Shkencëtarët kanë ulur urinë tek pacientët obezë duke ndërhyrë në sinjalin që dërgohet nga një nerv i cili i tregon trupit se është i uritur.
Studiuesit në Universitetin Emory kanë zhvilluar një tretman të ri eksperimental që përbën ngrirjen e nervit që dërgon sinjalin për uri.
Studimi i tyre i publikuar së fundmi ka treguar se 100% e pacientëve pjesëmarrës kanë ndjerë më pak uri pa pasur ndonjë komplikim apo efekte negative. Disa prej tyre kanë rënë në peshë pas 90 ditësh.
Aktualisht 160 milionë persona janë mbipeshë vetëm në Amerikë, dhe vetëm 5% deri në 10% prej tyre parashikohet se kanë sekse me programet ekzistuese për humbje peshe.
Studimi lartpërmendur ka për qëllim të ndryshojë këto shifra./kk/