Dy trena janë përplasur këtë të martë, në qytetin e Duisburgut në Gjermani, duke lënë rreth 30 persona të lënduar, duke përfshirë dy me lëndime serioze.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel.
Disa autobusë u vunë në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut.
Ende nuk dihet se çka e shkaktoi aksidentin./sn/