Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit me mbështetjen e esnafit të Çarshisë së Vjetër dhe Odës së Tregtarëve në Republikën e Maqedonisë kanë marrë për obligim para qytetarëve t’i që lirojnë rrugët dhe trotuaret me qëllim të zhvillimit të qarkullimit.
Në afërsi të drejtpërdrejtë të Bit Pazarit është paraparë vendosja e stacioneve të reja të taksive, rregullimin e hapësirave të gjelbërta dhe shtylla mbrojtëse për trotuaret nga të dyja anët e bulevardit.
Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu.
Ai shtoi se në mënyrë shtesë planifikohet edhe rregullimi dhe ndriçimi i pasazheve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Qyteti i Shkupit, siç tha, ka mirëkuptim se tregtarët të cilët punojnë në këto tezga të vendosura në mënyrë të paligjshme bëjnë shumë përpjekje që të fitojnë për mjetet themelore për jetë. Për këtë shkak, në bashkëpunim me “Tregun e Shkupit” u siguruam që këtyre personave t’u ofrohen në shfrytëzim tezga në suaza të Bit pazarit nën kushte të volitshme të caktuara.
Salihu informoi se për këtë qëllim duhet të lidhin marrëveshje me “Tregun e Shkupit” SHA Shkup, por paraprakisht duhet të lajmërohen në numrin e telefonit 02 311 880 më së voni deri më 5 prill të këtij viti. me ata që nuk do ta bëjnë këtë dhe do të vazhdojnë të shesin në rrugë apo në trotuar do të gjobiten konform ligjit nga ana e inspektimeve kompetente.