Fakulteti.mk ka realizuar një anketë me pyetjen nëse do të braktisnin qytetarët Maqedoninë po t’u jepej mundësia. Në këtë anketë 83.7 përqind e qytetarët janë shprehur se do ta braktisnin pa hamendje. janë përgjigjur gjithsej 1491 persona.
Në pyetjen “Po tu jepej mundësia, a do ta braktisnit Maqedoninë?”, janë përgjigjur 1491 persona, prej tyre 1234 (83.7%) me “PO”, 123 (8.3%) janë në dyshim derisa 117 persona (7.9%) do të qëndronin në vend.
Sipas anketës së realizuar, të anketuarit do të iknin për në Gjermani, Australi, Kanadë, Francë, Holandë, Suedi, Danimarë, Austri, Zvicër, Zelandë të re, SHBA etj…
Në faqen e fshatit Sallarevë në facebook ka një njoftim urgjent për banorët e këtij fshati:
INFORMIM:Tė nderuar banorë te fshatit Sallarevë, rruga eshte e kalueshme, po me kushte dimri. Bageri ėshte te Bjeshka e Vogel. Deri sa të bjer borë bageri de jete ne fshat. Flm Blerim Sejdiu.Rujna Zot mos na sprovo me ndonje semundje ne ket kohe.
Mbrëmja e kaluar për një familje nga Reçica mund të ishte fatale, pasiqë në orët e pasmenates, rreth orës 1:30 min shpërthen një zjarr i madh në hapsirat e bodrumit të shtëpisë 2 katëshe. njofton TetovaSot.
Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se falë intervenimit të ekipeve NjTKZ Tetovë, zjarri vëhet shpejtë nën kontroll dhe nuk i lejohet të kaplon shtëpinë.
Sipas Alitit, intervenohet me 2 automjete kundër zjarrit dhe 6 zjarrfikësa shpëtimtarë, persona të lënduar nuk ka, pos një zjarrfikës dërgohet në spital nga hemimi nga tymi i cili,pas dhënjes së ndihmës lirohet për kurim shtëpiak.
Nga shperthim zjarri shkaktohet një dëm i madh material në vend ngjarje dalin edhe organet e policisë të cilët kryejnë hetimet./TS
Marreveshja e Ministrise së arsimit me shtëpitë botuese në vlerë prej 300 milionë denarë, është tenderi me i “rëndë” i nënshkruar “në katër sy” ose siç eshte e shkruar ne ligj, -negociata pa shpallje publike-, njoftojnë nga Byroja pëe furnizime publike, shkruan TV21.
Byroja për furnizime publike, keto të dhënura I ka publikuar disa ditë para vitit të ri, ndërsa janë pëe tenderët e nënshkruar gjatë vitit 2017.
Ky resor, pra, Ministria e arsimit ka edhe dy kontrata të ngjajshme, që sipas listes TOP 20, kanë vendin e 8-të me 37 milionë denarë dhe vendin e 16-teme 18 milionë denarë.
Në listën TOP 20 që ka pregatitur TV21, sipas raportit të Byrosë për furnizime publike të udhehequr nga drejtori Bardhyl Nasufi, vendin e dytë mban SH.A. ELEM me tender ne vlerë prej 290 milionë denarë, kontratëë e nënshkruar me kompaninë “Markovski”.
Fshati Karaslari është vetëm 10 km larg qendrës së Velesit.
Edhe pse është afër qendrës, banorët e këtij fshati jetojnë si në mesjetë.
Pa ujë, pa rrugë, pa kanalizimë, e shpesh thonë se kanë probleme edhe me rrymën elektrike.
Për ironi të fatit, që paradoksi të jetë edhe më i madh, fshati Karaslar i Epërm furnizon me ujë të gjithë fshatrat përreth, ndërsa nuk ka ujë për veten e tij.
Banorët thonë se ish-kryetari i Velesit Sllavço Çadijev lëre që nuk ka intervenuar për asnjë çast në rregullimin e kushteve për këta njerëz, por përkundrazi, ai ka shfaqur urrejtje të hapur pët ta vetëm pse janë shqiptarë. Fjalët që ua ka thënë në sy ish-kryetari banorëve të këtij fshati kanë qenë: “Nuk u ndreqim rrugë dhe ujë se shqiptarët po shtohen shumë.”
“Po shihet edhe vetë, deri ku është e asfaltuar rruga.
Për tek fshati jonë përpjetë e sheh se si është.
A nuk ka mundësi shteti, apo çka është puna, ndoshta nuk duan pse jemi shqiptar me na regullu rrugën nuk e di kemi bë kërkesa edhe tek kryetari në Veles nuk ka asgjë.
Ish kryetari i Velesit i VMRO-së na pat thënë se nuk u ndreqim rrugë edhe ujë se shqiptarët po shtohen. Ky tjetri më duket se po e vazhdon rrugën e tij”, u shpreh Sadik Baftjari.
Kjo është çezma e vetme e fshatit ku marrin ujë banorët e fshatit.
