Eshtrat më të vjetra të njeriut janë gjetur në Britaninë e Madhe, ku i përkisnin një njeriu me lëkurë të errët dhe sy blu, raporton një studim nga shkencëtarët britanik.
Studiuesit e Universitetit të Londrës dhe Muzeumit të Historisë Natyrore Britanke kanë ndërtuar njeriun, i cili kishte jetuar 10, 000 vite më parë, duke përdorur teknikat më të fundit të analizës së ADN-së dhe skanimin 3D të kafkës së tij.
I njohur si “Njeriu i djahit” pasi në një fshat të Anglisë jugore ishin gjetur eshtrat e tij në vitin 1903. Njeriu i vjetër kishte lëkurë të “errët”, flokë në formë kaçurrelë të errët, thuhet sipas studiuesve.
ADN-ja është gjetur nga kafka e njeriut dhe informacioni rreth karakteristikave të tij fizike është marrë duke hartuar të dhënat gjenetike të grumbulluara, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Informacioni gjenetik zakonisht është i vështirë për t’u marrë në mbetjet e vjetra si “Njeriu i djathit”, por ishte ruajtur në rastin e tij falë kushteve të ftohta brenda shpellës gëlqerore ku u gjet.
“Unë kam studiuar për herë të parë ‘Njeriu i djathit’ më shumë se 40 vjet më parë, por kurrë nuk mund të besoja se një ditë do të kishim të gjithë gjenomin e tij,” tha profesor Chris Stringer i Muzeut të Historisë Natyrore.
“Për të shkuar përtej asaj që kockat na tregojnë dhe për të marrë një pamje shkencore të asaj që ai në të vërtetë dukej, është një arritje e mrekullueshme – dhe rezultatet mjaft surprizuese.”
Të paktën 10 për qind e prejardhjes britanike mund të lidhen me atë popullsi, thanë ata.
Një dokumentar mbi të gjeturat do të transmetohet në stacionin televiziv “Channel 4” në Mbretërinë e Bashkuar më 18 shkurt./Periskopi/