Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, në një deklaratë për “Deutsche Welle” ka thënë se vendimi për të arrestuar sërish Mitko Çavkovin dhe katër persona tjerë është i mbështetur mbi prova. “Prokuroria mendon se ekzistojnë baza për paraburgim. Për çdo masë të kërkuar për siguri ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen”, ka thënë Joveski.
Ai theksoi se Prokuroria ka numër të mjaftueshëm të provave që të dëshmojë kërkesën e tyre para gjykatës. Policia mbrëmë arrestoi përsëri Mitko Çavkovin dhe katër persona tjerë, njw ditë pasi u liruan nga paraburgimi./shenja/