Kjo çezëm furnizon 15 shtëpitë në fshatin Karaslari të epërm në qytetin e Velesit.
Ferid Bafqari po zbret nga fshati për të mbushur ujë. Ai thotë se nuk janë të sigurt nëse ky ujë është për pije.
“Nuk mundemi të arrijmë ti mbushim me ujë, ka ditë që presim nga tre-katër orë të mbushim ujë. Nuk e dimë që ky uji mund edhe të pijet nuk janë bërë analizat, ne vazhdojmë ta pijmë. Nuk e kemi dërguar ta analizojmë se a është për pije uji. Kurse ne vazhdojmë ta pijmë”, tha Ferid Bafqari Banor Karaslari.
Ato që kanë transport shkojnë mbushin ujë në fshatin tjetër ku uji është i pijshëm. Sadam Bojaxhiu çdo ditë udhëton në fshatin tjetër për të mbushur ujë.
“Isha për të mbush ujë, rruga nuk është e mirë as ujë s’kemi, asgjë s’kemi.
Çdo ditë çdo mëngjes nga një orë e gjysmë udhëtoj kështu, varet se si shkoj te çezmja. Rruga është katastrofë, as makinat nuk mund të ngjiten deri tek fshati”, u shpreh Sadam Bojaxhiu.
Kryetari aktual i Velesit Ace Kocevski shpreson se deri në shtator do të rregullohet rruga e fshatit Karaslar i Epërm.
“Besoj se kjo do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm. Planifikoj që gjithçka lidhur me rrugën të jetë gati deri në muajin shtator, kurse lidhur me sistemin e ujësjellësit është nënshkruar një Marrëveshje pas furnizimit të kryer publik për përpilimin e projekt-dokumentacionit. Planifikojmë që fshatin Karaslar të Epërm ta kyçim në sistemin e ujësjellësit, i cili e furnizon me ujë të pijshëm të gjithë fshatin Karaslar të Poshtëm dhe zonën industriale, Karaslari”, tha Аce Kocevski Kryetar i Velesit.
Fshati Karaslar ka mbi 10 shtëpi dhe mbi 50 banorë.
Këto banorë kërkojnë nga institucionet që të marrin parasyshë kërkesat e tyre dhe të mund të kenë kushtet sikur fshatrat përeth tyre.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka kërkuar diçka për Vitin e Ri 2019, me anë të një postimi në “Twitter”, Bebe Rexha i kërkoi burrit të saj të vij sa më shpejt dhe se po e pret. Duket se beqaria e ka mërzitur këngëtaren e famshme dhe po kërkon një burrë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Flori Mumajesit, i cili i ka shkruar Bebes në “Instagram” një mesazh.
Flori i ka shkruar asaj duke i trokitur dhe i thënë se ai është burri që ajo po kërkon.
Këngëtari shqiptar jo rrallë e ka treguar pëlqimin e tij për këngëtaren me famë botërore, duke e pranuar publikisht se ajo është e preferuara e tij.
Pasi jetuan më shumë se dy javë në trotuar, mbrëmja e së enjtes rezervoi një surprizë për Ruzhdi dhe Suzana Kojkun. Në ato kushte të vështira, me temperatura nën zero gjatë natës, edhe shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik.
Imami Elvis Naçi, këngëtari Sidrit Bejleri dhe Ilir Hoxholli vizituan strehën e plasmasit të ngritur nga çifti Kojku buzë Lanës.
Bamirësit i siguruan çiftit të moshuar pagesën e qirasë për 6 muajt e ardhshëm, si dhe ushqime të mjaftueshme për të kaluar dimrin.
“Sinqerisht shtëpia ime nuk është shumë larg nga vendi ku rrinin Suzana dhe Ruzhdiu, e të them të drejtën nuk kishim informacion. Pasi ju dhatë lajmin në televizionin Top Channel, aty ne u njoftuam me këtë dramë. Kjo është edhe e mira e një televizioni të fuqishëm, që evidenton dhe bën publik një rast të vështirë si ky. Shpresoj që kjo që ne po bëjmë, të kthehet në një model për të gjithë shqiptarët, kudo që shikojnë një rast të tillë. Të mos presin që të na lajmërojnë neve, por le të mblidhen kolegë në një punë, studentë në një shkollë, apo fqinjët që janë përreth, e mos t’i lemë shqiptarët tanë në rrugë në këtë të ftoht të madh. Është një amanet dhe një qytetari që shqiptari t’i shtrijë dorën shqiptarit”, tha imami Elvis Naçi.
Ruzhdi dhe Suzana Kojku kishin ndërtuar një banesë buzë Lanës që në vitin 1994, por ajo u prish para një viti, pasi prekej nga projekti për vijimin e unazës që lidhet me zonën e Shkozës në kryeqytet. Pas 9 muajsh iu ndërpre edhe bonusi i qirasë, ndërkohë që banesa e tyre ka qenë në proces legalizimi dhe për këtë kanë kryer edhe pagesa.
