Ballina Blog Faqe 958

“Erdogan po fut pykë përçarëse në Kosovë”

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Ai këtë e ka thënë pas kërcënimeve të Erdogan, veçanërisht ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nuk mund të përzihet ai në punët tona. Ne e kemi sistemin tonë, parlamentin, ne vet e zgjedhin qeverinë të cilën. Shpresoj që ne ta forcojmë qeverinë. Ai po fut pykë përçarëse, po e lavdëron Hashimin dhe po e sulmon kryeministrin, Haradinaj”, ka thënë Maliqi, njofton Klan Kosova.

“Nuk duhet ta dëgjojmë atë. Ne duhet ta mbajmë anën atje ku jemi nisë. Nuk duhet prishur me Turqinë, por ai nuk bën të na e caktojë se kush duhet të jetë lideri jonë”.

Sipas Maliqit edhe vet Erdogan dhe Turqia ka interes që të ruajë raportet me Kosovës.

“Ai vet dhe Turqia ka interesa, pasi ka bërë investime në Kosovë”.

Derisa për situatën politike në Kosovë, Maliqi është shprehur në Zona B se më e mira është që të krijohet një qeveri teknike.

“Ndoshta duhet të krijohet një qeveri teknike për një periudhë dhe që të përgatitet për zgjedhje. Duhet në të jenë 2-3 veta që janë të pavarur. Ose për të tejkaluar situatën e tanishme le të mbyllen diku katër ditë dhe ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, për së paku dy vjet derisa të kryhen disa punë të mëdha”.

Si të bëhemi më të mençur gjatë grindjes me dikë: Psikologët zbulojnë trukun…!

Çështja është e thjeshtë, metodë e provuar, e cila vërtet jep rezultate.

Ja një këshillë e dobishme e psikologëve, të cilët flasin se si të veprohet nëse partneri juaj (miku, kolegu, shefi, fqinji etj.) fillon grindjen, ndërkaq ju dëshironi ta shmangni.

Këtë do ta arrini me vetëm dy veprime.

Veprimi 1:

Sapo t’ju drejtohet personi i tillë me ton grindës, sipas temës së grindjes analizoni se çfarë i duhet vërtet atij personi (shkaku i vërtetë), çfarë i mungon, çfarë pret nga ju, për cilin shkak fillon grindjen.

Ajo që e mundon mund të jetë mungesa e (vetë)respektit, mungesa e vetëbesimit, mungesa e dashurisë, e ngrohtësisë dhe e kujdesit, frika nga diçka…

Midis asaj të kesh të drejtë dhe të jesh i sjellshëm, gjithmonë jini të sjellshëm: leksioni i psikologut të cilin duhet patjetër ta dëgjoni!

Mos reagoni ndaj provokimeve të atij personi, silluni normalisht dhe përsërisni shumë herë që nuk dëshironi të grindeni.

Mos prisni kurrfarë falënderimi, mjaftohuni me atë që ju do të fitoni atë që ju nevojitet; ai personi vibracionet tuaja të mira, ndërkaq ju – qetësinë tuaj.

Vërejtje: Kjo nuk ka të bëjë me dhunën dhe keqtrajtimin në familje/marrëdhëniet ku menjëherë duhet të veproni edhe fizikisht (me ligj nëse duhet) dhe të ikni./sn/

Ky është lëngu që pastron veshkat dhe mban trupin tuaj larg nga sëmundjet

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut.

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm.

Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin. Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi.

Majdanozi është një ndër erëzat më të çmuara përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Është i pasur me vitaminë A, të gjitha vitaminat e grupit B si (B1,B2,B3,B5,B6 dhe B9), vitaminë K, acid folik, postas, kalcium, zink, hekur dhe magnez.

Majdanozi është i pasur me flavonoide, ku ndër më kryesorët përmendim miricetinën. Kjo e fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës kryesor për shfaqjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetitë antiinflamatore të majdanozit përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe pengojnë inflamacionin dhe oksidimin e arterieve.

Lani në ujë të bollshëm 500 gr majdanoz. Pasi të ketë kulluar, fshijeni me letër kuzhine dhe priteni në madhësi të çfarëdoshme. Vendosni në zjarr 1.5 litra ujë dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Ulni temperaturën e vlimit dhe shtoni nga pak majdanozin. Lëreni të ziejë për 30-40 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer. Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi./sn/

Gjermani, gatuhet pica me më shumë djathë në botë

Një restorant në Gjermani arriti të hyj në Librin e Rekordeve Guinness pasi kuzhinierët gatuan të ashtuquajturën pica me më shumë djathë në botë.

