Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviç, ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, duke theksuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.
Ai ka theksuar për mediat serbe se arsyet e dorëheqjes së tij nga ky pozicion, janë tërësisht të natyrës private dhe se nuk lidhen me aludime të tjera që mund të qarkullojnë.
Darko Taskoviç njihet si ambasadori që ka penguar dy herë radhazi anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore.
Ai ka lobuar fuqimisht te vendet anëtare, që të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ndërsa ka garantuar mediat vendase se stafi i ambasadës serbe në këtë organizëm, është mjaftueshëm i aftë për të mbrojtur interesat e kombit./am/