Gjatë festave të Halloween të vitit 2008 dikush me emrin Satoshi Nakamoto kishte dërguar një email me një listë të shkruar në formë letre akademike për monedhën e quajtur ‘peer-to-peer’.
Ai quhej Nakamato, skemen të cilën e propozoi ai nuk ishte e njohur në qarqet e kriptografisë, ani pse kriptografët e tjerë kishin propozuar skema të ngjashme me parë si Bitcoin.
Dy muaj më vonë, Nakamato njoftoi lëshimin e softuerit të parë të Bitcoin, duke dëshmuar se ajo ishte më shumë se një ide. Shumë njerëz filluan me shkarkimin dhe përdorimin e softuerit.
Në ditët e para Bitcoin ishte përdorur pothuajse ekskluzivisht nga kriptografia ‘geeks’. Atë kohë, në startin e tij një Bitcoin shitej më pak se një qindarkë. Por gradualisht shkonte e rritej.
Bitcoin doli pas krizës financiare të vitit 2008 kur disa njerëz të tregut të lirë shqetësoheshin për përpjekjet e Rezervës Federale, ka shkruar Wired, njofton insajderi.
Nakamoto u zhduk nga interneti para se Bitcoin të tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme tek njerëzit. Ai e dorëzoi kontrollin e projektit tek një kontribuues i quajtur Gavin Andresen ne dhjetor të viti 2010 dhe menjëherë u zhduk na forumi publik i Bitcoin. Deri më sot, identiteti i Nakamatos mbetet një mister.