Shtimi i masave mbrojtëse të Google në telefonat Android ka bërë që më shumë se 700 mijë aplikacione të fshihen nga Google Play, njoftoi kompania.
Kjo shifër është 70 % më e lartë sesa shifra e programeve të fshira vitin e kaluar.
Ndërkohë që 99 % e programeve me përmbajtje abuzive u refuzuan që para se njerëzit të arrinin ti shkarkonin ato.
Kështu besohet se Google ka rritur tej mase sigurinë në të gjithë telefonat Android./sn/