Bateria është një nga elementët e dobët të smartfonëve, madje shpesh mund të kthehet në stres.
Për t’i zgjatur jetën baterisë dhe smarfonit tuaj, ekspertët rekomandojnë disa “hile” të vogla.
Shkarkimi i plotë i baterisë dhe rikarikimi i saj çdo ditë mund ta dëmtojnë atë.
Zakonisht, bateria jeton më gjatë nëse qëndron në nivelet 25-80% deri në rikarikimin tjetër.
Për shumicën prej nesh, karikimi i smartfonit bëhet gjatë natës.
Por ekspertët thonë se konsumi i energjisë vijon edhe pasi smartfoni është karaikuar, madje edhe nëse e heqim, por lëmë në prizë vetëm karikuesin.
Një herë në muaj, është e këshillueshme që bateria e telefonit të shkarkohet deri në 0 dhe të karikohet plotësisht.
Edhe nxehtësia është e dëmshme për baterinë.
Temperatura mbi 35 gradë, por edhe i ftohti nën 10 gradë janë të dëmshme për baterinë.
Temperatura optimale është ajo e mjedisit.(TemA TV)