Një djalë thotë se sapo i ka dhënë fund fejesës me vajzën që dashuron, pasi kjo e fundit ka patur një histori të me armikun e tij më të madh.
“Më në fund u fejova me vajzën që doja me gjithë shpirt. Por gjërat nuk shkuan mirë.
Them më në fund, pasi familja e saj nuk ishte dakord, sepse donin që ajo të përfundonte universitetin një herë dhe pastaj të krijonte familje. Vajzën në fjalë e njoha në Facebook, u takuam, dolëm, u lidhëm dhe pas 1 vite lidhje vendosëm t’i bënim gjërat zyrtare. Por kot nuk thonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe pse jam kuksian unë e tolerova që ajo kishte patur një histori para meje. Ama nuk më kishte thënë kush ishte ky person. Marr vesh nga njerëzit që ajo ka qenë e lidhur disa muaj me armikun tim. Them armik sepse ai tipi dikur ka plagosur me thikë kushëririn tim për një sherr ordiner.
Ne hak nuk kemi marrë, ama nuk e durova dot faktin që ai ka prekur të fejuarën time. Kështu që edhe pse e desha shumë atë vajzë e ndava. Ajo më lutet, por unë e kam ndarë mendjen. Sepse e njoh veten dhe kurrë nuk do ta kaloj dot këtë situatë. Zemra më dhemb për të, por mori fund. Më paragjykoni sa të doni, por ajo e dinte historinë e familjes time dhe rrinte nuk bënte zë. Unë edhe me fëmijë do ta ndaja kur ta mësoja të vërtetën. Tung”, shkruan ai.