Dakota Johnson ishte e ftuar në emisionin Late Night with Seth Meyers dhe tregoi se si u ishte dashur t’i filmonin skenat e të dy filmave (Fifty Shades Darker dhe Fifty Shades Freed) në të njëjtën kohë.
“Ishte pak e vështirë sepse na duhej që të shkonim para dhe pas, natyrisht, në mes të dy filmave, sepse disa prej lokacioneve ishin të njëjta. Disi i bëmë të gjitha skenat e seksit në të njëjtën kohë”, deklaroi aktorja, transmeton Klan Kosova.