Më 3 qershor të vitit 1924, në një sanatorium në Austri vdiq Franz Kafka. Shkrimtari i njohur lind në Pragë 1883.
Nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike, gjysmë i pasur; po kaq e ndërlikuar ishte edhe krijimtaria e tij.
Tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi; 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji; pjesën tjetër e la me testament që të digjej.
Kafka tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.
Është cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe
1 – Një libër do të duhej të ishte një sëpatë që e thyen detin e ngrirë brenda nesh.
2 – Në luftën midis vetes dhe botës, përkrahe botën.
3 – Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.
4 – Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm”.
5 – Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty.
6 – Kam frikë nga nata. Kam frikë nga jo-nata.
7 – Je i lirë, prandaj dhe je i humbur.
8- Librat që na duhen janë ato që na vijnë si fatkeqësi, që na bëjnë të vuajmë si vdekja e një personi që e duam më shumë se veten, që na bëjnë të ndihemi sikur jemi në prag të vetëvrasjes, ose të humbur në një pyll ku nuk frymon asnjë njeri.
9 – Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëroj gjëra.
10- Mos e ndrysho, mos e ujit, mos u mundo ta bësh logjik. Mos e ndrysho shpirtin tënd sipas kërkesave të të tjerëve. Përkundrazi, ndiqi fiksimet e tua më të forta, në mënyrë të pamëshirshme.
11-Ka një pafundësi shpresash në këtë univers…por ato nuk janë për ne.
12- Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.
13- Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.
14- Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.
15- Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.
16- Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.
17- Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.
18- Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.
19- E ligë është çdo gjë dëfryese.
20 – Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?
21- Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.
22- Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?
23- Në njëfarë kuptimi e Mira është e parehatshme.
24- Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.
25- Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje.
26 – Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.
27- Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.
28- Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.
29- Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.
30 -Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë./sn/