Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është e ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin”. Ndërsa gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer një detaj mjaft të veçantë. Elvana ka folur për jetën e varfër në fëmijërinë e saj.
“Si të gjithë shqiptarët ishim të varfër. Çdo fundjavë kishim pulë me patate dhe na vinin mysafirë. Unë nga qejfi që bëhej pula shkoja nga kuzhina sikur po bëja ndonjë punë, shihja pulën në tavolinë dhe më shkonte goja lëng. Dhe miqtë që më shihnin që vija vërdallë dhe më ftonin të ulesha në tavolinë të haja pulë.
Mami kthehej nga unë dhe më thoshte: ‘Elvana ka ngrënë mi, ka gjithë ditën që ka ngrënë. Elvana ke ngrënë ti? Po kam ngrënë thoja unë, nuk dua.’ Unë po vdisja për bukë”, përfundoi Elvana duke qeshur.