Dy nënat nga Brazili janë duke pritur testet e ADN-së për të kuptuar nëse djemtë e tyre 9-muajsh janë ngatërruar nga spitali ku kanë lindur fëmijët e tyre në të njëjtën ditë.
Francielli Monteiro Garcia dhe Erivania da Silva Santos nga Alta Floresta në perëndim të Brazilit, kanë pësuar ta kryejnë testimin e ADN-së, për të përcaktuar nëse janë nënat e djemve.
Duket se kjo ka ndodhur pas një gabimi tronditës, që u zbulua rastësisht nga njëra nënën në një klinikë, pesë muaj pas lindjes së fëmijëve.
Gajtë një kontrolle rutine te pediatri Francielli vuri re ngjashmërinë e një fëmije tjetër me burrin e saj. Ajo kontaktoi Erivnian dhe gjatë bisedës ata kuptuan se fëmijët ndoshta u zëvendësuan në spital.
Francielli Monteiro Garcia ka bërë tashmë testin ADN-së, që tregoi se ajo nuk është nëna e djalit 9-muajsh që po e rrit. /kp/Telegrafi/