“Falënderoj televizionin Top Channel dhe stafin e tij për këtë mrekulli që më bënë, që të mos rrija më në plasmas”, tha Suzana Kojku.
Pas 6 muajsh, Ruzhdiu dhe Suzana mund të jenë sërish në situatë rruge, ndaj ata kërkojnë përfshirjen në programin e banesave sociale./Top Channel
Siç e dini ka kohë që Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë ka kërkuae revizion të përgjithshëm të Komunës së Tetovës, për ta kontrolluar nga afër krimin ekonomik-financiar që bëhet aty. Por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje nga Qeveria dhe organet kompentente, ata aspak nuk e kanë marrë parasysh kërkesën dhe në këtë vit do bëjn vetëm revizion selektiv.
Në këtë revizion selektiv, ata kanë vendosur që të kontrollojnë vetëm Parkingjet e Tetovës dhe Qendrën Shëndetsore, dhe jo në tërësi Komunën apo Spitalin e Tetovës. Ne kërkojmë që revizioni të mos jetë selektiv, dhe të jetë i përgjitshëm për të dyja institucionet.
Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhura nga komunat përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, Komuna e Tetovës është një ndër 19 komunat me borxhin publik me te madh në Vënd! Respektivisht, është e dyta pas Ohrit që i paraprin listes së borxhlinjëve.
Borxhi i Komunës së Tetovës deri në vitin 2017 ka kapur shumën prej 640.6 milion denarë, pa përfshi borxhin e NKP-së, njofton Arif Selami, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Tetovës, shkruan Gazeta Lajm,
Në periudhën kohore nga 2012-2017 borxhi është dyfishuar dhe ka lëvizur si në vijim:
“2012 – 226.1 milion den –Sadi Bexheti, PDSH
2013 – 329.1 milion den – Sadi Bexheti, PDSH
2014 – 354.1 milion den – Teuta Arifi, BDI
2015 – 399.8 milion den– Teuta Arifi, BDI
2016 – 459.2 milion den – Teuta Arifi, BDI
2017 – 640.4 milion den– Teuta Arifi, BDI
Ku ka dështuar Komuna e Tetovës, që të akumulojë gjith këtë borxh?!
– ka ndërtuar, rindërtuar dhe ka kryer vepra, të cilat më pas nuk ka mund ti paguajë, kështu që borxhi i akumuluar ka rezultuar qe Komuna te punojë me llogari të bllokuar.
– ka shpenzuar më shumë para se sa qe ka ose ka dështuar ti mbledh, ndërsa ka punësuar dhe ka mbushur administratën komunale, deri ne ate shkallë sa që më shumë se gjysmën e buxhetit të caktuar ka shkuar për pagat.
– ka pasur planifikim të tepërt të buxhetit, pas të cilit është bë ribalancim duke reduktuar shumat e parashikuara për zerra.
– ka dështuar të mbledh tatimin në pronë dhe shumë shpesh edhe në shitjen e tokës ndërtimore”, njofton Selami.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, banorët e fshatit malor Maja e Zezë (Crvni Vërv) të komunës së Studeniçanit janë bllokuar dhe nuk arrijnë të lëvizin për shkak të rrugëve të pa-pastruara. Përmes telefonit ata thanë për Alsat se tashmë dy ditë rrugët janë të pakalueshme dhe se janë në pritje të ndihmës nga komuna të cilës i takojnë. Siç thonë banorët, për momentin në fshat kanë mbetur të ngujuar rreth 150 banorë.
Kjo situatë është prej ditës së mërkurë, pasdite, askush nuk ka ardhë, nuk na ka kontaktu për momentin. Tash për tash momentalisht jemi të izoluar, 1 metër e 20 centimentra është bora në fshatin Cërni Vërv, në komunën e Studeniçanit. Prej komunës nuk ka asgjë, jemi lajmëru, na kanë thënë që brenda kohës do të lëshojnë por nuk ka asgjë, nuk e di çka mendojnë ato, a mendojnë që ka banorë këtu. Momentalisht ka edhe 150 banorë në fshat. Momentalisht rrymë kemi, ushqim kemi”- thekson Sabedin Baftjari, banor i f. Cërni Vërv në linjë telefonike.
Përveç fshatit Cërni Vërv, banorët thonë se i bllokuar është edhe fshati I tyre fqinjë, Ellovë. Për këtë gjendje të banorëve janë të njoftuar edhe nga komuna e Studeniçanit. Kreu i saj, Azem Sadiku sqaroi se ndërmarrja komunale është vazhdimisht në teren por nuk ka arritur të pastroj rrugën drejt këtij fshati, prandaj edhe është angazhuar ndërmarrje private për të hapur këtë rrugë.
