjesët e buta përreth shpinës, shkopinjtë dhe kondakët kokën. Goditjet kanë aftësi që të tërheqin vëmendjen e të gjitha shqisave; nuk dëgjova ndonjë kërcëllitje ndërsa ma thyen krahun. Kah fundi i atij viti, sekretari i Jashtëm Britanik, Robin Cook, më thirri në telefon dhe tha se së shpejti do të organizohet një konferencë për Kosovën. Më tha që donte që unë të merrja pjesë. Ditën e fundit të atij viti dolën në shesh të gjitha armët që ua kishte dhënë ushtria dhe policia fqinjëve tanë serbë. Çdo armë shtiu atë natë në Prishtinë ndërsa ndërrohej viti. Vinte erë baruti dhe frike se ndoshta do të bëhej vonë për të ndalur luftën.

2008

Dhjetë vjet më pas dola nga salla e Kuvendit pas shpalljes së Pavarësisë së vendit. U futa në turmën e njerëzve që kishin dalë për të festuar, mu aty ku para dyzet vjetësh vinte era e tullumbave të ëmbëltores që nuk është më. Ndjeva erën e gështenjave që m’i qëronte babai, ndonëse nuk ishin duke u pjekur kund.

2018

Qe erë vere, erë korriku në Ditë të Flamurit ndërsa varrosej në Prizren djali i hallës, Bujar Gjurgjeala. Lexoi më 2 korrik të vitit 1990 Deklaratën e njerëzve si ai, që kishin dashur të mësonin e punonin, të krijonin ardhmëri për vete dhe familjet e veta- ardhmëri që u ndërpre me okupimin e Serbisë. E lexoi Deklaratën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ashtu siç ishte i bindur se mendonin të gjithë: me vendosmëri. Dhe ndjeva erën e jugut të luleve të shegës, kur Rea më tregoi se ishte shtatzënë; për të plotësuar bindjen se ciklet e lindjeve nuk ndërpriten nga ato të vdekjeve. Ky ishte rrëfimi për aromat, për erërat që shfaqen e shkojnë, ndonjëherë rishfaqen, çdo dhjetë vjet. E shënova si përkujtim jo aq për pashmangshmërinë e ecjes së kohës sa për të rikapur ato detaje që duan të ikin nga kujtesa. Kur të ndërrohet viti, mprihni shqisat. Do të ketë aromë diçkaje, diçkaje që do të shënojë një dhjetëvjetësh të tërë./Koha.net

Dizajnë fantastike mobilimi, që do e transformojnë shtëpinë tuaj

Sipas psikologëve, ndryshimi i mjedisit ndihmon që ju të ndryshoni edhe gjendjen tuaj emocionale. Nëse gjithmonë ju është dukur shtëpia e njëjtë, dritare.net do ju tregojë disa mënyra si ta bëni atë që të duket komplet një vend i ri. Pas ndryshimit, njerëzit ndihen më mirë, më të freskët, dhe do filloni të mendoni pozitivisht. Pra, nëse doni të risillni energji të re në jetën tuaj dhe pamje të re në shtëpinë tuaj, shihni në galerinë më poshtë, disa dizajne fantastike./E.B-dritare.net

Ja si mund ta zbukuroni kopshtin tuaj me këto modele gurësh!

Artin mund ta shohim kudo. Ashtu siç mrekullohemi nga arti i gatimit nga duart e guzhinierëve të perfekt, ne të dritare.net do ju tregojmë disa foto që keni për të mbetur të habitur nga arti që do ju tregojmë në këtë artikull.

Ndryshe nga piktura, ky art me gurët është me të vërtetë shumë perfekt. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa fotografi ku disa njerëz, me gurë kanë krijuar zbukurime dhe hapësira të pa para më parë.

Shikoni të gjitha fotot në galerinë më poshtë, dhe merrni edhe ju një ide sesi mund të rregulloni oborrin apo lulishten me disa gurë të thjeshtë./A.C/dritare.net

Këto lule dhe perime mund të rriten në shtëpinë tuaj, me një gotë uji!

Ju mund të mendoni se në apartamentin tuaj nuk mund të rrisni lule natyrale apo bimë të tjera. Në fakt nuk po flasim për vazo me lule gjidande që i nxjerrim në ballkone por për disa lule dhe bimë mjaft të domosdoshme që mund t’i rrisim edhe në një gotë uji.

Gjithashtu këto bimë dhe lule do i japin një pamje shumë komode shtëpisë tuaj. Ne të dritare.net e dimë se jo të gjithë njerëzit janë kaq të durueshëm për t’u kujdesur për këto lule brenda shtëpisë. Prandaj përmes këtij artikulli do ju tregojmë mënyrën më të thjeshtë se si mund të rriten lulet në shtëpinë tuaj pa asnjë gram dhe.

Shikoni më poshtë listën e gjatë të luleve dhe bimëve që mund të rriten vetëm me ujë në shtëpinë tuaj.

Hudhër

Lakër kineze

Qepë jeshile të njoma

Karota

Presh

Mente

Fresh mint for sale

Borzilok

Rozmarinë

Fresh italian herbs in water on white background

Tulipanë

Zambak

Papirus

Bar me fije shumë të holla

Bambu

Një lule e gjelbër kineze

Kaktus

Tillandsia./A.C/dritare.net

12 këshilla për të mbrojtur shtëpinë tuaj nga hajdutët!

Ne dëgjojmë shumë shpesh për grabitjet e shtëpive. Dhe nuk i kemi kushtuar asnjëherë rëndësinë e duhur mbrojtjes së shtëpisë nga hajdutët, duke vënë sisteme alarmi. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa këshilla të thjeshta por që janë shumë efektive që do ju ndihmojnë të mbroni shtëpinë tuaj nga vjedhjet.

