Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %
KËSHILLAT
Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri.
Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit.
Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin. Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:
MISRI I ËMBËL
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga kanceri, sepse paraqet antioksidant të fortë.
SELENI
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, vezë dhe drithëra.
XHENXHEFILI
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.
QEPA
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë kancer parandalon rritjen e qelizave të reja.
PORTOKALLI
Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.
HITHRA
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, ndërsa po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
ÇAJI NGA HALAT E PISHËS
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.
Mbani mend që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar./sn/