Dje kemi angazhu një makinë për këtë rrugë, ka mbërri deri diku ta pastroj, sot do të vazhdojë dhe deri në fund të ditës do të jetë e lirë edhe kjo rrugë dhe do të pastrohet. Komuna e Studeniçanit është shumë e kufizuar me mjete, ne as përafërsisht nuk na mjaftojnë mjetet që i marrim për mirëmbajtje e rrugëve mirëpo po gjendemi disi dhe po mundohemi me të gjitha kapacitet tona që I kemi mos të na bllokohen vendbanimet”- pohoi Azem Sadiku, kryetar i komunës Studeniçan.
Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në fshatrat malor të komunës së Studeniçanit është problem I vazhdueshëm, pasi sipas kryetarit Sadiku, mjetet që i ndahen komunës për këtë sektorë janë simbolike dhe aspak të mjaftueshme. Për shkak të reshjeve të dendura nga dje nuk është kryer ndërrimi i pjesëtareve të policisë në Tanushë. Por sipas MPB-së po ndërmerren masa që kjo të bëhet në një kohë sa më të shkurtër. Pjesëtaret e policisë kanë ushqim të mjaftueshëm dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me MPB-në./Alsat-M
Më datë 3 janar 2018, rreth orës 17.00, në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të stacionit pagesor në Zhelinë, policia e Tetovës ka arrestuar personin me inicialet A.A., 44 vjeç, nga Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit se ilegalisht është futur në Republikën e Maqedonisë.
Shtetasi i Republikës së Shqipërisë është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për hetime të mëtejshme./TetovaNews
Rezultatet e hetimit të policisë greke ndoshta nuk do të ishin kaq të shpejta nëse nuk do të ishin ndihmuar nga Roki, qeni i Anxhelina Petros. Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte varrosur të bijën e tij 29-vjeçare. Edhe sot, Roki qëndron jashtë derës së banesës duke pritur që Anxhelina të kthehet.
Vajza 29-vjeçare u qëllua më shumë se 7 herë me shufër hekuri në kokë nga babai i saj Aleko Petro. Pasi i mori jetën, 52-vjeçari e varrosi më pas në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij në Korfuz. At e bijë fillimisht kishin debatuar, pasi Aleko nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me një djalë afgan. Mjeku-ligjor tha se Anxhelina kishte pësuar trauma në kokë nga goditjet e njëpasnjëshme. Vrasja e saj ishte brutale, tha mjeku-ligjor. Alarmin në polici e dha i pari i dashuri i Anxhelinës, i cili u shpjegoi hetuesve se Aleko Petro grindej vazhdimisht me vajzën për shkak të lidhjes së saj. I dyshuari kryesor i policisë ishte pikërisht babai 52-vjeçar.
Fillimisht ai u kërkoi autoriteteve që t’i gjenin vajzën dhe mohonte përfshirjen në ngjarje. Por dyshimet e policisë ishin të sakta. Deklaratat e tij kontradiktore bënë që pas disa orësh ai të pranonte krimin e rëndë. Kurse me ndihmën e qenit të Anxhelinës u gjet vendi ku ishte varrosur 29-vjeçarja. Aleko Petro tha më vonë se ishte penduar dhe nuk donte të vriste vajzën. /tvklan.al
Thonë se përdorimi i tepërt i ekranëve nga fëmijët është i dëmshëm, por pak prova ka për ta vërtetuar këtë.
Pediatrët thonë se prindërit duhet të shqetësohen më pak, për sa kohë që ata kanë një farë kontrolli mbi kohën që fëmijët kalojnë në ekran.
Një udhëzim në Britaninë e Madhe eviton përcaktimin e limiteve kohore, ndërkohë që rekomandon mospërdorimin e tyre të paktën një orë para gjumit.
Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i ekranëve të mos cënojë gjumin, ushtrimet stërvitore dhe kohën me familjen.
Debati në lidhje me kohën që të rinjtë kalojnë para ekraneve është i nxehtë. Sidoqoftë, ky studim i fundit i sheshon pak shqetësimet.
Një tjetër studim, ndërkohë, ka dalë në përfundimin se vajzat janë dy herë më të predispozuara të shfaqin simptoma depresive të lidhura me përdorimin e medies sociale në moshën 14 vjeç, krahasuar me djemtë.(tch)
Një djalë 19-vjeçar nga Tetova është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Kallëzimin në polici e ka bërë e ëma e tij, 49-vjeçarja me inicialet D.J. nga Tetova.
Ajo ka deklaruar se i biri i saj 19-vjeçar, me inicialet B.J. është larguar nga shtëpia më 31 dhjetor 2018, në ora 9.00 dhe nuk është bërë më i gjallë.
Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të “Besës” opozitare Bilall Kasami. Nuk ka epilog konkret nëse dy deputetët e “Besës” do t’i përkrahin ose jo ndryshimet kushtetuese.
Nga partia opozitare informojnë se në këtë takim Zaev-Kasami u vendos që të formohet një grup pune mes përfaqësuesve të “Besës” dhe Qeverisë. Përmes këtij grupi më pas palët do të formulojnë dhe dakordojnë më në detaje ndryshimet që kërkon Lëvizja “Besa”, e cila në fund do të vendosë nëse do t’i mbështesë ose jo propozimet e parashtruara.
