Studiuesit në Universitetin e Stanfordit thonë se kanë testuar me sukses tek njeriu një vaksinë që nxit sistemin imunitar t’u kundërvihet të gjitha formave të kancerit. Bëhet fjalë për një vaksinë të ndërtuar nga kombinimi i dy ilaçeve ekzistuese që ndodhen në treg kundër tumorit. Studiuesit thonë se vaksina, që ndodhet ende në fazë testuese ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha rastet kur është provuar tek njeriu. Testimi është i thjeshtë. Vaksina injektohet tek masa tumoriale e pacientit, duke riaktivizuar qelizat e sistemit imunitar të “ringrihen” duke shkatërruar qelizat kancerogjene deri kur masa tumoriale është e shkatërruar e gjitha. Por nuk ndalet me kaq, studiuesit thonë se kanë vënë re që vaksina ka shkaktuar një efekt zinxhir në gjithë organizimin dhe sistemi i imunitetit ka shkatërruar të gjitha format e tumorit në të gjithë trupin./am/
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email