Në qytetin lindor të Arabisë Saudite Xhide do të organizohet shfaqja e parë e modës për gra në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Evenimenti organizohet si pjesë e edicionit të 19-të të Shfaqjes Ndërkombëtare Saudite të Dasmave, që sponsorizohet nga Princesha Moudi bint Nasser Al Saud, njofton e përditshmja saudite Okaz.
“Gratë saudite dëshirojnë të punojnë lirshëm në vendin e tyre”, tha për AA modelisti saudit Ghadir Afghani.
“Në të kaluarën, shfaqjet e modës nuk mbaheshin në publik. Por kjo nuk do të ndodh më”, tha Afghani.
“Bota e modës furnizon thelbësisht gratë, gjë që na nxiti të mbanim evenimentet tona të mëparshme jashtë Arabisë Saudite. Por tani, ne jemi duke planifikuar aktivisht evenimentet brenda mbretërisë”, shtoi modelisti, i cili ka marrë pjesë në shfaqje të shumta të modës jashtë shtetit.
Sipas drejtorit të evenimentit, Darine Kabbouch, tregu saudit i dasmave është një nga më të pasurit në botë, në të cilën sauditët e pasur paguajnë shuma të mëdha për ceremonitë dhe ahengjet e dasmave.
Në shfaqjen treditore në Xhide do të marrin pjesë 160 kompani vendase dhe ndërkombëtare të specializuara në modë, kozmetikë dhe bizhuteri.