Bruna Dealtry , një ish-volejbolliste e Brazilit, që punon si reportere për kanalin televiziv, “Esporte Interativo”, është përballur me një incident jo shumë të këndshëm gjatë një transmetimi live.
Një tifoz e ka ngacmuar gjatë ndeshjes Vasko da Gama dhe Universitat de Kili, ndërsa ajo ishte në transmetim direct.
Ajo e ndoqi ndeshjen në një lokal, por një tifoz i pirë ka shfrytëzuar një moment kur jo ishte në lidhje direkte, duke e puthur.
Gazetarja mbeti e shtangur, por vijoi intervistat me sportdashësit. Video është bërë virale në rrjetet sociale edhe për faktin se ka qenë vet gazetarja që e ka shpërndarë në profilin e saj./sn/