Teknologjia avancon gjithnjë e më tepër, e një nga ndryshimet më të mëdha që vëmë re janë aparaturat, të cilat i përdorim çdo ditë.
Një ndër to janë edhe televizorët, të cilët ndryshe nga vite më parë ku vinin të stërmëdhenj, sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë.
Por ajo çfarë sjell kompania “Tv-Two” mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.
Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.
Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.
Kjo lloj teknologjia mund të ndryshojë tërësisht evoluimin e aparaturave që përdoren në shtëpi, duke i dhënë tërësisht një koncept të ri atyre./topchannel/