Takimi mes Kreut të Qeverisë Zaev dhe kreut të Besës Kasami erdhi pasi ky i fundit para disa ditësh kërkoi që qeveria t’i dëgjojë për amendamentet e propozuara nga ta, ose për ndryshe të kërkojë vota të tjera për arritjen e 2/3-tave për ndryshimet kushtetuese. Dy partitë opozitare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët së bashku kanë 4 vota deputetësh, ndërsa janë të një mendjeje se duhen bërë ndryshime në amendamentet e propozuara për ndryshimet kushtetuese. Ato kanë të bëjnë me gjuhën, që shqipja në Kushtetutë të paraqitet gjuhë zyrtare, ndërsa nga shtetësia, të hiqet fjala “maqedonas” ndërsa të mbetet vetëm fraza “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në qytetin Sion të Zvicrës, biznes familjar zhvillon çifti bashkëshortor Saliu nga Prilepi i Maqedonisë. Demirali Saliu dhe bashkëshortja e tij Jesma kanë një sallon për prerjen e flokëve, karakteristik për shumëçka, shkruan portali Lajm.tv. Bashkëshortja Jesma Saliu është ndoshta femra e vetme shqiptare berbere për meshkuj. Por jo vetëm kaq. Ajo është ndër berberet më të mira në Zvicër, kurse ka fituar në shumë gara edhe në Evropë. Lajm.tv ka zhvilluar një vizitë te ta, ku kemi konstatuar se zanatin e berberit Jesma nuk e ka vetëm profesion, por edhe pasion. Gjatë tërë kohës që punon është e disponuar dhe e buzëqeshur.
“Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat.Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tha për Lajm.tv, berberja Jesma Saliu.
Si është dashuruar Jesma te ky këtë profesion që nuk është karakteristik për femra, e aq më pak për femrat shqiptare? në intervistën e saj për Lajm.Tv rrëfen se zanatin e berberit e ka trashëguar nga babai i saj, i cili ka qenë berberi i parë në Sion. Edhe pse babai ka qenë kundër që bija e tij të trashëgojë këtë zanat, Jesma ka qenë këmbëngulëse. Pas pensionimit të babait, ajo me bashkëshortin e menaxhon biznesin.
Në seancën e parafundit për incidentin që ndodhi në Reçicë të Vogël më 5 prill vitin e kaluar, ku ishin të involvuar 13 persona, pjesa dërmuese nga Kumanova, të akuzuarit në fjalët përfundimtare janë shprehur të pafajshëm për veprat që ngarkohen. Avokati i familjes Dervishi dhe Rexhepi, Sejfulla Osmani thotë se gjatë këtij gjykimi është vërtetuar se klientët e tij janë të pafajshëm, shkruan gazeta Koha.
“Vlerësojmë se gjatë tërë procedurës së këtij rasti është vërtetuar se ata që përfaqësojmë ne, as që kanë shkaktuar konfliktin e ndodhur dhe as që janë fajtorë për pasojat, thjeshtë kanë qenë në vetëmbrojtje dhe kështu janë shprehur në fjalën përfundimtare. Pra, familja Rexhepi dhe Dervishi janë ata që kanë pësuar në këtë rast dhe kërkuam nga Gjykata që ta konstatojë këtë gjendje dhe të akuzuarit që ne i mbrojmë, ti lirojë nga fajësia. Agron Dervishi dhe Bekim Rexhepi, të cilët akuzohen për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje, nuk mbajnë. Bekim Rexhepi as që ka marrë pjesë në konflikt, as që ka marrë veprime të kundërligjshme, kurse kur bëhet fjalë për Agron Dervishin, ai as që ka marrë pjesë në këtë rast”, deklaroi Sejfulla Osmani, avokat. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të familjes Misimi, Elenko Milanov dhe Ibrahim Bajrami, thonë se akuzat janë të pabaza dhe presin që të akuzuarit që i përfaqësojnë të shpallen të pafajshëm.
“Të gjithë klientët që i përfaqësojmë nga familja Misimi, janë deklaruar të pafajshëm dhe se nuk kanë kryer asnjë vepër në këtë ngjarje, apo asnjë prej tyre nuk ka përdorur armë dhe nuk ka shtënë. As edhe dëshmitë që janë prezantuar gjatë procedurës hetimore si materiale dëshmuese, nuk tregojnë se ndonjëri prej tyre ka përdorur armë zjarri. Nuk është gjetur armë tek kjo familje, ndërsa dy pistoletat që janë gjetur në vendngjarje, u takojnë palës tjetër, kurse edhe një pistoletë tjetër që është përdorur – fare nuk është gjetur. Gjatë procedurës, arma e tretë që nuk është gjetur të gjithë kanë drejtuar gishtin nga Agron Dervishi. Pra, nuk mund të akuzohen gjashtë persona për përdorim të armës, kur gjurmët tregojnë se janë përdorur tre armë, ku për dy dihet sigurt se i takojnë palës tjetër, kurse tjetra është pronë e njërit prej palës tjetër”, tha Elenko Milanov, avokat. Sipas tij, është e pamundur që aq numër i madh i personave të involvuar të kenë përdorur vetëm dy apo tre armë. Ai më tej tha se në seancën përfundimtare kur edhe do të jepet vendimi, prokuroria nuk ka siguruar dëshmi të mjaftueshme se ndonjëri prej pjesëtarëve të familjes Misimi ka tentuar të kryejë ndonjë vepër të rëndë penale.
