Ballina Bota A ndërhyri Franca për Gjuriqin, ja çfarë thotë Ministri i Jashtëm Le...

A ndërhyri Franca për Gjuriqin, ja çfarë thotë Ministri i Jashtëm Le Drian

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca ka bërë ndërhyrje të menjëhershme për ngjarjen e 26 marsit kur Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën e veriut.

“Franca ka ndërhyrë menjëherë, ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ndërhyri për Gjuriqin”, ka thënë Le Drian gjatë një konference për shtyp pas takimit me presidentin serb, Vuçiq.

Siç thotë ai për Kosovën dhe Serbinë, “duhet të zgjidhen konfliktet” mes shteteve, transmeton lajmi.net. Përveç kësaj, Le Drian thotë se marrëveshjet e Brukselit janë “të mira, duhet të zbatohen dhe të respektohen nga të dyja palët”.

Kujtojmë, se Njësia Speciale e Kosovës më 26 mars në veri të Mitrovicës arrestoi drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq, pasi nuk kishte përfillur refuzimin e kërkesës që i kishin bërë institucionet e Kosovës.