Zyrtarët e Librit të Rekordeve Botërore ndoqën nga afër të gjithë procesin e gatimit dhe bënë matjet me përputhshmëri. Pica Centoundici Formaggi apo Pica 111 djathërat ka plot 288.6 gramë djathë, mes të cilëve Rokuefort, Rebloçon, Pecorino, Mozzarella dhe Parmesan.

Diametri i picës ishte 30.5 centimetra. Fatkeqësisht, kjo picë u bë vetëm për të thyer rekordin dhe nuk mund të porositet nga klientët.

Mbani trurin tuaj të freskët duke medituar

Studiuesit nga Univeristeti Davis në California, kanë gjetur se meditimi për vetëm një orë në ditë, redukton rënien e nivelit mendor në moshën më të vjetër.

Megjithatë studiuesit ende nuk kanë arritur të shpjegojnë pse kjo praktikë ka efekt të tillë, megjithatë më parë është theksuar se meditimi mund të ndihmojë njerëzit të mbajnë aftësitë e tyre mendore, njofton Klan Kosova.

Ata po ashtu zbuluan se praktika e vazhdueshme e meditimit shoqërohet me përmirësime të qëndrueshme në vëmendjen e vazhdueshme dhe frenimin e reagimit, ose shtypjen e veprimeve që janë të papërshtatshme.

Më tej u zbulua se njerëzit që meditojnë rregullisht kanë sasi më të mëdha të gyrifikimit, një proces që përfshinte ‘palosjen’ e korteksit cerebral – që luan një rol kyç në kujtesën, vëmendjen dhe menduar.

Procesi i ringjalljes lejon trurin të përpunojë informacionin më shpejt dhe të përmirësojë përpunimin nervor.

Llogaritet që gjetjet e tyre janë të parat që ofrojnë dëshmi se praktika intensive dhe e vazhdueshme e meditimit është e lidhur me përmirësime të qëndrueshme të aftësive mendore të njeriut, njofton Klan Kosova.

Përse vitet e fundit femrat po pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt, cilët janë faktorët që i rrezikojnë ato?

Goditjet në tru zakonisht ndodhin tek të moshuarit, duhanpirësit, njerëzit mbipeshë ose ata të prekur nga sindroma metabolike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se njerëzit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë tek këto grupe, nuk janë të rrezikuar. Sipas Shoqatës Kombëtare të Neurologëve goditjet në tru dhe mund të çojë në paaftësi afatgjatë.Ka disa faktorë që rrisin shanset për të pësuar goditje në tru, si: sëmundjet kardiovaskulare, pasiviteti fizik, obeziteti, dieta dhe duhanpirja. Përveç këtyre faktorëve, femrat duhet të shqetësohen edhe nga disa rreziqe të tjera që mund të shkaktojnë goditje në tru. Më poshtë do të gjeni 5 shkaktarët e goditjeve në tru tek femrat.

Përdorimi i kontraceptivëve

Kontraceptivët oral mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur rrezikun për të pësuar goditje në tru. Femrat që pinë duhan dhe ato që kanë një familjar të prekur nga kjo sëmundje këshillohen që të mos marrin kontraceptivë.

Shtatzënia

Nivelet e larta të estrogjenit rrisin faktorët që shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur kështu rrezikun për të pësuar goditje në tru. Mjekët i këshillojnë femrat që kanë pasur një histori të trombozës cerebrale në familjen e tyre të tregojnë shumë kujdes gjatë shtatzënisë.

Migrena me aura

Femrat janë tri herë më të rrezikuar se meshkujt që të vuajnë nga migrena. Femrat që vuajnë nga migrena me aura me aura (një formë e veçantë e migrenës që shoqërohet me probleme me shikimin) janë gjithashtu më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një tjetër faktor rreziku që prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Megjithatë efekti është më i madh tek femrat (rreziku rritet më shumë kur ato përdorin kontraceptivë).

Vetmia dhe depresioni

Depresioni dhe stresi psiko-social (izolimi, stresi në punë ose diskriminimi) lidhen me tensionin e lartë të gjakut, një nga faktorët më të mëdhenj të goditjeve në tru. Ndikimi i tyre është më i madh te femrat sesa tek meshkujt. Përveç njohjes së shkaktarëve, është e rëndësishme të dini edhe simptomat e kësaj sëmundjeje. Lexoni këtu disa nga shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru që nuk duhet të injorohen asnjëherë./sn/

Nga Gjuriqi te gylenistët dhe zjarri në Kukës: Ja si lidhen ngjarjet dhe paralajmërimi i Sputnik për “Kataklizmën”

Shenasi Rama, ish-lideri i njohur i lëvizjes së dhjetorit në vitin 1990 dhe sot profesor në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, i lidh trazirat dhe tensionet në Shqipëri dhe Kosovë, si një përpjekje për të futur Ballkanin në konflikt për interesat e Rusisë.

