Viruset mund të bëhen shkak për zhvillimin si të diabetit 1 ashtu edhe atë të tipit 2, duke qenë se përmbajnë proteina që imitojnë insulinën, sugjeron një studim i ri.
Njerëzit që vuajnë nga të dyja format e diabetit kanë ndërprerje të hormonit insulinë që metabolizon sheqerin, megjithatë shkaqet që fshihen pas kësaj sëmundjeje nuk dihen akoma, shkruan “shëndeti”.
Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se 4 lloje virusesh prodhojnë proteina që imitojnë insulinën, që mund të çojnë në zhvillimin e diabetit tek njerëzit e ekspozuar ndaj këtyre mikroroganizamve.
Nuk është akoma e qartë nëse njerëzit mund të preken nga viruset e studiuar nga shkencëtarët, megjithatë studimi tregon se viruset dhe mikrobet e tjera mund të luajnë një rol kyç në shkaktimin e diabetit apo edhe të sëmundjeve të tjera, thonë shkencëtarët.