Seanca e radhës është caktuar për më 9 janar, kur edhe do të publikohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Themelore të Tetovës për këtë incident. Në këtë incident që supozohet se ka ndodhur për mosmarrëveshje politike lokale, konkretisht se cili nga grupet do të marrë primatin e Degës së BDI-së në Kumanovë, u vra Naip Rexhepi dhe një familjar i tij mbeti i plagosur. (koha.mk)
Diplomën e shkollës së meseme mjekësore që është e pranuar në të gjithë territorin e vendit dhe të Bashkimit Evropian, gazetarja jonë e mori për dy javë. Ndërmjetësi kërkoi 2500 marka (monedha zyrtare e Bosnjes dhe Hercegovinës është marka e këmbyeshme) për diplomë urgjente. Në dokumente qëndron se kualifikimi ka zgjatur dy vjet. Diploma është lëshuar zyrtarisht para se të dorëzohej dokumentacioni, shkruan portali zurnal.info, transmeton Tetova News
Pa ndjekur asnjë orë mësimi, vetëm për 17 ditë, gjatë periudhës së festave, gazetarja përfundoi shkollën e mesme mjekësore. Dokumentet i dorëzoi më 20 dhjetor 2018. Më 3 janar ajo mori një diplomë të çertifikuar dhe çertfikatat për katër klasët e shkollës së mesme.
Në diplomën e Shkollës së mesme të Sanski Mostit shkruan se nxënësja Azra Omeroviç regjistroi rikualifikimin më 22. 11 2016 dhe me sukses përfundoi shkollimin më 15 nëntor 2018, dmth një muaj para se ta dorëzonte “dokumentacionin e nevojshëm”. Në dëshminë e saj thuhet se me sukses ka diplomuar anatominë dhe fiziologjinë, higjienën për kujdesin shëndetësor, mikrobiologjinë, psikologjinë mjekësore, sëmundjet ngjitëse, patologjinë, kirurgjinë, farmakologjinë, madje ajo “bëri” edhe mësimin praktik.
Historia fillon në mes të dhjetorit. Portali boshnjak mori dokumentacionin e agjencive policore dhe gjyqësore në të cilat thuhej se diplomat e shkollave të mesme janë shitur në territorin e Federatës së Bosnjës dhe se gjithçka lidhej drejtpërdrejtë me Qendrën e Arsimit në Shirok Brijeg, pas së cilës qëndrojnë biznesmenë të afërt me HDZ në Bosnjë dhe Hercegovinë.Në dokumentet që posedojmë potencohet se me paratë nga Sh. Breg janë themeluar institucione të arsimit të mesëm dhe të lartë në të gjithë Federatën e Bosnjës dhe se në këto instituciione jepen diploma të dyshimta. Janë shënuar emrat e ndërmjetësve që kanë punuar në qytete të caktuara dhe për shuma të caktuara parash kanë siguruar diplomat e kërkuara.Për regjionin e Srajevës ishte angazhuar Senad Pehlivanoviq nga Fojnice, transmeton Tetova News sipas zurnal.info.
Takimi i parë
Biseda e shkurtër telefonike dhe takimi i parë në Sarajevë Për rikualifikim, në çdo shkollë do ju thonë se duhet të paktën një vit. Pehlivanoviqit i duhet shumë më pak. E rëndësishme është t`i sigurosh 2500 marka që ai do t`ua dorëzojë “drejtorëve dhe të tjerëve”. Edhe pse i dyshimtë në takimin e parë, Pehlivanoviq më 20 dhjetor u pajtua që më së voni deri më 15 janar, Azra Omeroviqit t`ia sigurojë diplomën e shkollës së mesme mjekësore me emrin dhe mbiemrin e saj. Duke pasur parasysh se ne refuzuam që paraprakisht të japim paratë , ai tha se do të kërkonte zgjidhje alternative dhe se këtë herë nuk do të shkonte nëpërmjet Shirok Bregut. Në të njëjtin takim, koleges i dha “numër special telefoni” që e përdor për marrëveshjet e diplomave. Dokumentet që i posedon portali vërtetojnë se me këtë numër është kontaktuar vetëm Qendra për Arsim nga Shiroki Brijeg.
“Gjithçka gati”, shkroi në porosinë që Pehlivanoviq e dërgoi më 2 janar të këtij viti në ora 14 e 46 minuta në numrin që për qëllime të këtij hulumtimi u përdor nga ekipi i portalit tonë.
