Nëse jeni një nga ata njerëz që kalojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre ulur në punë, duhet patjetër të provoni ushtrimet që gjeni më poshtë, pasi ato mund t’ju ndihmojnë të jeni në formë edhepse jeni ulur.
Sipas disa studimeve të fundit, shumica e njerëzve kanë vetëm katër orë kohë të lirë çdo ditë, dhe në shumicën e rasteve, kjo kohë kalohet duke shikuar TV, në Facebook dhe përsëri – ulur!
Megjithatë, nuk keni më justifikime, pasi mund të stërviteni në shtëpi me këto ushtrime me karrige, transmeton Klan Kosova.
Trajnerja që do të shihni në videon e mëposhtme është Denise Austin, një trajnere e njohur e fitnesit, që zbulon këto pesë ushtrime të thjeshta për të gjithë ata që nuk kanë shumë kohë për palestër.
Megjithatë, mbani mend që gjithmonë duhet që njëkohësisht edhe të konsumoni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Ushtrimet në videon më poshtë patjetër do të bëjnë që ju të gjeni një orë kohë për veten për të ushtruar dhe për të pasur trupin që ju ëndërroni!