Ambasada ruse në Maqedoni ka reaguar sot në Twitter rreth dëbimit të ambasadorit rus. Ambasada thekso se kryeministri Zoran Zaev ishte informuar gabimisht për aktivitetet e diplomatit rus të dëbuar.
“Me qëllim apo jo Zoran Zaev është keqinformuar. Dëbimi i diplomatit tonë ishte i befasishëm. Ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë paralajmërim apo ‘dëshmi’ të folur nga kryeministri. Ne vazhdojmë të besojmë se ky akt është i pabazuar dhe i shkakton dëme marrëdhënieve ruso-maqedonase”, thuhet në deklaratë.
Zaev më herët ka deklaraur se kanë pasur prova për aktivitete të ndaluara të diplomatit rus, ndërsa këto dëshmi i ishin paraqitur ambasadës ruse. /SHENJA/