Ballina Aktualitet Lajme Çdo i treti nxënës ose 14.000 nxënës të shkollave fillore kanë kurriz...

Çdo i treti nxënës ose 14.000 nxënës të shkollave fillore kanë kurriz të shtrembëruar, detektuan fizioterapistët

Çdo i treti nxënës ose 14.000 nxënës të shkollave fillore dhe mbi 10.000 nxënës të shkollave të mesme kanë qëndrim të keq ose shtrembërim të kurrizit, tregojnë të dhënat nga Instituti për shëndet publik të cilat sot i kumtoi Qendra me rastin e fillimit të projektit për detektimin e situatës me qëndrimin dhe deformimin tek nxënësit.

Në kuadër të projektit në SHF “Goce Delçev” u bë kontroll në kurrizin e fëmijëve nga ana e mjekut fiziatër. Në ngjarjen me rastin e fillimit të projektit, mori pjesë edhe kryetari i komunës Qendrës, Sasha Bogdanoviq.

Projekti është i Institutit për mjekësi fizikale dhe rehabilitim përmes programit kombëtar për shëndet publik të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa do të zbatohet edhe në komunën e Karposhit.

U apelua deri te prindërit në mënyrë aktive të përfshihen në realizimin e këtij projekti dhe shumë seriozisht të kuptojnë se kontrollet dhe trajtimet e tilla janë në favor të shëndetit të fëmijëve të tyre./koha.mk