Ballina Aktualitet Lajme Sinani: Ilaz Kadriu kandidat i mirë për president koncensual në Maqedoni

Sinani: Ilaz Kadriu kandidat i mirë për president koncensual në Maqedoni

Kanë filluar debatet për kandidaturat për president për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen gjatë pranverës në Maqedoni. Në mesin e tyre përfliten dhe propozohen edhe emra të personaliteteve politike shqiptare, derisa BDI kërkon një kandidat koncensual me LSDM.

Analisti i njohur Arsim Sinani në intervistën në Diplomaticus me Erion Kaçorin është pyetur për propozime që mund të jenë, ndër të cilët ai ka përmendur kreun e ASH-së, Ziadin Sela, si një nga emrat më të votuar dhe pëlqyer tek shqiptarët. Ai gjithashtu ka përmendur edhe emrin e profesorit dhe veprimtarit të diasporës Iljaz Kadriut që jeton në Çikago, si kandidat koncensual i partive shqiptare opozitare.

“Politikanët shqiptar posaçërisht establishmenti i cili drejtohet nga një nomeklaturë e njerëzve që dolën si prodhim i vitit 2001 dhe i konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, vazhdimisht kanë propaganduar se në të ardhmen apo në zgjedhjet tani që ndodhen, presidenti do të jetë shqiptar. Mendoj se tash është momenti i mirë, por këtu kemi disa probleme, problemi i parë është kush do të jetë ai ”presidenti konsensual”, kush mund të jetë ajo figure”, theksoi Sinani në “DIPLOMATICUS”.

Sipas tij, ka shumë emra që mund të jenë të nominuar. “Ka disa spekulime për emra, por mendoj se tek blloku politik shqiptar nga sondazhet që janë bërë, del që Ziadin Sela gëzon rejtingun të mirë. Poashtu në opinion qarkullon emri i një Shqiptaro-Amerikani i cili jeton në Shba, Çikago, profesori,Iljaz Kadriu i cili mund të jetë një kandidat mjaftë potencial dhe vjen me një eksperiencë mjaft të mirë dhe në me eksperiencë e bashkëpunim me State Departamentin, Senatin e Kongresit”, thotë profesori uneversitar, Arsim Sinani në këtë intervistë. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews