Të veshur me lëkura të përpunuara kafshësh, me maska në fytyrë dhe kambana pjesëmarrësit e karnavalit Ilir të Bozovcës së Tetovës, defiluan nëpër fshatin Bozovcë. Karnavalet Ilire në Bozovcë të Malësisë së Tetovës, sipas organizatorëve kanë për qëllim që të rruajnë traditat e lashta ilire.
Qëllimi i këtij karnavali është që të ruhet kultura, tradita dhe lashtësia jonë. Përmes atyre maskave tregojmë veshmbathjen tonë, kulturën tonë se në këto vise të larta si blegtorë i kemi përdorur Plafin, Gëzofin – tha Neshat memedi, organizator.
Në këtë dhjetë vjetor të karnavalit të Bozovcës, nuk munguan edhe studiuesit e etnologjisë dhe albanologjisë, sidomos nga Universiti i Tiranës dhe ai i Prishtinës, për t`u njohur nga afër me vlerat e këtij manifestimi.
Një manifestim mjaft interesant, me vlera të lashtësisë sonë, që kuptueshëm shkojnë deri në kohët Ilire – u shpreh Hysen Matoshi, albanolog nga Universiteti i Prishtinës.
Karnavali Ilir, më parë është realizuar edhe në disa fshatra tjerë të malësisë së Sharrit, si në Shipkovicë, Lisec e Veshallë, por, me kalimin e kohës, karnavali ka mbijetuar vetëm në fshatin Bozovcë, ku vazhdojnë ta rruajnë edhe më tej këtë festë pagane ilire.
Bashkim Sulejmani