PRANIM-DORËZIMI
Pranim-dorëzimi u caktua më 3 janar. Pehlivanoviq në vendin e caktuar u paraqit me çertifikatën dhe diplomën e Shkollës Teknike Mjekësore të Sanski Most. E çertifikuar, e vulosur, me nënshkrime të qarta, me nota nga lëndët që nxënësja Azra Omeroviq kurrë nuk kishte dëgjuar.
Në diplomë theksohet se Shkolla Teknike Mjekësore është në kuadër të Qendrës për arsimin e të rriturve Multilingua nga Sanski Most. Themeluesi formal i shkollës në Sanski Most është Maida Cepiç – Habiboviq. Burri i saj, Shemsudin Habiboviq ka autorizime të pakufizuara. Ai ka firmosur diplomën në emrin e Azra Omeroviq. Maida Habiboviq , përveç kësaj është edhe drejtoreshë e institucionit publik Shkolla e Mesme e Përzier Sanski Most.Shemsudin Habiboviq është këshilltar në Këshillin e Komunës së Sanski Most. Aktualisht është kuadër i A-SDA
Gjatë viteve të fundit kjo Qendër ka punuar ekskluzivisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kantonit Una-Sana duke përkthyer dokumente zyrtare . Në faqen zyrtare të Shkollës Mjekësore thuhet se po edukojnë të rriturit në fushën e profesionit mjekësor.
“Ligjërues me eksperiencë dhe profesionistë (mjekë specialistë), praktikën e paguar në Gjermani, shpenzimet e udhëtimit të paguara, letra rekomandimi, orët e njohura të stazhit në Gjermani,” thuhet në ofertën e Shkollës Mjekësore Sanski Most.
Në faqe thuhet se nxënësit e kësaj shkolle kanë të drejtën e një trajnimi, si dhe marrjen e provimit shtetëror.
Diplomë me renome
“Diplomat tona dhe certifikatat për kompetencën profesionale janë të njohura si në BiH ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në Qendrën për Arsimin e të Rriturve nga Sanski Most.
Aksion investigativ i gazetarëve boshnjakë të zurnal.info në shqip nga Tetova News (tetova.com)
Pavarësisht faktit se ku jeton dhe vepron, qoftë edhe përtej Atlantikut, dashuria e madhe për atdheun për kulturën e lashtë, për rrënjët e të parëve, mbeten gjithmonë e pazëvendësueshme në çdo aspekt dhe rrethanë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shqiptarë të shumtë dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët kanë restorantet e tyre, të cilat frekuentohen jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Edhe amerikanë dhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera, deri diku janë familjarizuar me shijen e ushqimeve tradicionale shqiptare, ku shërbehet dhe ushqehet vetëm shqip.
Se sa janë të lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht shqiptarët në Amerikë me vendin e origjinës, tregon më së miri rasti i shqiptaro-amerikanit, Ramiz Kukaj, i cili para 10 vitesh kishte hapur restorantin e tij “Tradita”, një piceri kjo tërësisht tradicionale shqiptare, duke vazhduar kështu me hapjen e restorantit më të ri në Bronx në New-York, para një viti, të cilin e ka quajtur “Çka Ka Qellu”, e në të cilin shërbehet ekskluzivisht ushqim tradicional shqiptar.
Ky restorant autentik shqiptar, po ua ofron klientëve të tij, jo vetëm shqiptarë, por edhe amerikanë, një ofertë të re ushqimesh, shoqëruar me dekorime të stilit antik, e që po i kthen në kohë vizitorët përmes pamjes së tij.
Si lindi ideja për një projekt të tillë, tregon për Telegrafin pronari i restorantit, Ramiz Kukaj nga Kosova, që vjen nga qyteti i Pejës. Ai theksoi se për herë të parë mendoi për këtë ide, 10 vjet më parë, fillimisht për hapjen e restorantit “Tradita”.
Për vite të tëra, ky dyqan ishte i ngushtë, me një furrë të madhe me dru për pica, që del në një qoshe, dhe me një numër të vogël të tavolinave, vetëm për dy veta
“Djali im i lindur në Amerikë, më pyeti nëse ka ndonjë vend ku mund t’i dërgonte shokët e tij të kombësive të ndryshme, në një restorant shqiptar, për t’i treguar atyre trashëgiminë e familjes së tij. Megjithëse, Bronx-i është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha të emigrantëve shqiptarë, dhe njëherit ishte një strehë për refugjatët kosovarë pas luftës së fundit në Kosovë, unë nuk munda t’i sugjeroj atij një vend, ku mund t’i dërgonte shokët”, tregon Kukaj, duke shtuar se “Tradita”, nuk është tamam restoranti që ai parashikonte më parë. Prandaj kishte vendosur realizimi i një projekti të tillë më të madh, siç është restoranti “Çka Ka Qellu”.
