Ballina Argëtim Kuriozitete Përdor të njëjtën shiringë, doktori infekton 33 pacientë me HIV

Përdor të njëjtën shiringë, doktori infekton 33 pacientë me HIV

Të paktën 33 njerëz kanë testuar pozitiv për HIV në qytetin indian të Bangarmaut, pasi një mjek i pakualifikuar i injektoi disa prej tyre me një shiringë të infektuar.

Në testet e HIV të realizuara në kampet të organizuara nga qeveria morën pjesë 566 persona nga të cilët 33 rezultuan me HIV.

Kampet u krijuan pas disa rasteve të dyshuara me HIV të zbuluara gjatë testeve rutinë në spitalet e rretheve në Bangarmau në fund të vitit të kaluar, tha SP Choudhar, zyrtar i qeverisë.

“Ne i kërkuam pacientëve me HIV gjëra të ndryshme për të gjetur burimin e infeksionit. Kur i pyetëm këta pacientë nëse kishin përdorur shiringa të zakonshme, disa prej tyre thanë se kur shkuan në spital një mjek ka përdorur të njëjtën shiringë tek të gjithë pacientët.”

Arun Pratap Singh, një zyrtar i policisë Bangarmau, tha se një dosje hetimore ishte hapur kundër mjekut të dyshuar të identifikuar si Rajendra Kumar, i cili është arratisur.

Choudhary u shpreh se nuk ishte i sigurt se sa prej 33 rasteve ishin të lidhura me Kumarin, por se një hetim nga një komitet i qeverisë së shtetit po vazhdonte./oranews.tv/