Deputeti i Listës Serbe, Sasha Milosavleviq, ka folur sot në Kuvend në lidhje me arrestimin e drejtori të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Ne ishim në Mitrovicë, duke biseduar për paqen kur në atë moment hynë Policia me automatikë dhe me plumba në tytë”, tha Milosavleviq ndër të tjera.
Këto veprime ai i quajti të turpshme, raporton Periskopi.
“Turp”, u shpreh deputeti serb në fund.
Menjëherë i replikoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i tërhoqi vërejtjen për fjalorin.
“Kujdes me fjalorin dhe fyerjet. Turp është me hy në Kosovë pa leje dhe këtë nuk kemi leju. Turp është kjo dhe mos me marrë përgjegjësi. Askush nuk do të tolerohet të hyjë në Kosovë si të dojë sepse ky është shtet i pavarur e Sovran dhe me na fy nuk ka nevojë”, u shpreh Veseli. /Periskopi/