14 shkurti përveç se njihet si dita e të dashuruarve përkon edhe me një tjetër event, atë të shfaqjes së filmit “Fifty Shades Darker” në ekranet e mëdha të kinemasë.
Aktorja protagoniste e filmit, Dakota Johnson, ka zbuluar disa detaje gjatë një interviste në show televizive amerikan “Late Night” të Seth Meyersit.
Gjatë intervistës së saj Dakota ka folur rreth skenave seksuale të xhiruara në “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, të cilat janë filmuar në të njëjtën kohë: “Ishte e ndërlikuar, sepse duhej të shkonim pas dhe para me radhë. Natyrisht, mes të dy filmave, sepse disa nga vendet do të ishin të njëjta. Ne i bëmë të gjitha skenat seksuale në të njëjtën kohë. Na është dashur të xhirojmë në vende të njëjta, por nuk duhej që teleshikuesit ta vinin re një detaj të tillë”.
Nuk duhet të harrojmë se pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila luan rolin e motrës së protagonistit kryesor, Christian Grey, Mias./sn/