“Shpesh herë kam vizituar dhe vizitoj Kosovën dhe Shqipërinë. Sa herë që kam shkuar, kam kërkuar punime artizanale. Kam njerëz në Shkodër, Korçë, Prizren që më ndihmojnë akoma. Prandaj edhe kam koleksion pa fund ”, thotë ai.
Bashkimi në një vend gati i të gjitha orendive tipike tradicionale, pra në restorantin e tij, i cili ngjason si një muze historiko-etnologjik, për pronarin Kukaj ka qenë jo vetëm e lodhshme, por edhe mundimshme, e që i ka marrë hiq më pak se 10 vjet kohë.
“Restorantin tim nuk e konsideroj biznes, më shumë e konsideroj mision. Artefaktet që janë pjesë e arkitekturës dhe ushqimi tradicional, ka qenë sfida e idesë sime. I falënderoj të gjithë ata, që e gjeten veten këtu, e që vazhdojnë të na përkrahin pa hezituar”, tha ai, duke shtuar vizitorët jo shqiptarë, pra të huajt, befasohet më këtë vend.
Kurse për emrin shqip të restorantit të ri, “Çka Ka Qellu”, Kukaj thotë për Telegrafin se asnjëherë nuk ka arritur të gjejë një përkthim adekuat të këtij togfjalëshi në gjuhen e vendit ku ai jeton, edhe pse ai ka një shpjegim për këtë.
“Nëse ftojmë dikë, por nuk ka ngelur shumë ushqim, atëherë atë e shërbejmë me çfarë ka mbetur. Është një frazë e lindur nga varfëria. Të parët tanë, pleqtë tanë kur kishin ndonjë mysafir i thonin: ‘Bujrëm, bukë, kripë, zemër dhe çka ka qellu’. Nga kjo rrjedh dhe emri i këtij restoranti”, shpjegon ai.
Në anën tjetër, muret e restorantit autentik shqiptar “Çka Ka Qellu”, në Bronx të New York-ut, përmes fotografive, paraqitet Ballkani i shekullit IXX, ku përpos fotografive, mund të shihen edhe artefakte që janë edhe më të vjetra. Për shembull, e varur në mur qëndron veshja tradicionale e shqiptarëve, prandaj edhe pamja e këtij restoranti ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me vegla antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri.
“Këtu është një pjesë e historisë, traditës dhe kulturës sonë. Është historia e të parëve tanë”, tregon Kukaj, duke shpalosur edhe menynë e restorantit, e që është komplet ushqim tradicional shqiptar.
Menyja e restorantit nuk ka si të mos jetë e pasur edhe me brumëra, e mbushur me emra ushqimesh tipike tradicionale shqiptare ku përfshihet leqeniku, flija, mantiat e duke mos munguar as kaçamaku, e po ashtu edhe desertët, siç është bakllava.
Po ashtu, në këtë restorant është mahnitëse ta shijosh kafenë turke, përderisa i tërë shërbimi duket si një ceremoni festuese, ku djemtë dhe vajzat që shërbejnë, janë të veshur me kostume tradicionale shqiptare, dhe kjo e ilustron më së miri atmosfera mikpritëse, që është pjesë e pandashme e restorantit.
Vlen të theksohet, se për kaq kohë apo muaj, sa ky restorant është duke vepruar, është bërë kaq i rëndësishëm, sa të duhet të bësh rezervim disa ditë më parë.
Meqë restoranti i përshtatet stilit të vjetër shqiptar, si synim për të promovuar jo vetëm ushqimin në këtë rast, por dhe kulturën e sofrës së famshme shqiptare, duhet përmendur se i tëri është konceptuar në dru, ku nuk mungojnë orenditë e vjetra që mbajnë vlera kulturore, kostumet tradicionale shqiptare që qëndrojnë në vitrinë, dhe qilimat e punuar me dorë nga gratë e Prizrenit.
E gjithë kjo, sipas pronarit Kukaj, shton edhe më shumë kuriozitetin e klientëve që vijnë jo vetëm për ushqimin fantastik, që nga flija e deri tek kafeja turke, e servuar me aq mikpritje, por edhe të orendive të vjetra, që përmbajnë komplet vlera kulturore shqiptare.
Përpos punës së tij në biznes, Kukaj njihet edhe si filantrop, ku shpesh herë i është përgjigjur kërkesave që kanë të bëjnë me mirëqenien sociale të qytetarëve në nevojë në Kosovë.
Kësaj here, me moton “Vaji i burrave është kënga”, ai për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2019, do të organizojë një event, pikërisht ne vendin De Mikele Illagro. 79-17 Albion Ave. Queens NY 11373. ku do të mbledhin mjete financiare për të ndihmuar Shoqatën “Thirrjet e Nënave”, që vepron në Gjakovë.
Përndryshe, më e mira e restorantit të Ramiz Kukajt “Çka ka Qellu” është se e gjitha atmosfera dhe ambienti është i njëjtë si në Kosovë, e që e bënë të veçantë biznesin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.