“Nga ketu ne mes te lagunes ne Florida, pra pa shume informacion, mua me duket se po intensifikohet perpjekja serbe e natyrisht edhe sllavo-greke per ta terhequr Rusine ne nje perplasje te re me SHBA ne Ballkan.

Kosova do te jete nje fushe beteje, por edhe shteti Vllaho-Bizantino-Bektashi antishqiptar i Shqiperise dhe natyrisht IRJM.

Jo se nuk kane qene fushe beteje, por tashti te gjithe palet po i nxjerrin thikat dhe po rrine gati. vetem ne shqiptaret jemi me breket ulur dhe te dhjere aq sa biem pre e provokacioneve artificiale nga te gjithe palet, perfshire edhe parine e qelbur te Tiranes qe vetem terheqin vemendjen dhe na shtyjne ne veprime te gabuara”.

Realisht, prej më pak se dy javësh në hapësirën Kosovë-Shqipëri por edhe në Ballkan ka pasur zhvillime të vrullshme që nisën me “Provokacjan” e Marko Gjuriçit, anulimin e vizitës së Tsiprasit në Tiranë, ndalimin dhe deportimin e  6 gylenistëve në Kosovë dhe sherrin e madh Prishtinë-Ankara për to, e deri tek protestat e dhunshme në Kukës dhe tensioni që po vazhdon të mbahet lart duke provokuar përplasje civile.

Rastësi? Nuk duket e tillë, kur kemi të bëjmë me një situatë ku po definohet përfundimisht njohja e Kosovës nga Serbia, e cila kërkon një “haraç të madh”.

Greqia nga ana tjetër që të japë votën e saj për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE kërkon të rrisë pazarin për detin.

Sputnik-u rus fliste për një luftë civile  mes shqiptarësh dy ditë më parë, ndërsa sot është shqetësuar shumë nga një vendim i Uashingtonit.

SHBA ka çliruar më në fund fondet serbe të mbajtura në bankat amerikane që nga koha e embargos së naftës me Jugosllavinë e fundme të Millosheviçit.

Duket se bëhet fjalë për një “shi parash” që Amerika po hedh në Serbi e natyrisht në rajon.

Sputnik i ka kushtuar një rëndësi të posaçme këtij vendimi, duke i kujtuar Beogradit se SHBA ka ushtruar genocid ekonomik ndaj Serbisë.

Zoran Vujoviç, një ekonomist serb që ka punuar më parë për kompanitë e naftës ruse, thekson se “SHBA ka formuar një konsorcium që administron 450 milionë dollarë që u ngrinë në kohën e embargos së naftës ndaj Millosheviçit.

Këto para ishin depozituar në fondet e Jugobanka-s dhe Beobanka-s, dy institucionet që kontrollonin operacionet e mëdha të trafiqeve.

Por këto nuk janë të vetmet zhvillime, ka edhe më. Siç e titullon Sputnik një shkrim të freskët: “Statusi për Kosovën është zgjidhur”.

Portali rus thekson nga ana tjetër se Vuçiç është gati të pranojë para pa marrë në këmbim një kompromis për Kosovën, që padyshim variant më i kërkuar është ndarja e Veriut.

Dhe pikërisht ky është edhe kyçi i zhvillimeve kaq të trazuara në Ballkan që portal rus e thotë hapur: “Nëse shqiptarët nuk bëjnë kompromis, do të ketë konflikt”.

Portali rus thekson se shqiptarët nga SHBA janë gati për të pushtuar veriun e Kosovës ku jetojnë serbët.

“Momenti është kritik. Jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët. Sepse, qartë, Serbia nuk do të lejonte një “Stuhi” të re me ndihmën e aleatëve të saj. Beogradi u bëri të ditur të gjithëve. Një konflikt i ri lufte në Kosovë dhe Metohi mund të shndërrohej në një kalim të ri të madh të fuqive të mëdha mbi kokën tonëPor kjo nuk do të funksiononte për askënd. Madje Mund të jetë kataklizma…” përfundon Sputnik-u komentin e tij(tesheshi)