Fshihni sendet me vlerë

Ndërsa një hidraulik po ndreq diçka nën lavamanin tuaj, ata kanë kohë të mjaftueshme për të hedhur një sy përreth. Ata mund të kthehen të jenë njerëz të ligë duke informuar bashkëpunëtorët e tyre. Ata gjithashtu mund të vjedhin çanta ose vathë që ju mund t’i keni lënë mbi tavolinë. Natyrisht, që jo të gjithë hidraulikët janë hajdutë dhe t’ju dëmtojnë, por gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm.

Mos lejoni që hajduti të dëgjojë zilet e telefonit

Disa hajdutë përdorin mashtrimet përmes telefonit fiks. Ata telefonojnë në numrin fiks në shtëpinë tuaj, dhe nga zilja marrin sinjalin që ju duhet. Nëse askush nuk e ngrin telefonin, kjo do të thotë se askush nuk është në shtëpi. Por nëse jeni në shtëpi deh doni të përgjigjeni duke mbyllur telefonin pa u përgjigjur, ju do e ngatërroni hajdutin që është pas derës së shtëpisë tuaj.

Blini për derën një bravë të besueshme

Sipas të dhënave, hajdutët  shpenzojnë vetëm 60 sekonda për t’u futur në një shtëpi me 73% të rasteve që fitojnë hyrjen nëpër derën e përparme. Bravat më të rrezikuara nga bllokimi i bllokimit janë ato cilindrike sepse mund të hapen me levë. Rekomandohet të kyçni derën me një çelës që ka formë katrore si në pjesën e dytë të fotos, meqë ky kombinim është më i besueshmi.

Mbroni dritaret tuaja

Një mënyrë tjetër shumë e njohur për të hyrë në pronën tuaj është dritaret tuaja. Për këtë arsye rekomandohet instalimi i grilave nëse jetoni në katin e parë ose të dytë. Por mos  harroni se duhet të keni një rrugë shpëtimi në rast emergjence, prandaj duhet të blini grila që mund të jenë të hapura.

Kujdesuni për territorin që rrethon pasurinë tuaj

Nëse keni një shtëpi, mos lejoni që vjedhësit të mendojnë se askush nuk jeton aty. Kujdesuni për barin para shtëpisë në verë dhe mbajeni portën të pastër edhe në dimër.

Përdoreni  frikën e hajdutëve kundër tyre

Hajdutët kanë frikë të kapen mat. Ne rekomandojmë vendosjen e një shenje që thotë, “objekt i mbrojtur”. Ky mashtrim do t’i bëjë vjedhësit të mendojnë dy herë para se të hyjnë.

Kutitë e objekteve të shtrenjta hidhni pa ju parë njeri

Nëse hidhni në koshin më të afërt të shtëpisë një kuti të televizorit apo frigoriferit të  ri që keni blerë, ka gjasa që të tërheqësh vjedhësit të cilët mund të vjedhin objektet e reja që keni blerë. Për të shmangur problemet, grisni kutitë larg përpara se ta hidhni atë larg për të mos tërhequr hajdutët.

Bëni sikur po largoheni

Bëni një lojë me pjesëtarët e shtëpisë sikur po largoheni nga shtëpia. Dhe në këtë mënyrë hajdutët do jenë gati të grabisin shtëpinë, por ju tregohuni të zgjuar duke e kthyer kokën pas sikur po përshëndeteni me familjarët që i keni lënë në shtëpi .

Kontrolloni bravën e derës

Nëse vëreni gërvishtjet në bravë, kjo do të thotë që hajdutët janë përpjekur ta hapin atë. Pra, përpara se të hapni derën dhe të hyni në shtëpinë tuaj, kontrollojeni derën në mënyrë që të keni mundësi të reagoni shpejt në rast emergjence.

Sinjali përmes perdeve

Nëse perdet janë të mbyllura për disa ditë me radhë, kjo mund të tregojë se askush nuk është në shtëpi. Dhe kjo kuptohet shumë lehtë sepse askush nuk jeton brenda shtëpisë me perde të mbyllura, ku drita e diellit nuk futet. Pra, kur të largoheni nga shtëpia juaj, sigurohuni që mos t’i mbyllni plotësisht perdet për të krijuar një iluzion se jeni në shtëpi.

Vendosni lule dhe pemë para gardhit dhe dritareve

Për ta kthyer një gardh të zakonshëm në një pengesë, mbillni disa pemë rreth tij. Gjithashtu mund të mbillni disa trëndafila anash  dritareve tuaja. Të gjitha këto bimë do ta bëjnë me të vërtetë sfidë misionin e vjedhësve.

Mos jepni  informacione nëpërmjet telefonit

Ju duhet të jeni të kujdesshëm me kompanitë telefonike apo kompani të tjera shërbimi, që ju keni kontakte. Është një nga metodat që hajdutët përdorin për të zbuluar historinë e një prone dhe kohën më të përshtatshme për të vepruar./A.C/dritare.net

Foto/ Ja si dukeshin kryeqytetet evropiane 100 vjet më parë!

Shekulli XXI, erdhi së bashku me një teknologji e cila po ecte me hapa galopantë, dhe po sillte zhvillime të madha në botë.

Sigurisht, para 100 vitesh teknologjia nuk ishte kaq e zhvilluar, dhe asgjë nuk dukej si sot. Në fotogalerinë më poshtë mund të shikoni, se si dukeshin disa nga kryeqytetet evropiane 100 vjet më parë./ I.M-Dritare.net

Romë

Londër

Paris

Stokholm

Amsterdam

Amsterdam

Berlin

Berlin

Londër

Londër

Paris

Paris

Pragë

Stokholm