Meryem Uzerli, aktorja tyrke e njohur me rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulltani i Madhërishëm” ka rrëfyer momentet e vështira dhe dramatike që ka përjetuar kur ish-i fejuari i kërkonte të abortonte fëmijën e saj.
“Në Antalja mora një çmim, po atë natë tentova të vras veten. Shkova në dhomën e hotelit, e hodha statujën e çmimit dhe e shkatërrova. Isha çmendur dhe preva damarët, kishte gjak kudo. Doja të hidhesha nga ballkoni sepse vetëm kështu do të shpëtoja. Doja të zhdukesha, e shihja shpëtimin tek vdekja” – ka treguar aktorja.
Pavarësisht të gjithave vajza e saj Lara erdhi në jetë dhe aktorja tashmë është një nënë shumë e përkushtuar./sn/