Dy binjake britanike, me profesion avokate dhe që punojnë prej disa vitesh në Dubai janë akuzuar se në gjendje të dehur kanë sulmuar një polic dhe kanë “mallkuar gratë arabe”.
37 vjeçaret Alena dhe Sasha Parker, do të përballen me tre vite burg, nëse do të shpallen fajtore.
Bjondet seksi të lindura në Londër, reklamojnë në rrjetet sociale një mënyrë jetese luksoze, me postime me bikini, alkool gjatë mbrëmjeve, hotele luksoze si dhe makina të shtrenjta. (TemA)