Dy Koretë kanë rënë dakort për të zhvilluar një samit më 27 prill, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, pas bisedimeve në zonën kufitare të Panmunjom.
Samiti, i treti që nga Lufta e Koresë 1950-1953, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae In.
“Liderët do të takohen në Shtëpinë e Paqes në pjesën jugore të Panmunjonit”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.
Gjithashtu, të dy palët pritet të zhvillojnë të mërkurën bisedime në nivel pune, lidhur me marrëveshjet e protokollit dhe të sigurisë./am/