Ballina Argëtim Jetë & Stil Pesë gjëra që duhet t’i mbani gjithmonë sekret

Pesë gjëra që duhet t’i mbani gjithmonë sekret

Nuk është e këshillueshme që të komunikosh detajet e jetës tek cilido – sepse ndonjëherë, një vesh që dëgjon shndërrohet në një gojë që flet. Më mirë që informacionet personale t’i mbani për vete, në vend që t’i ndani me këdo, pasi diskutimi i këtyre gjërave në shumicën e rasteve ka një rezultat zhgënjyes.

1 – Mendimet tuaja më të thella

Ajo që ju mendoni për tema të caktuara duhet të jetë besimi juaj, dhe jo ajo që përpiqeni të ngulitni tek të tjerët. Për shembull, mendimi juaj për disa çështje të spiritualitetit, jetës ose vdekjes do të sjellë kaq shumë reagime të llojeve të ndryshme, kur ju vendosni t’i bëni ato temë për diskutim. Mësoni të kuptoni se mendimet tuaja janë interpretimi juaj dhe jo e vërteta objektive, ose do të keni disa rezultate të këqija për debate të tilla.

2 – Filantropia juaj

Dhënia e një dore ndihmë për një person, apo ndonjë formë tjetër bamirësie është shumë e mirë, dhe ndihmon shumë për zhvillimin e individëve dhe shoqërisë sonë, dhe ka më shumë vlerë kur nuk kërkoni njohje për dashamirësi të tilla. Kur përpiqeni të publikoni se si keni qenë të dobishëm, zakonisht del si një lloj mburrjeje, pasi shumë do të mendojnë se qëllimet tuaja fillestare për një mbështetje të tillë, ishin që të kërkonit popullaritet. Ka shumë virtyt nëse u shtoni vlerë njerëzve dhe mbeteni anonimë, shkruan bota.al

3 – Qëllimet tuaja

Planet tuaja duhet të ruhen me zell, derisa t’i përmbushni ato. Nëse tregoni me zë të lartë plane të tilla, disa njerëz mund të vjedhin idetë tuaja dhe të punojnë më mirë me to, duke u marrë me mangësitë që ju nuk mund t’i keni vënë re në planet tuaja. Nëse kjo ndodh, do t’ju demoralizojë dhe do të pendoheni që i keni bërë planet të njohura për të gjithë.

4 – Stilin tuaj të jetesës

Detaje të caktuara për personalitetin tuaj si: jeta juaj seksuale, jeta fetare, kapërcimi i një zakoni të keq etj., nuk i takojnë botës. Nuk ia vlen të tregoni gjendjen tuaj emocionale për të gjithë. Pritja e vlerësimeve nga njerëzit nuk është e nevojshme.

5 – “Të palarat” e familjes tuaj

Është shumë jorespektuese dhe e pamatur që të nxirrni tregime për konflikte brenda familjes suaj për të tjerët. Kjo e zhvlerëson personin tuaj dhe vë në lojë familjen, pasi rrëfime të tilla përcillen gojë më gojë dhe kjo vetëm sa i përkeqëson gjërat. Problemet e shtëpisë zgjidhen më mirë në shtëpi./kk/