Drejtori i kompanisë shtetërore ELEM akuzoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë kohës kur ka qenë drejtori i këtij institucioni, në katër sy ka firmosur kontrata për gërmim në TEC Manastit. Në njërën prej kontratave, ai ka firmosur dy marrëveshje me kompanitë “Pelister” dhe “Markovski” në vlerë prej mbi 10 milion eurosh. Pikërisht këto marrëveshje kanë qenë lëndë e revizionit të brendshëm. Reagimi i kompanisë ELEM vijon pasi opozita akuzoi se kompania e Manastirit “Pelister” është e afërt me LSDM-në dhe ka marrë tender për shkak të kushteve të ndryshuara në specifikim.
Krahasuar me giga xhul, “Pelister” për momentin gërmon me 87.8 denarë për giga xhul, ndërsa në kohën e Mickoskit “Pelister” gërmonte me 96 denarë për giga xhul, ndërsa Markovski me 90 denarë për giga xhul. Kjo është përgjigja e reagimeve të tyre për çmimin me të cilin tani bëhet gërmimi në TEC Manastir. Ja çfarë kontratash në një marrëveshje ka lidhur kreu i VMRO-DPMNE-së dhe partia që tani e përmend shoqatën aksionare ELEM – Dragan Minovski – drejtor i SH.A ELEM./am/