Ballina Top Lajm SKANDAL/Për 17 ditë merr diplomën e shkollës së mesme mjekësore (VIDEO+FOTO)

SKANDAL/Për 17 ditë merr diplomën e shkollës së mesme mjekësore (VIDEO+FOTO)

Diplomën e shkollës së meseme mjekësore që është e pranuar në të gjithë territorin e vendit dhe të Bashkimit Evropian, gazetarja jonë e mori për dy javë. Ndërmjetësi kërkoi 2500 marka (monedha zyrtare e Bosnjes dhe Hercegovinës është marka e këmbyeshme) për diplomë urgjente. Në dokumente qëndron se kualifikimi ka zgjatur dy vjet. Diploma është lëshuar zyrtarisht para se të dorëzohej dokumentacioni, shkruan portali zurnal.info, transmeton Tetova News

Pa ndjekur asnjë orë mësimi, vetëm për 17 ditë, gjatë periudhës së festave, gazetarja përfundoi shkollën e mesme mjekësore. Dokumentet i dorëzoi më 20 dhjetor 2018. Më 3 janar ajo mori një diplomë të çertifikuar dhe çertfikatat për katër klasët e shkollës së mesme.

Në diplomën e Shkollës së mesme të Sanski Mostit shkruan se nxënësja Azra Omeroviç regjistroi rikualifikimin më 22. 11 2016 dhe me sukses përfundoi shkollimin më 15 nëntor 2018, dmth një muaj para se ta dorëzonte “dokumentacionin e nevojshëm”. Në dëshminë e saj thuhet se me sukses ka diplomuar anatominë dhe fiziologjinë, higjienën për kujdesin shëndetësor, mikrobiologjinë, psikologjinë mjekësore, sëmundjet ngjitëse, patologjinë, kirurgjinë, farmakologjinë, madje ajo “bëri” edhe mësimin praktik.

Historia fillon në mes të dhjetorit. Portali boshnjak mori dokumentacionin e agjencive policore dhe gjyqësore në të cilat thuhej se diplomat e shkollave të mesme janë shitur në territorin e Federatës së Bosnjës dhe se gjithçka lidhej drejtpërdrejtë me Qendrën e Arsimit në Shirok Brijeg, pas së cilës qëndrojnë biznesmenë të afërt me HDZ në Bosnjë dhe Hercegovinë.Në dokumentet që posedojmë potencohet se me paratë nga Sh. Breg janë themeluar institucione të arsimit të mesëm dhe të lartë në të gjithë Federatën e Bosnjës dhe se në këto instituciione jepen diploma të dyshimta. Janë shënuar emrat e ndërmjetësve që kanë punuar në qytete të caktuara dhe për shuma të caktuara parash kanë siguruar diplomat e kërkuara.Për regjionin e Srajevës ishte angazhuar Senad Pehlivanoviq nga Fojnice, transmeton Tetova News sipas zurnal.info.

Takimi i parë

Biseda e shkurtër telefonike dhe takimi i parë në Sarajevë
Për rikualifikim, në çdo shkollë do ju thonë se duhet të paktën një vit. Pehlivanoviqit i duhet shumë më pak. E rëndësishme është t`i sigurosh 2500 marka që ai do t`ua dorëzojë “drejtorëve dhe të tjerëve”. Edhe pse i dyshimtë në takimin e parë, Pehlivanoviq më 20 dhjetor u pajtua që më së voni deri më 15 janar, Azra Omeroviqit t`ia sigurojë diplomën e shkollës së mesme mjekësore me emrin dhe mbiemrin e saj. Duke pasur parasysh se ne refuzuam që paraprakisht të japim paratë , ai tha se do të kërkonte zgjidhje alternative dhe se këtë herë nuk do të shkonte nëpërmjet Shirok Bregut. Në të njëjtin takim, koleges i dha “numër special telefoni” që e përdor për marrëveshjet e diplomave. Dokumentet që i posedon portali vërtetojnë se me këtë numër është kontaktuar vetëm Qendra për Arsim nga Shiroki Brijeg.

“Gjithçka gati”, shkroi në porosinë që Pehlivanoviq e dërgoi më 2 janar të këtij viti në ora 14 e 46 minuta në numrin që për qëllime të këtij hulumtimi u përdor nga ekipi i portalit tonë.

PRANIM-DORËZIMI

Pranim-dorëzimi u caktua më 3 janar. Pehlivanoviq në vendin e caktuar u paraqit me çertifikatën dhe diplomën e Shkollës Teknike Mjekësore të Sanski Most. E çertifikuar, e vulosur, me nënshkrime të qarta, me nota nga lëndët që nxënësja Azra Omeroviq kurrë nuk kishte dëgjuar.

Në diplomë theksohet se Shkolla Teknike Mjekësore është në kuadër të Qendrës për arsimin e të rriturve Multilingua nga Sanski Most. Themeluesi formal i shkollës në Sanski Most është Maida Cepiç – Habiboviq. Burri i saj, Shemsudin Habiboviq ka autorizime të pakufizuara. Ai ka firmosur diplomën në emrin e Azra Omeroviq. Maida Habiboviq , përveç kësaj është edhe drejtoreshë e institucionit publik Shkolla e Mesme e Përzier Sanski Most.Shemsudin Habiboviq është këshilltar në Këshillin e Komunës së Sanski Most. Aktualisht është kuadër i A-SDA

Gjatë viteve të fundit kjo Qendër ka punuar ekskluzivisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kantonit Una-Sana duke përkthyer dokumente zyrtare . Në faqen zyrtare të Shkollës Mjekësore thuhet se po edukojnë të rriturit në fushën e profesionit mjekësor.

“Ligjërues me eksperiencë dhe profesionistë (mjekë specialistë), praktikën e paguar në Gjermani, shpenzimet e udhëtimit të paguara, letra rekomandimi, orët e njohura të stazhit në Gjermani,” thuhet në ofertën e Shkollës Mjekësore Sanski Most.

Në faqe thuhet se nxënësit e kësaj shkolle kanë të drejtën e një trajnimi, si dhe marrjen e provimit shtetëror.
Diplomë me renome

“Diplomat tona dhe certifikatat për kompetencën profesionale janë të njohura si në BiH ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në Qendrën për Arsimin e të Rriturve nga Sanski Most.
Aksion investigativ i gazetarëve boshnjakë të zurnal.info në shqip nga Tetova News (tetova.com)

@tn.lajmelokale
@tetovanews