Nëse po shikoni që flokët po bien me ritme të larta, mos u tmerroni!
Ende ka shpresë për ju, me kushtin që të fusni disa ushqime të caktuara në dietën tuaj.
Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet, transmeton tch.
Salmon
Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3.
Mjaltë
Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.
Arrat dhe farat
Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.