Shumë njerëz mendojnë se nuk është mirë që të konsumoni ujë gjatë dhe menjëherë pas një stërvitjeje.
Por shkencëtarët dhe atletët profesionistë mendojnë krejt të kundërtën – ju nuk duhet ta privoni trupin tuaj nga hidratimi i duhur.
Më poshtë shihni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni sa duhet ujë gjatë dhe pas ushtrimeve fizike, transmeton Klan Kosova.
Kontribuoni në plakjen e lëkurës tuaj
Ju humbni ujë, jo yndyrë
Toksinat qëndrojnë në trup
Bie efektiviteti i ushtrimeve
Filloni të ndieni dhimbje të muskujve
Trupi ënjtet dhe paraqiten qeskat e zeza nën sy
Koncentrimi bie, lodhja rritet
Filloni të hani më shumë
Por si dhe sa ujë duhet konsumuar gjatë ushtrimeve?
Rekomandohet që duhet të pini përafërsisht 150-250 ml ujë çdo 20 minuta. Por, kjo sasi ndryshon varësisht intensitetit të ushtrimeve.
Shkencëtarët mendojnë se duhet të konsumoni ujë të ftohtë në vend se ujë të ngrohtë në mënyrë që të mbani temperaturën e trupit të balancuar.
Ujë apo “smoothie”?
Nëse keni ushtrime jo shumë të gjata, uji është në rregull. Por nëse ushtroni më shumë se dy orë, preferohet ta konsumoni një “smoothie”.
Konsumoni 500 ml ujë disa orë para se të nisni ushtrimet. Nëse gjatë ushtrimeve, konsumoni “smoothie”, preferohet që pas ushtrimeve të konsumoni ujë.