Ballina Shëndeti Përfitimet e mrekullueshme të farave të lulediellit

Përfitimet e mrekullueshme të farave të lulediellit

Të vogla në madhësi, por shumë të shëndetshme!

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh përfshirë vitaminën E, vitaminën B6, B1 e B3, manganin, selenin, fosforin, magnezin, bakrin etj.

Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore esenciale që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe luftimin e inflamacionit, shkruan Living.al.

Përfitimet shëndetësore të farave të lulediellit:

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Farat e lulediellit janë të pasura në vitaminë E, e cila vepron si një antioksidant për të luftuar inflamacionin dhe për të zvogëluar rrezikun e shumë sëmundjeve inflamatore. Nivelet e larta të inflamacionit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumimi i farave të lulediellit mund të ndihmojë në balancimin e kolesterolit, uljen e presionit të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e stresit oksidativ

Hulumtimet kanë treguar se kombinimi i antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit mund të ndihmojë në reduktimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me zhvillimin e kancerit.

Mbështesin funksionin e gjëndrës së tiroides

Një ndër shkaqet kryesore të çrregullimevetë tiroide lidhet me mungesën e selenit. Farat e lulediellit janë të pasura me selen, i cili luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së trupit.

Ndihmon në luftimin e osteoporozës dhe qehtëson dhimbjen e muskujve

Farat e lulediellit përmbajnë nivele të larta të magnezit, për të cilin trupi ka nevojë për të parandaluar humbjen e dendësisë së kockës njohur ndryshe si osteoporoza.

Balancon nivelin e sheqerit në gjak