Boris Damovski, një nga organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, kërkoi nga Gjykata e Apelit që t’i shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak.
Ai u largua nga burgu i hetues në Shutkë, para më shumë se një muaj. Tani për tani nga Apeli theksojnë se nga të paraburgosurit që lidhen me ngjarjen e 27 prillit, e që janë në arrest shtëpiak, ankesë ka nga Damovski.
Nga Shutka kërkon që të dalë edhe polici Abdylfetah Alimi, i cili deklaron se e ka shpëtuar deputetin Zijadin Sela.
Largim nga Shutka kërkojnë edhe Goran Angelov-Qoseto dhe Mlladen Dodevski nga grupi i Alkesnadar Vasilevski-Ninxha.
Në Gjykatën e Apelit kanë ardhur gjithsej shtatë ankesa. Më parë, nga arresti shtëpiak në burgun hetues u transferuan, Mitko Çavkov dhe Jane Çento. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, theksoi se në të dyja rastet nuk janë respektuar rregullat për arrest shtëpiak.
Në rastin e Çavkovit, nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për ndryshim të adresës ku do ta vuante masën e shqiptuar.
Mënyra se si bëhet ky ndryshim është përcaktuar në Ligjin mbi Procedurën Penale. Dorëzohet kërkesë. Nëse është situata e tillë, vendimi mund të korrigjohet për pesë minuta.
Megjithatë, në këtë rast nuk kishte asnjë kërkesë të tillë për ndryshimin e adresës, ku duhet të kryhet masa e arrestit shtëpiak, por nëse është me sugjerim të avokatit mbrojtës ose është vendim personal i Çavkovit nuk e di, por është vendosur arbitrarisht se ku do ta vuajë masën e arrestit – deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Derisa zgjatë periudha e ankesave në Gjykatën e Apelit për të paraburgosurit lidhur me 27 prillin, në rrjedhë është vlerësimi i akuzës për këtë procedurë që mund të zgjasë disa muaj.
Sipas dokumentit të aktakuzës së Prokurorisë për Krim të Organizuar, truproja i Nikolla Gruevskit, Bllagoja Vasilevski nga Vjena i është lajmëruar të arratisurit Aleksandër Vasilevski – Ninxha dhe ka filluar mobilizimi i njerëzve, që më vonë janë pajisur edhe me maska.
Inkursioni është kryer për shkak se grupi ka pasur informata se Kuvendi do të ketë sigurim të dobët./am/