Ballina Argëtim Kuriozitete Kim Jong-Un viziton nesër Korenë e Jugut, nuk do ta besoni çfarë...

Kim Jong-Un viziton nesër Korenë e Jugut, nuk do ta besoni çfarë do të marrë me vete

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ditën e nesërme.

Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.

The Washington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.

Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij. Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore./bw

@tn.lajmelokale
@tetovanews