Ballina Argëtim Jetë & Stil Feston 112 vjetorin, gruaja e moshuar tregon sekretin e jetëgjatësisë

Feston 112 vjetorin, gruaja e moshuar tregon sekretin e jetëgjatësisë

Gruaja më e vjetër në Australi ia ka atribuar jetën e saj të gjatë ushtrime ve fizike dhe konsumimit të ushqimeve ngadalë.

Peg Vivian, nga Perth, festoi ditëlindjen e saj 112-të të hënën me familjen e saj, përfshirë edhe vajzën 82 vjeçare.

“Ajo ka ende të njëjtën zgjuarsi,”-tha mbesa e saj, Lynn Bowler për The West Australian.

Vivian është martuar me bashkëshortin e saj Jack dhe sollën në jetë 1 vajzë e 1 djalë.

Ndërsa tani ajo ka 5 nipër e mbesa dhe 7 stërnipër.

Vajza e saj, Peggy, ka jetuar me të për 12 vitet e fundit për të ndihmuar.

112-vjeçarja, e cila nuk ka pirë kurrë duhan dhe alkool, ia ka atribuar jetëgjatëtësinë jetës aktive që ka bërë. Vivian ka bërë joga deri në moshën 98 vjeçare dhe ushtrime në ujë deri në moshën 108 vjeçare.

“Unë mendoj se gjithmonë kam provuar të bëj gjënë e duhur përsa kohë që ditea ime e ka treguar,”-tha ajo. “Jam mirënjohëse që jam akoma këtu.”/oranews.tv/