Ndryshe nga çdo dalje tjetër, biznesmeni Elton Ilirjani ka folur jo vetëm për sipërmarrjen e tij, por edhe për jetën private sot teksa ishte i ftuar në Klan. Ai tregoi vështirësitë dhe diskriminimet që i janë bërë pasi pranoi se është homoseksual.
Ai tregoi momentin e përballjes me familjen dhe tha se nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur është rruga më e vështirë në një vend si Shqipëria. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndieja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, tha Ilirjani.
Ilirjani tha se e kishte kuptuar që në moshën 11-vjeçare se tërhiqej nga meshkujt dhe pranoi se ka patur lidhje disa vjeçare me një biznesmen grek.
“Unë se kam menduar si preferencë tjetër, por si preferencë e imja dhe pikë. Unë e kam ndjerë që në moshën 11-vjeçare kur shihja filma që më tërhiqnin meshkujt. Mua më dukej normale, ndërkohë njerëzit habiteshin me mua. Kur kam qenë i vogël kam qenë fëmijë shumë i bukur.
Nuk jam ndjerë i diskriminuar, familja ime më mbronte. Diskriminimin e kam ndjerë kur jam transferuar në Tiranë. Kur kam ikur nga Tepelena në Qipro vura re një formë tjetër të diskriminimit. Vendet e Azisë kishin një formë të shprehur dhe të pa shprehur të diskriminimit. Unë jam shumë konservator. Unë kam sjellë një formë të re. Për mua plasi bomba në Tiranë në rrjetet sociale njerëzit shkruanin nëpër komente: Ky gay të punëson apo ka punët më të mira, etj. Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me asnjë në qytetin tim”, tha Ilirjani. e.k/dita